Meta takohet me Hashim Thaçin: Jam shumë i kënaqur, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është mëse i merituar

8 Maj 2019, 16:31Politika TEMA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim sot homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin.

Ka qenë vetë Presidenti Meta ai që ndan përmes një postimi në “Facebook”, momente nga takimi i tij me liderin kosovar.

Meta shkruan se së bashku me të vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u ndalën gjerë e gjatë te nevoja e rritjes së bashkëpunimit.

Presidenti Meta shkruan ndër të tjera se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është mëse i merituar.

“Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni. 

Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar”, shkruan Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje