Dorëzojnë mandatin 5 deputetë të PS, emrat e rinj që do futen në Kuvend. “Rotacioni” për shkak të kandidimit më 30 qershor

9 Maj 2019, 14:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se do të jetë kjo e shtunë dita kur do të shpallet lista me 61 kandidatë për kryebashkikë në zgjedhjet e 30 qershorit nga ana e PS.

Por deri më tani është arritur të kuptohet se 5 deputetë të mazhorancës do të lënë Kuvendin për të zbritur në fushë-betejë për pushtetin lokal.

Pesë deputetët që do të braktisin Kuvendin për një tjetër sfidë janë Pjerin Ndreu, Flamur Golemi, Ilir Xhakolli, Rakip Suli dhe Nuri Belbaj.

Për të dalë në fushatë zgjedhore, Ndreu me shokë duhet të dorëzojnë mandatet e deputetëve dhe më pas të kandidojnë ligjërisht në garën për bashkitë përkatëse.

Dhe, ashtu siç ligji e përcakton vakancat e krijuara nga largimi i tyre do të duhet të mbushen në Kuvend me emra të rinj nga listat shumëemërore të PS në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Referuar konstatimit të mësipërm, do të duhet të listojmë edhe emrat që mund të mbushin vendet e lëna bosh nga deputetët që do të garojnë në zgjedhjet lokale.

Kështu, sipas listës për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu pasohet në radhë nga Adriana Jaku, e cila renditet pas Gjetan Gjetanit, tashmë të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS-së, raporton ‘shqip’.

Jaku mban postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017-s.

Sa i përket deputetit Flamur Golemi në qarkun e Gjirokastrës pritet të zëvendësohet nga Artemis Dralo, e cila aktualisht ban postin e zv.ministres për Europën dhe punët e Jashtme dhe është gjithashtu pedagoge në universitetin e Gjirokastrës.

Ndërkohë në Pogradec, deputeti Ilir Xhakolli do të zëvendësohet nga Ardit Konomi, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të shërbimit spitalor në Korçë.

Një lajm i mirë edhe për kryetarin e FRESSH, Eljo Hysko pasi mandati i lënë nga Rakip Suli në Tiranë, sipas ligjit i takon atij.

Në qarkun e Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të kandidojë për bashkinë Përrenjas, do të zëvendësohet nga Florenc Spaho, i cili është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe nënsekretar organizativ për Elbasanin.

5 komente në “Dorëzojnë mandatin 5 deputetë të PS, emrat e rinj që do futen në Kuvend. “Rotacioni” për shkak të kandidimit më 30 qershor”

  1. ¬ says:

    E kanë rradhën peshqit e mëdhenj të PD-së për tu burgosur.

  2. Kuq e zi says:

    Per cfarere lane mandatin per fushate??????
    Uuuaaaa si tahiri tani me kujtohet edhe ai per fushate e la edhe gjiknuri e kshu me radhe
    Do ja shohim tymin ktyre emrave
    Nji kolonel le detyren per tu bere gjeneral kurse keta po behen ushtar dhe kjo nuk ndodh me deshire pra ketyre koloneleve po u hiqen gradat dhe po behen ushtar

    1. Fafriu says:

      Ca thua o gomar. Tahiri u hoq nga minister jo nga deputet. Keta po lene mandatin se do kandidojne per kryetar bashkie.

    2. pirua says:

      O shpirt zi, lexo ligjin dhe fol se te ka mesuar i paudhi dhe te duket se je ne breket e tij akoma, Te ka qelbur fare! Nuk lejohet me ligj te jeshe deputet kur kandidon per kryetar bashkie dhe ana tjeter eshte se kryetar bashkie eshte shume here me mire, por dhe me me shume pergjegjesi se deputet.

  3. selfo says:

    Prape nje “Flamur” ne Gjirokaster.
    Nga i njejti fshat me Flamur Bimen-nga Fush-Bardha.
    Nje lojtar i shkathet si Bimja; “E pi kafen dhe jep kafe”
    Me i poshter se Bimja sepse, qe kur eshte zgjedhur deputet
    nuk ka hequr dore asnje dite nga puna ne spitalin e tij privat.
    Hipnotizues i madh, i ka magjepsur te gjithe qe nga Edi Rama, Gramoz Ruci,
    Taulant Balla, Vangjel Tavo, deputeti Cuci, deputetja Kumbaro, etj.
    Sepse nje deputet shkel Kushtetuten (duke bere operacione ne spitalin e vet)
    dhe keta qe jane gardianet e ligjit nuyk shohin e nuk dine gje.
    Mos valle “kane pire kafen e Mulit”? Nese ka ndodhur kjo Golemi e ka te sigurte kandidimin.
    Nese zgjidhet apo jo, kete s’di ta them, por Gjirokastra i a ka pare hajrin “Flamureve
    nga Fush-Bardha” dhe abstenimet do te jene masive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje