Numri i deputetëve të opozitës së re në Kuvend sa po vjen dhe po ritet dita ditës.
Një tjetër kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve marrjen e mandatit të deputetit.
Në KQZ ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit, Vasil Sterjovski, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim me numrin pesë në Qarkun e Korçës.
Sterjovski në formularin e tij të dekriminalizimit, thekson se ka ndryshuar mbiemrin nga “Sterjo” në “Sterjovski”.
Ai ka patur postin e Drejtorit të Ujësjellësit në Fshatrat të Korçës.
Ndërkohë që ka patur dhe postin e nënkryetarit të Komunës Pustec. (TemA)
Lëkundje të tilla vërehen si në favor të opozitës po dhe në favor të qeveris., ndaj raste të tilla shumëzohen me zero.
ky legeni eshte kaurr evgjit
Bravo!
Keshtu ka lezet.