VIDEO: Shoferja e autobusit shpëton nxënësin nga përplasja me makinën

10 Maj 2019, 11:39Lifestyle TEMA

Samantha Cole, shofere e autobusit në New York, ka fituar epitetin e heroinës për shkak të një veprimi që ka bërë teksa transportonte nxënësit në shkollë.

Në videon e publikuar më poshtë, ajo shihet se si kishte ndalur autobusin në skaj të rrugës dhe një nxënës po bëhej gati të dilte nga mjeti për pak sa nuk u përplas nga një makinë që po kalonte aty me shpejtësi.

Megjithatë në momentin që u hapën dyert, ajo arriti të pikasë rrezikun dhe kështu me shpejtësi tërhoqi brenda të riun që për pak sa nuk u shtyp nga makina që lëvizte me shpejtësi të madhe.

Kamera e sigurisë brenda autobusit ka filmuar këtë moment.  (TemA)

2 komente në “VIDEO: Shoferja e autobusit shpëton nxënësin nga përplasja me makinën”

  1. S.Krasniqi says:

    A dini te me thoni perse kjo “shpëtimtare” ka ndaluar aty ku rrezikohen udhëtarët që zbresin?

  2. tani says:

    sepse s autobusi shkollor ndalon perpara shtepise se nxenesit e kur autobuzi shkollor ndalon nje tabele stop del e ndezen kater drita te kuqe e te gjithe makinat duhet te ndalojne e kush nuk ndalon humbet 9 pike nga 15 qe ka gjithsejte e gjoba shkon nga 500$ deri 2000$ por sikur e shikove ka bole sa te duash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje