Nga Flamur Kuçi
Së fundmi po artikulohet nga kasta sunduese e Partisë Demokratike rreziku i asgjësimit të saj nëse nuk arrihet rënia e Ramës.
Mjafton një lexim i thjeshtë i kuadrit ligjor për të kuptuar që një parti ekziston esencialisht për 3 funksione; [i] Ndërtimi dhe mbrojtja e një kauze politike apo ideologjike, [ii] Përfaqësimi politik i një pjese të popullatës më një bindje të caktuar politike, dhe [iii] Ndikimi përmes procesve politike i proceseve reformatore e vendimarrëse.
Nëse do imagjinonim për një moment që dikush ka marrë përsipër misionin e asgjesimit të PD, ia vlen të reflektohej mbi hapat, veprimet dhe ngjarjet që duhet të sillnin diçka të tillë. Një parti rrezikon të asgjesohet nëse nuk ka kauzë politike, nëse rrezikon të mos përfaqësojë dhe, nëse nuk merr pjesë në proceset politike të vendit.
Pranohet gjërësisht që PD pas vitit 2011 ka njohur një kthesë dekadente në modelin e vet të të bërit politikë, çka rezultoi në një humbje historike në vitin 2013 dhe u pasua nga rënje të tjera të njëpasnjëshme dhe që thyen edhe rekorde historike.
Së pari,duhet kuptuar se çfarë ka ndodhur në këtë periudhë që po guxoj ta quaj ‘dekadente’ e deri sot me kauzën politike të PD. Në pothuaj 3 dekada ekzistencë PD është përkufizuar si parti e djathtë. Edhe pse ndoshta nuk ka reflektuar gjithmonë me rigorozitet këtë doktrinë, ajo ka mbajtur flamurin e një lëvizjeje proteste ndaj regjimit totalitar dhe trashëgimisë së atij regjimi. Përtej doktrinës, në njëfarë mënyre, ky ka qenë edhe identiteti i PD. Periudha e pas 2011 është shoqëruar me retorikën boshe të ‘rrëzimit të bijëve njësoj si të etërve’.
Por realiteti ka treguar që është e pamundur të promovosh kauzën antikomuniste përmes promovimit në majat e PD të personazheve me lidhje të hapura apo okulte qoftë me ish-sistemin apo edhe me trashëgimtaren e saj Partinë Socialiste, promovimit që në 2013 në kandidim të sigurtë të ish-deputetë aktivë të PS dhe njëkohësisht mënjanimit të figurave me trashëgimi të djathtë. Edhe më asgjesuese për kauzën e antikomunizimit është bashkëpunimi thellësisht antipolitik me parti pa kauzë politike si LSI apo pseudo parti parazite që qëllimin e vetëm kanë sigurimin e një karrikeje për kryetarin e tyre. Kështu hapi i parë i asgjesimit të PD rezultoi të jetë asgjesimi i kauzës politike të saj.
Së dyti, para se të analizohet dinamika e përfaqësimit në PD pas 2011 duhet bërë një dallim i qartë mes natyrës së partive të vogla dhe atyre të mëdha në Shqipëri. Partitë e mëdha i afrojnë pjesën më të madhe të njerëzve e tyre rreth bindjes politike. E kundërta ndodh me partitë e vogla. Ato synojnë të afrojnë rreth vetes një grusht të vogël njerëzish (se aq u duhet për mbijetesë) vetëm përmes interesit.
Çfarë ka ndodhur me përfaqësimin politik në Partinë Demokratike? Ajo ka zëvëndësuar përfaqësimin politik me përfaqësimin e interesave familjare. Me qëllim transferimin e ‘pushtetit’ nga përfaqësuesit politikë drejt klubit të interesave të familjes, kastës i duhej ta transformonte PD-në nga një parti politike në një parti interesash personale. Jo rastësisht PD po impostohet çdo ditë e më shumë si parti e vogël dhe nuk shqetësohet nga humbjë prej 100.000 vota në çdo përballje zgjedhore. Madje humbësi në PD vlerësohet.
Mesazhi është i qartë; ‘mjaft që të jesh pjesë e klubit të interesave të familjes, por nuk ka rëndësi që PD zvogëlohet’. Madje në këtë proces degradimi është promovuar një tipologji e ‘politikanit’ pa asnjë bagazh inteleketual që bën si i fortë, si rrugaç dhe si ‘bodyguard’ i interesave të familjes. Mesazhi sërish është ‘nesë kërkon promovim dhe vlerësim brenda partisë duhet t’i ngjash këtij modeli’. Ky proces transformimi në klub interesash të ngushta me qëllim transferimin e pushtetit tek familja praktikisht ka asgjësuar përfaqësimin politik të PD.
Së treti, çfarë ka ndodhur me pjesmarrjen e PD në procese politike. Ka disa vite që PD i është larguar në mënyrë sistematike proceseve politike. Ajo abandonoi në mënyrë plateale Reformën Territoriale, Reformën në Drejtësi dhe, së fundmi, Reformën Zgjedhore çka për një parti është fatale. Prej vitesh PD ka ndërtuar një marrëdhënje apolitike me Parlamentin duke abandonuar diskursin politik në vëndin më vizibël të të bërit politikë. Së fundmi, në aktin më fatal, kasta sunduese mori vendimin që PD të abandonojë procesin zgjedhor dhe me gjasa do vazhdojë ta bëjë edhe në zgjedhjet e ardhshme, praktikisht duke e nxjerrë PD-në nga sistemi politik. Nuk ka zinxhir veprimesh me efikas në asgjesimin e veprimtarisë politike të një partie.
Pra prej 8 vitesh kasta sunduese e PD ka asgjesuar kauzën politike, ka asgjësuar përfaqësimin politik dhe së fundmi ka asgjesuar vemprimtarinë politike të PD. Janë këto veprime që po çojnë në mënyrë të përshpejtuar në asgjesimin e ekzistencës politike të saj. Partia Demokratike nuk do mund të asgjesohet nga kundërshtari politik. Asaj-së nuk i vjen rreziku i asgjesimit as nga kritika, sado e ashpër, e mbështetësve të saj. Rreziku i asgjesimit, megjithëse po artikulohet së fundmi me qëllimin tinzar për t’u veshur me një kauze, në fakt është përgatitur dhe realizuar po aq tinëzisht prej vitesh tashmë, duke i hequr palcën e veprimtarisë politike në funksion të axhendës private të pasurimit përmes vjedhjes.
Ndaj sot, nuk mund t’u shesësh mbështetësve ‘rrezikun e asgjesimit’ si kosto e luftës për të rrëzuar Ramën, por duhet të njohësh përgjegjësinë e asgjesimit të Partisë Demokratike në funksion të axhendës personale.
(TemA)
Mese e sakte… Me banda ne rruge e tubime, me kercenime e dhune rrugacrrore ne Parlament e Media, me numer qesharak pjesemarresish ne takime gjoja me “Popullin”, drejt shperberjes shkon nje force politike me orientim Mafioz tek kreret si dhe tek shumica e Keshilli Kombetar, sic eshte kthyer PD_ja.
Shume bukur!
Pergjegjesia e asgjesimit te PD është dyshja B- B në fotografi.
Saktë! Ky do të jetë fundi i PD dhe përgjegjësia e pjesës së shëndoshë brenda saj në vite të cilët nuk patën njëherë guximin ta shikonin drejt në sy të keqen. Jo më shumë Berishën si varrmihësi i saj, sesa frymën e tij, ‘berishizmin’ si mjet asgjësimi me efekt të ngadalshëm fermentimi. I filluar ky qysh nga viti 1994, kur dështoi referendumi i tij, për kushtetutën që do ta shpallte ‘mbret’, por njëherazi dhe për të arritur atë që është thelbi i berishizmit si fenomen, pushteti absolut. Berisha është i obsesionuar pas tij, qysh prej fillimit. Për ta arritur atë, por më shumë për ta mbajtur, kur e ka arritur, e ka çuar në rrugën kriminale, si vjedhje votash, korrupsion galopant, deri dhe vrasje e hedhje në erë fshatrash si Gërdeci dhe jo oak herë cënimin e interesave kombëtare Të gjitha këto të kryera para hundës të shumicës së establishmentit kryesor rreth tij, në qendër dhe në bazë, në kryesi, këshill kombëtar dhe në grup seksioni. Pra PD, degradimi i saj, nuk ka vetëm një përgjegjës dhe kështu, meqë bashkëfajësia nuk ndëshkohet dot, më mirë një fund me dhimbje se lëngim i pafundmë. Zgjidhjen do ta mësojë dhe mundësojë vetë koha, që mesa duket ka ardhur.
Bureto,
Ti the sakte per shkrimin, une them sakte per komentin tend.
Dhe ketu nuk ka rendesi fare ne fakt see kush apo çfare eshte Edi Rama. Njeriu mund te mos jete dakord me politikat e qeverise, por kjo nuk do te thote te mos shohe ne sy te verteten per PD-ne dhe Berishen.
Faleminderit per komentin.
një analizë që duhet tju shërbeje atyre fare te paktve që kanë aftësi të mendojnë te pd-ja.
disa gjëra i ka gabim. pd-ja mund të vetquhet e djathtë, po nuk ka asnjë lidhje me të djathtën. e djathta ka si kalë beteje, kombin, rendin, tregun.
me asnjë nga këto tri kategori ,nuk ka lidhje pd-ja.
me kombin nuk ka nevojë për koment. modeli i tyre është esat pasha. nënshtrim te serbët e grekët dhe përçarje krahinore brenda.
me rendin dhe tregun kanë modelin osman. kush mund të vjedhë,të vrasë,të grabisë dhe të paguaj një haraç të vogël te autoritetet, është i lirë ta bëjë. e drejta dhe merita janë koncepte të panjohura përb budallenjtë e perendimit .
pra ,përfundimisht,pd-ja, është një grup kaçakësh që njohin vetëm vjedhjen dhe dhunën. asnjë lidhje me qytetërimin . si e tillë ,asgjesimi i saj,vetëm të mira mund tju sjellë shqiptarëve. do hapet rruga për një djathtë që mbron intertesat kombëtare shqiptare
Gabriel Partosh ne vitin 1999 ne BBC pat bere nje analize per pd e thoshte : dy katetegori njerizish i shkojne mrapa pd se 1: kriminelet qe kurre nuk duan shtet,2: njerezit me aftesi te kufizuar mendore .Pra edhe pas 20 vitesh e njejta gje, te tjerat mendojeni vete kush ka qene e eshte pd.