“Flamuri kombëtar në zi”, Rama: Major Tanushi u nda nga jeta si dëshmor i atdheut

11 Maj 2019, 12:39Politika TEMA

Kryeministri Rama ka reaguar për vdekjen e major, Klodian Tanushit, i cili ndërroi jetë dje në Letoni si pasojë e plagëve të marra nga incidenti i 6 majit, ku mbeti e vdekur edhe nëtetarja Zarife Hasanaj.

Në një reagim kryeministri shprehet se major Tanushi u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut duke lënë pas shembullin e sakrificës dhe të lavdisë  për Forcat e Armatosura.

“Flamuri kombëtar në zi??Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s’u mbijetoi dot plagëve!

Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura?”-shkruan Rama. (TemA)

6 komente në ““Flamuri kombëtar në zi”, Rama: Major Tanushi u nda nga jeta si dëshmor i atdheut”

  1. Zigur Qarri says:

    Hipokriti,mashtruesi Edvin D’Rama,te “nderon” vetem kur ke vdekur(edhe kur ka ndodhur aksidentalisht),kur je ne jete,kerkon
    te poshtroi!Z,Ramush Haradinajn (qe humbi dy vellezer ne lufte),Heroin e gjalle te Kosoves martire,qe la kurbetin per te luftuar
    ne Kosove,e ofendon publikisht si budalla,kur ne realitet,ai vete eshte i diagnostikuar zyrtarisht si psikopat!Dhe e gjitha kjo,
    sepse Z.Ramush Haradinajn deklaroi nje te vertete qe binte ndesh me interesat e Kosoves,fakt qe tregoi,se dhjaksi,demagogu
    Edvin D’Rama,as ne paqe nuk ka byth ta luftoi armikun e kombit shqiptare.

  2. Detari says:

    deshmor i kujt?

    jemi ne luft dhe nuk e di?

    ra ne pne detyre thua, ate pune ka dhe paguhet, nuk po mbronte atdheun.

  3. ME EMER says:

    cfare bene keto viktima “koti ” , te pa fajshem , per atdheun e shume larg atdheut ..?!

  4. Nji korigjim te vogel z.Kryeminister ;

    Mjerishte s’kemi te bejme me nji Deshmor te Atdheut

    por nji , Ushtarak qe u nda nga jeta aksidentalishte peer hesap te NATO-s

    (mesoni ti interpretoni ngjarjen brenda nji sensi llogjike ,jo ne nji art sumlepirje-je te X -bashkesie )

  5. Ujku Plak says:

    Shpall dhe nje dite tjeter Zije Kombetare o Klloun .
    Perndryshe per Klodian Tanushin , ngushellime familjes dhe i qofte dhéu i lehte !

  6. ME EMER says:

    SHQIPERIA MUND TE JETE NE ZI PER TE PA FAJESHMIT , BIJTE E SAJ QE NJE POLITIKE JO E DREJTE PO U MER JETEN , POR JO FLAMURI KOMBETAR QE NUK PO MBAHET NGA DUAR TE SIGURTA ..! NGUSHELLIME FAMILJEVE TE VIKTIMAVE TE PA FAJSHEM ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje