Arta Marku, një "nuse fshati" provinciale që do t’i fitojë zemrën Ramës!

11 Maj 2019, 09:00Politika TEMA

Nga Andi Bushati*

Arta Marku nuk është një kamikaze mendjelehtë që nuk dinte ç’kërkonte në shfaqen e saj në Top Channel. Pas veshjes së saj flakëritëse, si nuse fshati, pas përgjigjeve të shkruara që më shumë i lexonte sesa i shqiptonte, nuk ishte thjeshtë një grua naive që ka vendosur të kandidojë për prokurore e përhershme.

Të gjithë ata që e panë intervistën e saj në “Open”, gabohen nëse mendojnë se ajo i bëri gropën vetes, duke u treguar e paaftë dhe e pa zonja për të zgjidhur në një vit e gjysëm, qoftë edhe një nga çështjet e mëdha që i kanë mbetur në dorë.

Pyetjet më normale që do të ngriheshin pas startit publik të fushatës së saj janë të thjeshta?

Pse ajo kërkon një mandat të plotë shtatë vjeçar, kur u mundua të arsyetojë me mish e me shpirt, se nuk ka asgjë në dorë për të shpënë përpara hetimet e dosjes së blerjes së votave Dako- Avdylaj në Durrës?

Pse ajo mëton të rizgjidhet kur nuk mund të ndikojë aspak në hetimin masakrës elektorale që u bë në Dibër?

Pse ajo ka guximin të dalë në publik, kur nuk lëviz do asnjë gisht në ivestigimin e grabitjes skandaloze të tenderit të Unazë së re?

Pra, enigma e pakuptueshme që të bën të dyshosh pasi ke dëgjuar intervistën e saj në Top, është: si imagjinon të bindësh njerëzit se meriton besimin e tyre, duke u justifikuar se s’ke pasur mundësi të bësh asgjë?

Si mund të jetë kaq mendjelehtë, tyryfyle, apo e cekët, një grua që synon të jetë simboli i parë i institucioneve të reja të reformës në drejtësi?

Në fakt, Arta Marku nuk qe aspak e tillë.

Në daljen e saj të gjatë publike ajo nuk u tregua naïve. Me look-un xixëllonjës dhe belbzimin e pasigurtë, madje qoftë dhe me këmbeguljen se qe e paaftë të lëvizte një gur të vetëm, ajo skicoi profilin që i duhej.

Sepse ajo nuk ka filluar fushatën për prokurore e përgjithshme me shpresën meritokratike se do të bindë publikun që është e aftë, por me synimin për të garantuar ata që mund t’a rizgjedhin, se prej saj nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë.

Në këtë kuptim, intervista e Arta Markut në Top Channel mund të mbahet shënim, si fillimi i të parës garë që po zhvillohet në epokën e re, në atë të mugesës së pluralizmit politik.

Në një mjedis, ku tepsinë e ka marrë në dorë një njeri i vetëm, ku parlamenti është njëngjyrësh, ku institucionet e reja të reformës në drejtësi janë pjella të shëmtuara të kësaj konjukture, znj, Marku bëri gjënë e duhur.

Ajo nuk duhet të përgjigjej se përse s’ka burgosur asnjë kriminel; Ajo nuk duhej të jepte llogari se përse s’ka porceduar asnjë vjedhës votash; Ajo nuk duhej të spjegohej se përse s’ka hetuar asnjë abuzim me tendera; pasi ajo kishte për qëllim të garantonte se qe aq provinciale, aq e nënshtruar dhe aq e bindur sa s’mund ti prishte punë pushtetit.

Dhe këtë e bëri më së miri, duke nisur në Top një fushatë që do të mbahen mend: “më votoni mua se ju lë të grabisni të patrazuar”.

Prandaj Arta Marku, në vend që përçmohet, duhet të vlerësohet, pasi ajo e nuhati kohën e ndryshme që po jetojmë.

Ajo e kuptoi se në fazën e re të neomonizmit, nuk ka rëndësi të bindësh masën e gjërë të popullsisë, as të fitosh kartonat jeshilë të parlamentit, por vetëm të sigurosh qetësinë shpirtërore, juridike dhe politike të njeriut që të ka në dorë.

Këtë garanci ajo e dha me të gjitha mundësitë e saj të limituara. Dhe pas kësaj, pak rëndësi ka nëse ajo e humbet, apo e fiton në këtë garë. Në të gjitha rastet ajo do të mbahet mend se kriojoi një rekord të ri. Ajo inaguroi të parën fushatë kombëtare ku sfida bëhet për të thyer zemrën e një personi të vetëm.

*Titulli origjinal: Arta Marku, ose si bëhet fushatë në neomonizëm

21 komente në “Arta Marku, një “nuse fshati” provinciale që do t’i fitojë zemrën Ramës!”

  1. Kasem gahinji says:

    Nga titulli nisem,sepse kete gomar intelektual me vjen ndot ta lexoj.arta marku mund te jete provinciale.nuk ka ngrene me luge floriri si atehere ashtu dhe sot.nuk eshte as bythelepirese si puna jote.ka nje funksion te larte kushtetues te cilen deri tani e ka kryer mire personalisht,brenda kufijve qe i njeh ligji.as kurve e bir kurve nuk eshte,pra nuk eshte si puna jote.veren tende e pergojonin te gjithe ne tirane ne ate kohe.arten nuk e pergojon dot njeri.fisnik njeriun nuk e ben as luga e florinjte e vitos,as bytha e saliut qe ti lepive ne cdo kohe.as nuk i afrohesh dot ti dhe te tute fisnikerise,edukates,pergjegjshmerise se asaj provinciales

    1. Nul Noka dhe Paloka says:

      Nderime, Kasem.
      Kam lidhje farefisnore me kete Andin, Jo te afert, dhe te gjitha ato qe ke thene jane te verteta.

      1. I.Hoti says:

        A Bushati , Do te heqin ‘njollen’ e biografise ! Ky maskara pa fetyre e moral , degjenerimin e tij shpirteror e moral don tja veshe shoqerise ! nqs eshe inferior se i biri dhe nipi i kujte eshte, te tregoje te tjere …ndoshta ‘biologjike’ qe opinioni nuk i di !!!! Kastravec kungull ‘intelektualo-demokrar’

    2. Deep Sate Spartakistan says:

      Nuse fshati me pantallona – dhe une sjam as analist….

      Ose kukulla e Ramutit….

      ket radhe nga Fushe Arse dhe jo nga Gramashi a Cepani.

  2. iko andi pirdhu
    se je sahan lepires
    je nga ata kazan qe perzjejn
    gelasat e pulave per nimet

  3. Hotjani says:

    O Andi ku e ke marre ket flet rrefe nga zyrtari i gjyshit? Nje artikull kote pa asnje argument konkeret! As sja vlen ta lexosh!

  4. M says:

    Ti pseudoanalist pervec se je mish me dy sy, me hipertension dhe presviopi je nje cimke moniste qe shfaqesh si nje shushunje fashiste ku agimin e paraqet muzg dhe me muzgun penotron per realizimin e qellimit fitmprures duke u strukur si urith dhe nxjer turinjt si gazetro- analist injorant, shpifes, servil dhe karagjoz.

  5. Lepur says:

    Po Arta Marku ska nevoje per votebesimin tend o legen, se nuk funksionon ashtu. Kur je kaq i zoti pse sta mbajti bytha te kritikoje Adriatik Dhallen, bukosesin e kaq dosjeve apo të hetuara sipas deshires dhe pa asnje pergjegjesi ligjore e profesionale.
    Meqe ti e shan nuse provinciale, ty dhendurin e civilizuar te ben me turp per prezantimin dhe gjuhen e rrjedhshme te saj. Jo si ti qe flet sikur mjaullit ne maje te tjegullave te çatisë.

  6. Lepires says:

    Po Arta Marku ska nevoje per votebesimin tend o legen, se nuk funksionon ashtu. Kur je kaq i zoti pse sta mbajti bytha te kritikoje Adriatik Dhallen, bukosesin e kaq dosjeve apo të hetuara sipas deshires dhe pa asnje pergjegjesi ligjore e profesionale.
    Meqe ti e shan nuse provinciale, ty dhendurin e civilizuar te ben me turp per prezantimin dhe gjuhen e rrjedhshme te saj. Jo si ti qe flet sikur mjaullit ne maje te tjegullave te çatisë.

  7. Andi Bushati for NOBEL PRICE says:

    Ke te drejt zoti Bushati , je shume racional ne gjykim, ajo ishte per te ardhur turp , edhe pse si duket ENI VASILI JA KISHTE DERGUAR PYETJET NJE JAVE PERPARA NE SHTEPI PRAP I LEXOJKE ATA QE JA KA SHKRUAR ULSI MANJA DHE EDI RAMA

  8. kloni says:

    Eh more qelbesire. Po si nuk e mbylle nje here ate hale se po qelb gjithe vendin. Po kush je ti more, nipi i Hysni Kapos, dhe del e na derdellis cdo dite ne media a thua je disidenti me i madh i ketij vendi. Mbylle more, mos u bej bythelepires i te tjereve qe te paguajne per gomarlleqet qe thua.

  9. '76 says:

    Vetingu nderkombetar e nxorri te paster, te depolitizuar dhe te afte si prokurore, ne tre nivele pas nje hetimi milimetrik.
    Ne emer te kujt e akuzon, denigron dhe lincon atehere?!
    Ne emer te atyre oligarkeve qe ju ben gojore per ditelindje?!
    Ne emer te kolegeve te tu gjobaxhinj super te pasur, qe kane marre peng median prej 30 vjetesh ku vendosin se kush jane Hallet e shqiptareve dhe bejne thirrje histerike per djegien e Shqiperise, nga poltronat e lekures ku rrine shtrire duke mbushur xhepat?!
    Apo ne emer te Shkerdhenit dhe Shkerdhites, ku ke perfunduar tju besh zagarin roje jashte ne koliben e perandorise se tyre te luksit, bashke me teveqelin qe shesin per lider?!

  10. Nje qytetar . says:

    Mos na e nxirrni kete funderrine….na ban me vjelle.

  11. syri says:

    Te vjen per te vjelle me Andin,Tosin,Zhejit ,Yllin! Njerez me te peshtire zor se gjen! Njerez karavidhe dhe servile-mercenare! Edhe grate te njohin se cfare vlere kane burrat! Po te ndau gruaja tregon se cfare mut buri je!

  12. Oparaku says:

    Nuk e mora vesht.kete artikull e ka shkruar Andi bushati apo EDI Paloka .se mundohej ta luftonte zonjen Arta me te njejtat fjale site Palokes.Do ta besoja te permendete per denimet qe nuk i jane bere Sales.Lulit Ilirit dhe ndonje tjetri.Por keto i ka frike i shpeton shurra ne breke.
    Persa i perket te ashtu quajtura dosje per Durresin apo per Dibren e babalen ato jane intriga te PD dhe LSI Kur tju vije rradha do te shikohen edhe formuluesit e ketyre kasetave.
    Pe nuse fshati apo qyteti kete lerja sateme ta vlersoje.Kjo rrjedhe nga nje familje te sholluar.intelektuale qekane punuar dhe punojne per te
    miren e vendit.dhe jo si te tute qe kane jetuar nen hijet e gjyshit dhe gjyshes tende.Jane paguar pa punuar.Qe kane rritur nje tip kastraveci nje sahan lepires sic ishin edhe ato vete.

  13. Majmuni says:

    Ti Bushati vetem ne Shqiperi mund te hash buke si gazetar. Ne vende te tjera do kishe ngel [email protected] i lagjes qe keput gjepura te bilardoja. Ajo nuse fshati eshte prokurore kurse ti çun blloku je nje gazetaruc qe njerezit mjaftohen duke lexuar vetem titullin e atyre palo shkrimeve qe ben. Ti dhe rraca e gazetareve dhe opinionistave ne Shqiperi ke helmuar mendjen ne njerezve per tre dekada. Ti je turpi i gazetarise! Deshtak!!

  14. h says:

    Jeni të gjithë provincialë të prapambetur,por ata që kanë vjedhur para,
    vetëushqejnë iluzionin e rremë se janë më të përparuar.
    Ky hyn në këtë kategori,edhe ka shumë të përngjashëm nepër tv apo gazeta.

  15. Tirana says:

    Ka filluar familja Berisha ti publikoje fletërrufetë nën emrin tënd?! Po si bëni dot gjë! Asaj ja kanë dhënë pushtetin dhe bastunin e ligjit mbi të gjithë ju.
    Kaloi në sitën e gjithë institucioneve kombëtare dhe perëndimore dhe doli e pastër, pikërisht që minj si ju të shkojnë aty ku kanë vendin. Kur mori aprovimin e gjithë perëndimit, me bindjet e tua pseudointelektuale fshin … .
    Keni frikë dhe keni nisur revolucionet haxhiqamiliste antiperëndimore?
    Keni frikë dhe sulmoni me të gjithë mënyrat të gjithë ata gjykatës e prokurorë që dalin faqebardhë?!
    Keni të drejtë!
    Kanë filluar që tani, pa filluar punë akoma, t’ju sodomizojnë dhe shpërfytyrojnë.

  16. Qyp says:

    Epo keshtu eshte kur te hyn vehtja ne qef e nuk e di fare se kush je e svlen per asgje
    Ti je shume racist Ne te njejten shkolle kane studjuar nga fshati e qyteti e pervec rezultatit nuk kane ndonje ndryshim Ate diplomuarit per drejtesi edhe z Arta qe ti e quan fshatare Nuk ke faj Terbaci i Kapos mos ish qytet? Po ti qe ke lindur ne Tirane mos ke brire qe dallohesh nga te tjeret???!!!!! Ti je nje cope legen me profesion lepires
    Je shume I paedukate qe flet per nje grua me kete gjuhe po edhe ketu nuk ke faj se je gjysem burre e nuk di cfar flet
    Ti di te shkruash vetem kashte e bar se keni shire deri tani , ta shohesh kur te funksionoje drejtesia e re

  17. STOP Lubjo- marrëzisë! says:

    Drejtësia nuk është mall, por proçes dhe sistem.
    Prokuroria nën drejtimin Markut, nuk kishte synim primar luftën totale ndaj krimit , të pamundur në një sistem drejtësie në kolaps, super të korruptuar dhe të sulmuar egërsisht nga Sali Berisha , Ilir Meta, politika, mafja dhe pjesëtarët e korruptuar të vet sistemit të drejtësisë,
    por mbijetesën e prokurorisë si institucion në një periudhë deilkate tranzitore, deri në implementimin e plotë të reformës dhe institucioneve të reja të drejtësisë.
    Ja doli me sukses, jo për lubjet dhe berishajt, por për të gjithë ata që kanë tagrin t’a vlerësojnë; specialistët e huaj, institucioni i vetingut, ambasada amerikane, ambasadat europiane dhe të gjithë organizmat ndërkombëtarë.
    Por sot dua t’i bashkohem Preç Zogajt, Nanos, Çupit, Kullës, Minxhozit dhe çdo intelektuali shqiptar që kanë filluar të distancohen publikisht nga një grusht gazetarësh dhe analistësh të korruptuar dhe të paskrupullt që nxisin dhunën, urrejtjen, vëllavrasjen, anarkinë, goditjen e institucioneve të shtetit dhe djegien e Shqipërisë.

  18. degelisi says:

    “gomar intelektual” nje titul nderi per kete Andi Bushati
    Ketij i paska mbetur ara mbrapa, Mentalitei eshte tpik i njerut te “ri” te para viteve 1990, ku etketohesin si “fshatar” ne mentalitet 70% e popullsis. Kjo jo per faje te atij qe banonte ne fshat por per faj te sistemit qe do vdisje atje ku kishe lindur
    Sote mund te banosh ku te duash, edhe ne tirane, por pamvaresisht nga vendebanimi kunguli prap ngelet kungull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje