INTERVISTA/ Hashim Thaçi: Kur Berisha i bënte argat Milosheviçit, unë me bashkëluftëtarët e mi luftonim makinerinë vrastare që ai e furnizonte me karburant, ja krimi i rëndë që ka kryer kundër UÇK-së

11 Maj 2019, 16:46Politika TEMA

Presidenti Hashim Thaçi i kujtuar Sali Berishës të shkuarën dhe rolin e tij në luftën e Kosovës.

Në një intervistë për “Dita”, Thaçi shprehet se tashmë ndjen vetëm keqardhje për ish kryeministrin pasi sipas tij është kthyer në gërmadhë politike dhe shoqërore.

Kohët e fundit edhe Sali Berisha ka bërë disa akuza të rënda ndaj jush. Dikur nuk ka qenë kështu. Çfarë ka ndodhur mes jush?

Gjithmonë krimineli kthehet në vendin e krimit. Sali Ramë Berisha ka kryer krim të rëndë kundër UÇK-së kur është angazhuar në një fushatë armiqësore shpifjesh kundër saj, paralelisht me fushatën ushtarake të Slobodan Milosheviçit. E kam falur këtë duke e shikuar si një gabim strategjik të një politikani dhe i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit.

Në maj të vitit 1999, kur ka qenë i izoluar nga shqiptarët dhe nga bota, unë e kam takuar sepse nuk kam dashur ta shpalli e ta trajtoj si armik apo si tradhtar. Kam vlerësuar gjithmonë se armiqësitë në mes vetë shqiptarëve janë më të rënda se vetë plumbat e Serbisë. Jam munduar ta respektoj atë në komunikimin tonë prej më shumë se dy dekadash.

Realisht, ai është sjellë mirë gjatë bashkëpunimit që kishim si kryeministra. Por fatkeqësisht, sot ai është kthyer në vendin e krimit dhe ka shkuar edhe më larg. Ndiej keqardhje për të sepse sot është shndërruar në një gërmadhë politike e shoqërore shqiptare. Fatkeqësisht, për të paska pasur shumë të drejtë Ibrahim Rugova që për vite të tëra nuk pranoi t’ia jepte dorën, dhe kështu qëndroi deri sa u nda nga jeta.

Megjithatë, unë nuk i quaj kurrë armiq apo tradhtarë njerëzit qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri,e që kanë mendime ndryshe nga unë. Përkundrazi. I dëgjoj dhe i respektoj të gjitha opinionet dhe i peshoj argumentet e secilës ide, pa marrë parasysh prej kujt vijnë.

Vetvetiu shtrohet pyetja – pse Sali Ramë Berisha nuk guxon të përmendë Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Nexhat Dacin, apo zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së, që kanë folur për shkëmbim territoresh? Unë personalisht kam qenë dhe jam kundër një ideje të tillë.

E kush është ky patriot që na flet sot? Kur Berisha i bënte argat Sllobodan Milosheviçit, në vitet ‘92-‘95, unë me bashkëluftëtarët e mi e luftonim makinerinë vrastare të Milosheviçit, të njëjtën që ai e furnizonte me karburante, duke shkelur edhe sanksionet ndërkombëtare që i kishte vënë Perëndimi. Ky kontrabandist strehoi edhe kryekriminelin Arkan, duke i plotësuar të gjitha qejfet atij.

Vërtet ndiej keqardhje për të.

Ai është bërë krye-protagonist i përçarjeve brenda-shqiptare tash e tri dekada. Duket se ky ka qenë misioni i tij. Por tash është në gërhimat e fundit të tij. Kjo është trashëgimia e tij.

Kosova nuk ja bëri trazirat e vitit 1997 në Shqipëri. As nuk i grabiti shqiptarët përmes fajdeve. Kosovës nuk mund t’i vihet faji as për 21 janarin apo për Gërdecin, apo mëkatet dhe aktet tjera kriminale. E sidomos Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e fushatës politike elektorale në Shqipëri.

Berisha u shpreh që ju duhet të dërgoheni në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, diçka që deri më sot e ka artikuluar vetëm presidenca , por edhe shërbimet serbe. Jeni dënuar në mungesë nga gjykata e instaluar serbe në Kosovë, me 10 vite burg, në të njëjtin gjykim me Adem Jasharin dhe Grupin e Drenicës. Keni ju drojë nga kjo Gjykatë, e ngritur veç të tjerash me miratimin tuaj?

Zoti Thano, e thatë edhe vetë në pyetjen tuaj se cilët janë ata që dëshirojnë të më godasin mua, pa zgjedhur mjete. E di që kam qenë dhe u mbes halë në sy të gjithë atyre që nuk ja duan të mirën Kosovës. Kam qenë lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam udhëhequr delegacionin kosovar në Rambouillet, kam shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe tash po i udhëheq proceset për konsolidim të plotë të brendshëm e ndërkombëtar të Kosovës. Sigurisht që gjatë këtij rrugëtimi kam bërë edhe armiq.

Sa për Dhomat e Specializuara apo Gjykata Speciale, siç e quajmë më shpesh, ajo është një gjykatë e Kosovës, e krijuar nga institucionet e Kosovës. Armiqtë e shtetit të Kosovës kanë investuar shumë në përhapjen e të pavërtetave për Kosovën, duke bërë përpjekje për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së. Këto përpjekje do të dështojnë.(Dita)

14 komente në “INTERVISTA/ Hashim Thaçi: Kur Berisha i bënte argat Milosheviçit, unë me bashkëluftëtarët e mi luftonim makinerinë vrastare që ai e furnizonte me karburant, ja krimi i rëndë që ka kryer kundër UÇK-së”

  1. mik says:

    Nuk mendoj se Hashim Thaci asht ma i mire se Sali Berisha, apo Sali Berisha ma i mire se Hashim Thaci. Te dy vendet e ketyre ” burrave shtetit ” jane vendet ma te mbrapambetuna te Evropes. Ne vend qe te japin llogari, ose te pakten te justifikohen per gjendjen qe kane krijuar ne vendet e tyre, ” shahen ” me njeri tjetrin per me terhek vemendjen e publikut per mu… tin e madh qe i kan ba vendeve te tyre.

  2. Tz says:

    Shiptaret duhet ti hapin nje padi Karaxhixhit te Tropojes per genocid ,thyrje embargoje,sabotim te luftes ne Kosove dhe sherbim te UDB dhe qellimeve te Serbise,,nje TRADHETAR I pa skrupull…..

  3. Rrufeja says:

    Z.Thaçi!
    Gabime ke bere dhe s’ka njeri qe sben,por ti japesh doren berishes pas 1999-es,eshte njecik fodullek,budallallek.Nuk eshte keq qe te pranosh se ke qene njeçik cenik me berishen.
    Nejse,kohet kalojne dhe ti prap po perserit te njeten gje…kesaj here duke shkuar tek emisioni i bledi fefziut( shiko mbiemirin qe te kuptosh),per te demaskuar sali berishen(?!!?!!!!???!!!!!)
    Dmth ti prap zgjedh nje njeri te sterprovuar pro berishjan(berisha=serbi ne shqiperi),qe te shpalosesh hapur bindjet e tua( dhe te 90% te shqiptarve) qe berisha ishte dhe eshte pro serb,ne nje emison ku ste lene te flasesh dhe historia apo faktet nuk kane kurrfare lidhje,por lidhje ka personi.
    Dmth zgjodhe te behesh tok me llafazanet e lagjes qe te shpallesh nje ish kryeminister tradhetar!(!?)
    Prap diçka nuk shkon!!!

    1. Avni Rustemi says:

      Jam duke vajosur nagantin! Surrati i Sales nuk durohet mo!!!

  4. sali trapi says:

    Kam punuar ne Portin e Durrsit ne kohen kur NATO luftonte ne Bosnje. Vinin cisternat me Nafte njera pas tjetres cdo dy dite, dhe operacionin e shitjes se naftes ne Serbi, ne port e drejtonte nje ish I burgosur politik qe punonte per Kastratin. Lajmet nga Kosova ne ate kohe ishin te trishtuara, dhune dhe vrasje nga Miloshevici. Une e shikoja me dyshim kete operacion masiv shitje nafte ne Mal te ZI, ate kohe pjese e Serbise. dhe e pyeta ish te burgosurin dhe nje punonjes te shikut te Berishe se pse behej kjo gje. Me thane qe eshte koha te bejme edhe ne no nje lek, se shitet me cmim te kripur. Rumunet kane bere namin duke shitur me thane prandaj eshte budallik te mos bejme edhe me ndonje lek. Pra I gjithe operacini I thyerjes se embargos ishte me pelqimin e Saliut, dhe e them me gjith shpirt I shpenzofte ne spitale ato lek gjaku. Njeriu me I zi, me I poshter qe ka nxjerre kjo toke eshte Sali Berisha. Varjen e ka pak.

  5. I says:

    Me ne fund, copë fare. Ai vrau 4 mijë shqipetar ne 97 dhe s’pordhi fare. Kur do flitet cope dhe per ate ? Se ata femije qe u bene mish per peshk ne fund te Otrantos u harruan fare.

  6. Socialisti i Ndershem says:

    Te gjithe b.q ketej dhe andej kufirit qe ndan nje komb, kur u ngec sharra ne gozhde dalin dhe merren me Saliun dhe “fajet” e tij.
    A thua i shpeton kjo nga qelbesirlleqet dhe gomarlleqet qe bejne?

  7. Salihale pashe Toptani ne litar says:

    Kerkohet Avni Rustemi!

  8. Malo says:

    Hashimovic Thacimovic
    Ike Edhe ti u dogje te doli boja,ja bere detyrat Serbise,paret i ke bere besoje,tani ruaje Bythen se mbase te hyne ndojne Gozhde Nga ato me ndryshke qe mos te sherohesh ….??? ,se keta Socialistet qe ti i ke Shume per zelerete Te duan aq sa kane interese me pase te hedhin si ? kur ska me lenge.

  9. Ilir says:

    Hashim,ti nuk je shkrepur asnje pushe,mos mashtro. Hajredinaj poooooo. Jo ti!

    1. Alban Dega says:

      AS STALINI AS RUSVELTI AS WINSTON CHURCHILL AS DE GAULLE NUK KANE SHKREPUR ASNJE PUSHKE POR UDHEHOQEN E FITUAN LUFTEN ME NAZIFASHIZMIN!

      Shpetuan Boten nga murtaja naziste !
      Liria dhe pavaresia e Kosoves mban emrin SHBA NATO … Hashim Thaci !

  10. Saime Bajraktari says:

    Perse mashtroni ju …Ju lutem na tregopni me nje side te thjeshte kete bisede te atahacit ..mos fusni percarje mes shqipove …Kosova e Shqipnia jane NJE ..

  11. Alban says:

    Ne rrugen “ E duam Shqiperine si Amerika demokratike !”

    HIQNI VIZEN SALI BERISHES DHE BANDES SE TIJ !

    – Sa te jete Lugati i Beogradit e Moskes neper kembet e Shqiperise e shqiptareve ata kurre nuk do te kene qetesi

    – Askush nuk eshte mbi ligjin Zonjs Marku!

    – Boll kini bere kamikazin dhe mishin per topat e tij te ndryshkur

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Protesta per te mbrojtur nje terrorist antishqiptar si Saleh Ramollah Ajatollah Lugati i Beogradit dhe Moskes dhe Bandes se Gangstereve te tij politike, biologjike dhe mediatike nga ligji e drejtesia e perdhunuar e percudnuar nga ata nuk eshte dasem por kob i zi per cdo kamikaz e bandit qe ushtron dhune e shkel ligjin.
    Jane grahmat e fundit te ketyre bishave te Sali Like Floririt per ti shpetuar prangave, konfiskimit te pasurive te vjedhura, te sarajeve e botikave te krijuara me gjakun e Gerdecit e 21 janarit, me milionat e plackitura shqiptareve me autostraden e kusarise se Kombit, CEZ-in, ARMO-n, Rapiskanin… e qindra afera korruptive e hajnie me cizme me bllok 900 mije euro faqja e pushke ne dore kunder vellezerve e qytetareve te pafajshem!
    Midis kokes se Sali Berishes dhe Bandes se Gangstereve te tij dhe kokes se vet e te femijeve te vet, cdo shqiptar me sadooak mend ne koke duhet te zgjedhin koken e vet e mbi te gjitha te femijeve e te femijeve te femijeve te vet, te ardhmen e vet e te Shqiperine si shtet ligjor dhe me drejtesi te barabarte per te gjithe!
    Dasma e Sali Berishes dhe Bandes se tij eshte me e keqe se vdekja, eshte ogur i zi per cdo shqiptar.
    “ Njeriu i shpreses se madhe” te Mehmet Elezi vrau jo vetem shpresat dhe besimin e shqiptareve, por edhe vete ata bashke me Shqiperine.
    Jo pak por dyfishin e atyre qe ekzekutoi per 46 vjet ish diktatura ne shkalle kombetare dhe mbi 4 fishin e tyre ne vendlindjen e tij Tropojen vetem ne dy vjet 1998-2000 gjithsejt 175 tropojane per dy fjale goje te nje femije te Haklaje “ ne mitingun e qershorit 1979 “ Poshte Sali Berisha !” ….96 per qind e tyre ishin te moshave nga 17- 45 vjec !
    Edhe ne kohen me te eger te ish- diktatures, pjese e se ciles ishte edhe Sali Berisha, denimi me i ashper per agjitacion e propagande shkonte nga keshillim deri ne 13 vjet burg !
    Eshte po ky Sali Berishe qe per bythen e vet e te Bandes se tij te Gangstereve eshte gati ti fuse flaken mbare Shqiperise, sic veproi ne 1997-en, me 14 shtator 1998, me 15 mars 2008 ne Gerdec e me 21 janar 2011 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ku nukguxoi te ekzekutonte as nazifashizmi dhe as komunizmi !
    Eshte ky vrases serial qe ka cmendurine e cinizmin te deklaroje live ne kamera e ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve se “ do ta kisha ekzekutuar me snajper liderin e opozites Edi Rama” cka e thote edhe sot kur ky eshte kryeministri i zgjedhur ne menyre demokratike i Republikes se Shqiperise cka nuk e ben as Maduro i Venezueles!
    Cila eshte e duhet te jete zgjidhja dhe zgjedhja e shqiptareve perballe ketij Lugati edhe me serb se vete Milloshevici !?
    Tia heqin perfundimisht vizen sic ia hoqi jo vetem atij, por edhe krejt families se tij me kuc e me mac , nena boterore e demokracise dhe ora mitike e Shqiptareve, “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im nga nena Elez Hoxhe Berisha
    mendjendritur !
    Te degjojne e zbatojne keshillat qytetare e demokratike te “Shtepise se Bardhe “, Ambasades se SHBA-se ne Tirane per proteste qytetare e demokratike e jo dhune, jo tym e flake te zjarrvenesit te vendlindjes se vogel Malesise se Gjakoves dhe te Shqiperise Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicit te Vicidolit !
    Boll e teper keni bere mercenarin dhe kamikazin e nje Bande Gangsteresh tash e gati 29 vjet!
    Halli i Sali Berishes, Like Floririt, Lulush Karabush Bashes, Mona Cizme Lalezit, Fatmir Xen Gerdecit, Alison Bumces, Petrit Shkolleperlum Vasilit, Flamur Stanishic Nokes… per te mbrojtur milionat e vjedhur, sarajet e dugajat, vilat me 11 banjo edhe per macet, butikat e luksin prej sheikesh, per te mbrojtur prapanicen e koken e vet nga ligji e Drejtesia, nga SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit, eshte kryekeput kriminal, antishqiptar, cnjerezor.
    Hallet tuaja jane per nje jete me te mire per vete, familjet e femijet tuaj, per ligj e drejtesi te barabarte, per nje Shqiperi si e gjithe Evropa, per nje Shqiperi si Amerika demokratike .
    E vetmja rruge per keto qellime e jete me te mire eshte tu hiqni vizen shkaktareve kryesore te pabarazise dhe padrejresive ndaj jush .
    E mos harroni per asnje cast mesimin e Abraham Linknit:
    Cdo popull ka qeverine qe meriton !
    Cdo popull ka aq te drejta e liri sa c’ lufton per to !

  12. Lsi says:

    Bastardi berishe….mbetet bajge….duhet te gjykohet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje