Ky është momenti i tmerrshëm kur një femër toreadore ka thyer nofullën dhe ka marrë lëndime të tjera në fytyrë, pasi u sulmua nga një dem.
Hilda Tenorio, 32 vjeç, nga Meksika, u lëndua ndërsa po përballej me demin në një shfaqje në qytetin e Puebla.
Në pamje mund të shihni se si zonja Tenorio gjendet para demit, derisa kafsha e godet atë fuqishëm me brirë.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (TemA)