Bindja Demokratike fiton betejën e parë politike

9 Maj 2019, 13:05Politika TEMA

Nga Astrit Patozi 

(Pas rrëzimit të padisë absurde për çregjistrimin e partisë sonë nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit)

BINDJA DEMOKRATIKE kapërceu sot edhe stërkëmbëshin e fundit të atyre, që i trembeshin më shumë pranisë së saj, se sa mungesës së tyre në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Tanimë, jemi tërësisht të fokusuar tek gara për të treguar se jemi realisht fryma e re dhe shpresa e vetme për ndryshim në këtë vend.

Keqardhje për ata që u përpoqën më kot të na pengonin në të drejtën tonë për t’u ofruar shqiptarëve një projekt të ri politik, krejtësisht të ndryshëm nga “Rilindja” e korruptuar dhe nga opozita e dëshpëruar, e cila paralajmëron përplasje civile për të mbuluar vetëvrasjen e vet politike.

BINDJA DEMOKRATIKE po vjen si ortek vullnetesh shpërthyese shqiptarësh të lirë, të cilët nuk e kanë humbur besimin se ky vend mund të bëhet prej nesh vetë.

Zoti e bekoftë BINDJEN e qeverive dhe të politikanëve ndaj popullit!

6 komente në “Bindja Demokratike fiton betejën e parë politike”

  1. ¬ says:

    Po kanalizojm shtetasit tanë në politikë me nisma të ndryshme (vënde pune, shkolla, kredi, ndërhyrje), ku jemi të sigurt që s’do ketë surprise nga transparenca aktuale.

  2. Shqiptar says:

    Nuk eshte se nuk te kemi provuar edhe ty…!

  3. Myzeqeja demokrate says:

    Suksese !

  4. Tes says:

    Urime z. Patozi,per kete projekt te ri ,shpresoj qe ne zgjedhje te dilni me sukses dhe mos u deshperoni nga intrigat dhe sulmet qe do ju vijne nga te gjitha krahet por vazhdoni ne rrugtimin qe keni nisur dhe nje dite do jeni te suksesshem.

  5. Flutura says:

    Udhe e mbare ju qofte!

  6. Lona says:

    jeni plani ( B ) i berrishes nuk je fiable megjithate ju uroje sukses pasi do jesh e keqja me vogel e ketij vendi ne krahasim me partine e rrugve pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje