Hungaria: E papranueshme që BE të shtyjë negociatat me Shqipërinë

10 Maj 2019, 19:21Politika TEMA

Gjatë një vizitë zyrtare të ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme në Budapest, Hungaria ka bërë thirrje për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor.

Gjatë takimit me Gent Cakaj ministri Jashtëm hungarez Péter Szijjártó deklaroi se “do të ishte e papranueshme shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Kreu i diplomacisë hungareze theksoi se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm si dhe ndikon drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e Europës Qendrore.

Szijjártó dhe Cakaj, i cili ndodhej me ftesë të ministrit se Jashtme hungarez, firmosën dy marrëveshje, të cilat do të rrisin më tej bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Ministri në detyrë deklaroi ndërkohë se Shqipëria mbetet shpresëplotë për hapjen e negociatave, bazuar në rezultatet e arritur deri më sot nga zbatimi i Reformës në Drejtësi.

1 komente në “Hungaria: E papranueshme që BE të shtyjë negociatat me Shqipërinë”

  1. minister femije says:

    ku katandise o shqiperi me gjithe keta burra shteti qe ke ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje