Nesër ditë zie Kombëtare për nder të dëshmores Zarife Hasanaj

9 Maj 2019, 21:08Sociale TEMA

Ministria e Mbrojtjes njofton se me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte, datë 10 Maj 2019 shpallet ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë.

“Me vendim te Keshillit te Ministrave, dita e premte, date 10 Maj 2019 shpallet dite zie kombetare ne nderim te nentetares Zarife Muharrem Hasanaj, rene ne krye te detyres gjate misionit te saj jashte vendit.

Sipas ketij vendimi, ne te gjitha institucionet shteterore flamujt do te ulen ne gjysmeshtize dhe ne oren 12 do te mbahet nje minute heshtje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

5 komente në “Nesër ditë zie Kombëtare për nder të dëshmores Zarife Hasanaj”

  1. ¬ says:

    Më 10 Maj 1940 filloi lufta e dytë botërore në Holandë. Do uli flamurin që kam në banesë në gjysmë shtizë.

  2. Tutu says:

    Shperdorim i protokollit te shtetit….edhe titulli i pajustifikushem… jepi Çezarit ate qe i takon Çezarit… mesa duket kyvend deficitar per heronj…

  3. kodra pas bregut says:

    Shtet Grotesk !
    Deshmores i qofte dhéu i lehte dhe ngushellime familjarve por me duket tallje nje veprim i tille ose behet ne vigjilje te Protestes se radhes te Opozites qe tua atyre pak vuxhutin .

  4. Ano Nimi says:

    Dhimbje per humbjen e jetes se nje vajze aq te re.
    Ngushullime femiljareve dhe te afermeve te saj.
    Nderime per renjen ne detyre te ushtarakes Zarife Hasanaj, qofte edhe ne misione paqeruajtese jashte atdheut.

    Por, ju lutem shume, mos e cvleftesoni kuptimin dhe figuren “Deshmor i Atdheut”!
    Dhe as mos e cngjyrosni simboliken e Flamureve te Shtetit Shqiptar te ulur ne gjysem shtize.
    Dhe as mos u tallni me shpalljen “Dite Zije Kombetare”

    Perndryshe shumica e shqiptareve do tallen me keto simbolika.
    Perndryshe shqiptareve do tju tjetersohen ndjesite per simbolet e kombit dhe per sakrificen per atdheun.

    Lerini titullin deshmore i atdheut, shpalljen e zise kombetare dhe uljen e flamurit ne gjysem shtize per ato raste kur vertet, akti i vullnetshem dhe vdekja e nje shqiptari, ne detyre ose jo, per atdheun
    dhe ceshtjen kombetare, ngjall respekt, admirim dhe frymezim per te gjithe bashkekombasit e tij.

  5. Ano Nimi says:

    Moderator, ku eshte replika ime ketu?
    Edhe pse “si kofini pas te vjelave”, sepse askush nuk do te mundej ta lexonte tani qe shkrimi nuk eshte me ne dritaren e dukeshme te gazetes tuaj online, do te doja qe ta cfaqnin repliken time mbi keto cudira te krijimit artificial te deshmoreve te atdheut dhe te diteve te “zise kombetare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje