Besnik Mustafaj "ul" me këmbë në tokë Bashën e Kryemadhin: Pse qeveria e Ramës nuk rrëzohet të shtunën

9 Maj 2019, 18:48Politika TEMA

Ish-ministri i Jashtëm në kohën e Sali Berishës, Besnik Mustafaj, ka deklaruar në rubrikën “Opinion” në studion e News 24 se qeveria nuk do të rrëzohet ditën e shtunë, në protestën e paralajmëruar nga opozita e bashkuar.

Mustafaj ka kritikuar Lulim Bashën, teksa ka deklaruar se protesta nuk mund të jetë gjithë elementi mbështetës i opozitës.

“Jo, nuk do të rrëzohet qeveria, nuk shoh paralajmërime. Rrëzimi vjen me disa paralajmërime. 

Opozita me këto protesta ka hyrë në ciklin që bën gropën pak nga pak, pra ka hyrë në maratonën e saj, që është ende larg, dhe po provon se mbështetësit e saj janë të gatshëm ta ndjekin këtë mënyrë të bëri politikë. 

Mbetem i shqetësuar se protesta nuk mund të jetë gjithë elementi mbështetës i opozitës.

Por as Parlamenti nuk po bën politikë. Parlamenti është në gjendje asfiksie”, ka deklaruar ish-ministri.

Më tej, Mustafaj ka komentuar gjestin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Samitin e Brdo-Brijunit zhvilluar sot në Tiranë, ku pasi takoi organizatorët e samitit, presidentin shqiptar, atë slloven dhe atë kroat, u largua pa bërë fotografi me ta, siç bënë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Për Mustafajn një gjest i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, edhe kur vendet nuk kanë pasur marrëdhënie me njëri-tjetrin.

“Vuçiç i dha dorën Metës edhe Presidentes kroate dhe pastaj nuk bëri fotografi me ta. Ai e bëri këtë si karshillëk ndaj presidentes kroate. 

Gjesti do përgojohet shumë, do përflitet. Nuk ishte një gjë dinjitoze e presidentit, unë nuk e kam parë kurrë. 

Kanë qenë shtete pa marrëdhënie diplomatike me njëri-tjetrin, që nuk flisnin, por fotografinë e kanë bërë”, është shprehur Mustafaj.

Gjithashtu, politikani shqiptar ka kritikuar dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ka theksuar se ai nuk është koherent dhe ndryshon qëndrim sipas situatës.

“Thaçi ka treguar se nuk ka koherencë. Kthesat e tij janë të zakonshme, ai ndryshon qëndrimin sipas situatës. 

Replikat mes dy presidentëve vijne se Thaçi e ka parë se kuotat e tij në Kosovë kanë rënë dhe bashkë me të kanë rëndë dhe pritshmëritë e PD së Kosovës, që është repart i Thaçit dhe që s’ka asnjë shans të marrë mandat të dytë. 

Këto lloj replikash vijnë për të rikuperuar. Thaçi po përpiqet të rikuperojë elektoratin e humbur në Kosovë”, ka thënë ish-ministri.

8 komente në “Besnik Mustafaj “ul” me këmbë në tokë Bashën e Kryemadhin: Pse qeveria e Ramës nuk rrëzohet të shtunën”

  1. Ben says:

    Ore Besnk! Foli një cike atyre te.dyve te ndryshojne lurse se po shkojnë shumë në lindje. Me këtë ritëm po i afrohen Mongolise.dhe shumë shpejt do arrijnë në Korenë e Veriut! I know your are Pro- Westen!

  2. ¬ says:

    Rrëzimi vjen kur zgjedhjet manipulohen, funksionerët e lartë të mos jen paguar, politika e jashtme të jetë katastrofike, siguria të mos ekzistoj dhe shenja përmirsuese të mos ekzistojn., gjë që s’shihet për momentin në familjet tona.

    1. iLir says:

      ik ore fli gjum

  3. Leko Kondi says:

    ME ATE OPOZIT QE ESHTE TANI UNE VE JETEN TIME BAST SE QEVERRIA E EDI RAMES NUK REZOHET AS MBAS 30 VJETESH SE CDO VEPRIM I TYRE I DERITANISHEM VETEM I KA LARGUR NGA MUNDESIA PER TU RIKTHYER NE PUSHTET. SALIU QE DUHEJ TEFLISTE ME ARRESYETIM PLAKU FLET SI KALAMA I PERKEDHELUR OSE SKIZOFRENIK DUKE ARRITUR TE KERCENOJ PUBLIKISHT ME DJEGJE TE SHQIPERIS NE RAST SE NUK RREZOHET QEVERRIA E RAMES. EDHE VETEM KEJO DEKLARAT ATE E SHPINTE NE BURG CDO SHTET TJETER NE BOT BILES DO MIRRTE DENIM KAPITAL SE KA DHEN PROVA NE TE KALUAREN PER DEME MASIVE SHKATERRIMTARE DHE MIJERA VIKTIMA.

  4. Shqiptar says:

    Loku tropojan e spiuni i N.Hoxhes ne KQPPSH e nxorre koken e percarjes anti-shqiptare Berishiste , sefte flet per vuqiqin tuaj te zemres dhe ne fund hedh helmin si neperka per H .Thacin qe te gjitha perpjektet e tij jane vota per PDK -ne , ti mor legen ishe i pari qe shite sipas takatit enderren e Kosoves me pamvaresine e mbikqyrur nga usttallaret e tu qe ti i di mire si aleate shekullore te Rusise e Serbise .

  5. Koba says:

    As Sot e As Mot.Me veprimet qe ben Opozita e “Jashte Parlamentit” ngjall Neveri.Po kujt i prish pune Bllokimi i Rrugeve??.-vetem Popullit .Jeni Derdimene dhe Legena ashiqare.,duket se jeni ne sherbim te Agjenturave te Huaja ,armike te Shqiperise.Ejani te na rruani Trapin Neser.perseri do te sfumoheni me Bisht nder Shale.Beji te fala Nikolle Lehsit!!!

  6. Martini says:

    Ky Cecen zoraxhi,paska ndër mënd ti lypë ndonjë gjë si Bodja prijësit Rama.Ky zvaranik me kokë lopë,kështu ka vepruar në jetë.Me Nexhmije dhe Salën.Epo nuk ju ndanë Shqipërisë këta KARAGJOZË.

  7. Titi i Nuries, i forti i kopshtit says:

    Haaaa … perse nuk rrezohet te shtunen …. haaaa …
    Ca do bosh neser ? Ja do pi i kafe. Po pasneser ? Do rrexoj qeverine, dhe mbas asaj do hajme nje paçe.

    Ça botoni mer gomer.

    Sillini me kemb ne toke se jo çdo gje qe fluturon, haet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje