Qeveria ka marrë dy masa të rëndësishme, në prag të zgjedhjeve vendore.
E para, ka të bëjë me tenderat.
Kryeministri Rama ka vendosur t’i pezullojë për dy muaj ato, nga frika e abuzimeve gjatë zgjedhjeve.
Së dyti, është vendosur ngritja e një Task Force, e cila do të monitorojë punonjësit e administratës në rast se marrin pjesë në fushatën zgjedhore.
Vendimi për tenderat
V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË FILLIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT NGA NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE DHE AUTORITETET KONTRAKTORE NË VARËSI TË TYRE, PËR VITIN 2019
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2019.
Përjashtohen nga ky rregull:
– prokurimet me vlerë të vogël;
– procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore.
Ngarkohen të gjitha institucionet e vetëqeverisjes vendore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Ngritja e Task Forcës
Qeveria ka ngritur një Taskë-Forcë për ndalimin e përdorimit të punonjësve të administratës publike dhe materialeve shtetërore për fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe parashikon ndalimin e punonjësve që të marrin pjesë në aktivitetet politike brenda orarit zyrtarë të punës apo të bëjnë fushatë për kandidatët.
Vendimi i gjatë i qeverisë parashikon ndër të tjera se një punonjës i administratës publike mund të marrë pjesë në aktivitetet politike si edhe të jetë komisioner për zgjedhjet vendore.
Konkretisht në vendim theksohet se: “Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor.
Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet:
a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat; b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve”
Si do kontrollohen punonjësit e administratës deri në 30 qershor
Task-forca e ngritur nga qeveria do të ketë në përbërje disa institucione.
Vendimi i qeverisë parashikon edhe mënyrën e operimit të task-forcës për parandalimin e abuzimit me burimet njerëzore të administratës publike dhe aseteve shtetërore.
“Task-Forca, në bashkëpunim me titullarët e ministrive dhe grupet e monitorimit, të përmbushë detyrat, si më poshtë vijon:
1.a) Monitorimin e sjelljes dhe të veprimtarisë së administratës shtetërore, sipas këtij vendimi;
2.b) Monitorimin e administratës shtetërore në drejtim të përdorimit të autoritetit shtetëror vetëm në përputhje me ligjin duke mos lejuar përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të shtetit gjatë procesit zgjedhor si dhe duke mos lejuar kryerjen e veprimeve dhe/ose dhënien e premtimeve, favoreve apo moscenimin e të drejtave të shtetasve, si mekanizëm për favorizimin apo dhënien e votës një subjekti të caktuar politik apo kandidati;
3.c) Monitorimin e procesit zgjedhor me qëllim konstatimin dhe raportimin e përdorimit gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor të mjeteve financiare nga burime të paligjshme apo të krijuara nga veprimtari të paligjshme;
ç) Monitorimin e procesit zgjedhor, përfshirë ditën e votimit, në funksion të mospërfshirjes në të të zyrtarëve apo personave të tjerë që ndodhen në institucione shtetërore, përfshirë personat e burgosur, dhe marrjen e masave për ndëshkimin e atyre zyrtarëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin. Pjesë e kësaj detyre është edhe monitorimi i lëvizjes së nëpunësve të lartë dhe të mesëm shtetërorë në qendër dhe qarqe apo bashki gjatë procesit zgjedhor;
d) Monitorimin e përditësimit dhe ndjekjen e problematikave me listat e zgjedhësve;
dh) Monitorimin e zbatimit të masave për pezullimin e iniciativave për kontrata të përkohshme në nivel qendror e vendor;
e) Monitorimin e përditësimit të akteve të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil;
ë) Njoftimin apo kryerjen e kallëzimit penal në Prokurorinë e Përgjithshme për raste të marrjes/vënies në dijeni për kryerjen e veprave penale në fushën zgjedhore;
f) Njoftimin e Avokatit të Popullit kur merr apo vihet në dijeni për kryerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë procesit zgjedhor;
g) Njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur merr dijeni apo vihet në dijeni për problematika të procesit zgjedhor;
gj)Bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me Policinë e Shtetit në funksion të marrjes së masave të menjëhershme në përputhje me ligjin kur konstatohen raste të sjelljeve apo veprimtarive të kundërligjshme gjatë procesit zgjedhor;
h) Çdo detyrë tjetër në funksion të monitorimit të zbatimit të këtij vendimi”,- thuhet në vendimin e qeverisë.
(TemA)
Bej fleterrufe si te ka mesuar Partia.
–
Hiqja Bashkive dhe tenderat ti marre persiper Edvin Ram taborri i itij.
–
Pra, ky korrupsion, ne nivelet vendore , me ne fund do zgjidhet me urdher nga xhaxhi Edi.
Shkarkime ne administrate nese marrin pjese ne fushate?!Hipokrit dhe mashtrues me te paftyre,nuk ka pare Bota.Ky”njeri” do varur
me koke poshte dhe e ka pak.“I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në momentin që lënë uniformën pas punës të
përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, është shprehur Rama gjatë fushatës elektorale
të zgjedhjeve të 2017-tës.Gjykata e Beratit ka rrëzuar kërkesën e LSI për vazhdimin e hetimeve për deklaratat e kryeministrit Edi
Rama në fushatën elektorale të të zgjedhjeve të 2017-tës.Avokati përfaqësues i LSI-së, Ylli Manjani tha, se “drejtësia është kokëulur
para kryeministrit”.“Ky kryeministër përbën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, është shprehur Manjani pas
përfundimit të seancës.
o zigur si nuk u lodhe duke shkruar gjera pa vlere.je nje militant fatkeq
Cfare te duket pa vlere more shoku Xhemal? Vetem gjera te verteta ka thene; gjera qe ne i kemi pare me sy dhe degjuar me veshe, pa cka se ty nuk te intereson. Hipokrit? Eshte shume pak…
Kur merr per etalon Manjanin…. vaj hallit.
O rame e padke dhje me bashkine diber. Hiq dore se kjo fo te dhjese tere shqiperine
Çudi, po të shikosh foton, hija e Ramës paska flokë. Si është e mundur kjo, kur Rama e mban kokën të qethur zero?
DEEP STATE,E ZIGUR QORRI,,,,QE JENI NJE,I NJEJTI PERSON,,,,,MER SHEMBULL,O TRAP,HAP SYT O QORR,,,,,RRI I HER SHTREMBER DHO FOL DREJT,,,,JO GJITHMON RRI DREJT DHE FLET SHTREMBER,,,NUK KA KTHIM MBRAPA O RROT,,,TI MUND TE NDEROSH NICKNAMET ,SA HERE TE DUASH,,,,,,SHQIPERIA DHE SHQIPTARET E KAN ZGJEDHUR RRUGEN,,,,TIPA SI TY,QE ENDEN RRUGEVE DHE SHESHEVE ,SI QEN TE TERBUAR ME JARGET NEPER GOJE,,,,,ASHTU DO SHKONI GJITH JETEN,,,,,ME KUJTIMET E SHTETIT RRUMPALLL,,,,,,,DHE MOS THUAJ QE JETON NE EVROPE,,,,SE NE EVROPE,TI PRESIN KOQET,DHE TE BEJN TI HASHE,,,,,,KUR PREKEN INSTURUCIONET SHTETERORE,,,,,,
Edhe më parë e kam vënë në dukje, fshatari i djallëzuar nga Librazhdi që ka arritur të bëhet deri në Sekretar i Pergjithshëm i PS, thjesht se është një papagall pëndrrjepur, i cili përsërit ato që thotë shefi dhe ka kuptuar se sa thellë depërton lajka ndaj eprorit, duhet të ketë vendosur pa tjetër një njeri të tijin në redaksinë e Temas, sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe; këtu mund të shash mbarë e mbrapsh këdo, por sidomos Ramën edhe Bazen e askush nuk ta frenon shfaqjen e komentit. Por po thumbove sadopak këtë kokëmishin e librazhdit Taulant Balla, hiç mos shpreso se do ta shohësh të shfaqur komentin. Djall i lindur, fshatar i aftë për çdo poshtërsi dhe ligësi njerëzore.Turp dhe faqja e zezë për PS e cila pranon të drejtohet nga një hipokrit i kësaj shkalle, sa ç’është kjo vemje tmerrësisht bujqësore.