Fuqia për të shkruar një libër si president i Shqipërisë

10 Maj 2019, 17:47Politika TEMA
Fuqia për të shkruar një libër si president i

Nga Mero Baze

Presidenti Bamir Topi ka botuar librin e tij autobiografik më të vlefshëm që kam lexuar mes politikanëve shqiptarë. Në kontrast me karrierën e tij të heshtur politike, libri është një dëshmi e detajuar dhe e vërtetë e asaj çfarë ka ndodhur në kulisat e politikës shqiptare, në rrugëtimin e tij si politikan, prej viteve ’90, deri në postin e presidentit.

Ka së paku dy moment, që zoti Topi ja ka pasur detyrim qytetarëve shqiptarë të dëshmojë, dhe ai e ka bërë me vërtetësi.

E para, është mënyra se si u zgjodh president dhe me votat e deputetëve socialistë që ju bashkuan atij. Të gjithë ne që jemi të përfshirë në ngjarjet politike të vendit, pak a shumë e dinim të vërtetën, por ajo ka pasur gjithnjë nevojë të dëshmohet nga personazhet.

Bamir Topi e dëshmon me vërtetësi. Votat e tij për president u siguruan fillimisht nga një lëvizje e brendshme në PD, që ju imponua Berishës, duke afirmuar një shumicë deputetësh pro tij.

Pas kësaj, Berisha ishte i detyruar të shpëtonte nga armiku i tij, duke i dhënë atë që meritonte, ose do rrëzohej nga qeveria.

Pasi arriti të sigurojë këtë, Bamir Topi dëshmon takimin sekret me Fatos Nanon, dhe votat që ish- kryeministri socialist i ofroi si mbështetje nga radhët e socialistëve.

Momenti i dytë është 21 janari. Bamir Topi rrëfen me vërtetësi gjithë atë që ndodhi në zyrën e tij, para dhe pas aktit makabër të vrasjes së katër protestuesve nga Sali Berisha, dhe konfirmon të plotësuar me detaje, një bisedë timen me Sokol Oldashin që e kam botuar dy vite më parë, për qëndrimin e Lulzim Bashës dhe vizitën e tij në zyrën e presidentit dy ditë më vonë, kur këshillën miqësore të Topit, “ti bën mire të shikosh letrat e tua”, ai ja transformoi Berishës si kërcënim, dhe pastaj nisi shpallja e “skenarit B”, për puç institucional shteti.

Libri ka dhe plot episode të tjera nga jeta e tij si president, të mbushura me detaje bindëse në atë që dëshmon, duke qenë një libër që thyen tabunë e librave me kujtime me gjuhë të drunjtë që botohen në Shqipëri, sa për të kaluar radhën.

Në fund, dua të theksoj një vlerë tjetër që ka, jo vetëm libri, por akti i të shkruarit të një libri, nga një politikan i lartë shqiptar. Të shkruash një libër për vetveten nuk është e lehtë, pasi duhet t’i bësh gjyqin vetes kur të shkruash. Nuk është si ato tregimet gojore që shpesh bën fjala Sali Berisha, kur për të njëjtën ngjarje dhe kohë, tregon dhjetë here, dhjetë gjëra të ndyrshme.

Kur ulesh të shkruash libër, je i dënuar të shkruash vetëm një qëndrim dhe atë që ka ndodhur.

Akti i të shkruarit libër, tregon se je i qetë me veten, dhe historinë. Sali Berisha për shembull nuk mund të shkruajë dot kurrë një libër për jetën e tij politike. E ka të pamundur tashmë pas tridhjetë vjetësh, pasi ka dhënë aq shumë versione dhe dëshmi të gënjeshtërta për të njëjtët personazhe dhe ngjarje, sa nuk e shkruan dot librin për vetveten. Dhe ky është një nga ndëshkimet që marrin politikanët e tipit të tij. As të bëjnë gjyqin e vetes nuk kanë më fuqi.

Qoftë dhe për këtë fakt, Bamir Topi mund të quhet me fat, që mund ta shkruajë librin e tij.

 

13 komente në “Fuqia për të shkruar një libër si president i Shqipërisë”

  1. Romancieri says:

    Kur do shkruaje nishanlliu librin e tij ?

  2. zani partizani says:

    Haha, ky eshte ai robi me syze jo te lira qe i shkojne formatit te tij. Na myten budallejt qe ne Shqiperi mund te behen edhe presidenta.

  3. Ilir says:

    FOL PER EMERIMET NE DREJTESI
    KUSH I MBUSHI GJYKATAT DHE PROKURORITE ME KRIMINEL??

  4. Janig says:

    Na hape barkun?

  5. Kur do dalin veprat dhe kryeveprat e salehut si dikur volumet e enverit.
    Nuk ka ngel budalla pa bere libra ne kete vend,por fatkeqesia eshte se po shtohen analfabetet dhe pas 50 vjetes do na duhet te hapim kurset e analfabetizmit si pas luftes ne rast se gjuha shqipe nuk eshte kthyer ne turqishten e origjines turkoshakeve

  6. Pellumb Kulla says:

    Pergezimet e mia te sinqerta, zoti President! Pergezime dhe ty, Mero, per preantimin e fisme te librit qe jam thellesisht i bindur qe do marre dhe pelqimin tim.

  7. Tersi i Pojanit says:

    sa te me jepet mundesia do lexoj ditarin e te respektuarit BAMIR TOPI. Eshte nga familje Tiranas te vjeter me taban. Kam kryer ushtrin ne nje repart me villain e tij MUHARREMIN. Njeri I mbrekullushem pa asnje ves. Nje dite prokurori I Ushtris me kerkoi te firmos nje deklarat se Muarrem Topi lexon dhe shperndan libra te ndaluar. Refuzova ta firmos dhe ta pranoj se iisha ne dijeni , ndonse ne ate moment ne pelerine te kundragazit kasha fshehur Nje liber te ndaluar te cilin ma kish dhene Muharremi per ta lexuar. Me von pyeta nje Tiranas shok te muharremit perse eshte ne shenjester Muharremi kur Ai eshte ushtari me I sjellshem I repartit. Ai me tha se Babai I Muharremit ka qen tregetar. Mbas kesaj me trasferuan nga Tirana ne kodra te Elbasanit. Ndihem shum mir qe nuk e shita edhe se pata premtime.

  8. Astriti says:

    Edhe po te isha i pasur dhe ta kisha kohen me bollek, nuk do merrja mundimin as ta blija dhe as ta lexoja librin e Topit, edhe po te ma falnin.
    C’me duhet “sinqeriteti” i tij, kur, si president ishte ” As mish, as meshk”!

  9. Ermal says:

    PO BAMIRI KA SHKRUJT QE U DHAN 500 MIJE € PER CDO DEPUTET QE TE VOTONTE PER TOPIN NGA BIZNESMENET E DJATHTE QE KUR U BE PRESIDENT I SULMOI BAMIRI APO QE PER CDO EMERIN NE GJYGJSOR MERTE NGA 300 MIJE € APO QE MORI ME SHUME TOKA SIC I TAKON FAMILJES VET DUKE SHFRYTEZU POSTIN KY ESHTE SHEMBULLI I NJE ORDINERI MOSMIRENJOHES DHE U BE PRESIDENT

  10. AQIFI says:

    more mire do besh , po eshte puna se kush do te mare mundimin ta lexoje ate te urruar liber qe do te shkruash ..!

  11. Aleks says:

    Po ne liber a ka shkruar se kur u rekrutua nga sherbimi i fshehte shqiptare. Ose nga ndonje sherbim i ndonje shteti tè huaj. Dy president ka pasur deri mè sot Shqiperia; Nje memec e i trashe qè fliste me heshtjen dhe ky ishte Bamiri. Qè per mua dikush ja ka shkruar librin. Sepse nuk ka oratori e as ide. Dhe Presidenti tjeter qè ishte budalla e sakat qè eshte Jari. Asgje nuk u dallua Bamiri kur ishte President perveç se shfrytezoi fuksionin per te bere vizita private e shteterore. Ky i ndershmi Bamir ku i gjeti parate qè ndertoi vile nje milionshe Me rroge deputeti? Te vjen per tè pjerdhur nga tè qeshurit.

  12. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    E kam meritu para teje me u ba president, por nuk me mbeshteti Jozefina.

  13. Doni me per Belulin.. says:

    Na merose o Mero! Asnje i emeruar VIP ne Shqiperi nuk eshte per aresye te meritave dhe karieres personale.
    Te gjithe jane produkt i pazareve te kupoles mafioze te politikes shqiptare. Dikur edhe Nano ishte pjese e kupoles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje