Nga Pëllumb Kulla
Nga letërkëmbimi me Ziken
Vetëm këtu tek ne, nuk e ditkan këtë, o byrazer!
Dhe asnjeri nuk e shpjegon dot përsenë e kësaj katrahure. Thonë që nuk e duam këtë kryeministër, nuk e largojmë dot me vota, se votimet janë larg dhe, bile, as atëherë nuk është e sigurtë ikja e këtij. Se ky, i sotmi, paguan dhe ble fitoret. E pagesat e fitores janë krim. Kur humbet edhe pse ke paguar më shumë se fitimtari ato nuk janë krime, por thjesht, sakrifica për të mirën e vendit.
Ti besoj e sheh seç po bëhet.
Protestuesit ua caktojnë policëve javë për javë kryqëzimet rrugore dhe datat e takimeve.
Dhe ua kujtojnë vazhdimisht, se mos ata vetë mblidhen dhe policët bëjnë ndonjë marrëzi e nuk u venë!
Po të mos venë policët atëhere tubimi është i kotë se këtyre që do të çirren “Ramaik!” nuk ka kush t’u ulurijë “Ramarri!” Pa policë or byrazer, nuk ke me kë të zihesh dhe i ke mbushur kot xhepat me shami për lotësjellësit.
Por policët janë korrektë dhe u venë në kohën e duhur.
Rrugëkryqet mbushen, shfaqja Ramaik fillon dhe zgjat dy orë. Makinat nga të katër anët e vendit, në katër vargje të gjata me sy nga sheshi e ballë njëra tjetrës presin të shkëmbehen e të shkojnë për aty ku janë nisur, por i pengon zallamahia që kanë aty në mes. Motorat u ftohen, rimorkjot rrijnë si bebe të heshtura të lidhura pas fustanit të mamasë, pirgje me goma digjen dhe njeriu i shkretë i sheh këto e mendon: ore megjithë këto goma, rimorkjo e karrocari me mallra, këta që çirren, e kanë me kryeministrin, apo me ministrin e transportit?!
Se asgjë nuk bllokohet aty, or byrazer, veç makinave. Biçikletat qarkullojnë, këmbësorët shkojnë për ku janë nisur, aeroplanët dhe elikopterët fluturojnëojnë përmbi shfaqjen që po zhvillohet… Rama vetë ikën nëpër takimet e caktuara dhe thirrjet Ramaik- Ramaik, duket sikur e nxisin të ikë sa më shpejt për aty ku është nisur se mos vonohet…
Makina e makina, sa të duash, po ajo makina e madhe e zemërimit të shqiptarëve nuk po ndizet. Të gjithë shefat mandatdjegur u rraskapitën duke vërtitur manivelin, po motori i madh nuk shfryn fare.
Po nuk shfryn, or vëlla se mëkati që i faturohet Ramës është qesharak. Ore, jo vetëm që nuk e kanë parë dhe fotografuar duke dhënë para e duke marrë kusurin, por nuk ka njeri me mend në këtë botë që të mos e dijë se blerjet ai i ka bërë! E as ka nevojë të vërtetohet. Se këtë lloj mëkati e ka bërë i mirë dhe lig, i zi dhe i bardhë, muhamedan dhe i krishterë, qëkurse janë shpikur votat. E i ka bërë edhe Merkeli e Makroni. Trampi, po se po, por i ka bërë dhe vetë Linkolni! Vetë fushatat zgjedhore janë ca biçim panaire votash, ku njerëzit blihen sapo i thua se jeta e tij do bëhet më e mirë. Se rrogat do ngrihen, se pronat do rikthehen dhe se pensionet do rriten trefish… Gjyshkës tonë t’i premtosh një pension më të madh se ky që ka, ia jep votën për kryeministër edhe Nard Ndokës, që sa herë i del në ekran klith “amani, hajdeni ma hiqni!”
E rrugët or mik, nuk po i bllokojnë të papaguarit, por ata që duhet të paguanin sepse patën premtuar kur kishin fuqinë. Ata që duan të premtojnë përsëri po përplasen me policinë. Se këstet e të përndjekurve ai baba-njerku i demokracisë nuk i dha. Nanoja ka akoma pa paguar votat e blera me premtimet e parave të humbura në piramidat. Rama ka akoma nja 250 mijë vende-pune borxh dhe djali im mezi e priste atë përmbushje…
Edhe në bie Rama, bie jo se ka blerë vota… Por sepse i ka blerë e nuk ka dhënë borxhin!
Ka ca të paturpshëm, pastaj, që e thonë me shifra… Pse shkon larg ti, bre! Bashën njëditzaj e zunë me presh në duar duke u blerë votat ca infermjerëve e ca doktorëve. Ua bëri rrogat me euro, oreee! 1200 në muaj! Aq sa mjekët nesër i ke. që të tërë, në Ramaikun e radhës. Kaq të përndezur janë. E që tani kanë filluar e nuk pranojnë më para nën dorë. Tregojnë për një doktor në Berat që pacientin e ardhur me ftomë e kish shtruar në kirurgji me kocka të thyera nga rrahja, se ai paskej tentuar t’i jepte ryshfet e mjeku kish vendosur të priste Bashën.
Po a do ta shlyejë ndonjëherë këtë blerje Basha? Jo or jo! Së pari sa është ai në krye të Ramaikut, zor se vjen në fuqi e kështu, të paktën, nuk do t’i mbetet borxh njeriu. Por, le ta zemë, erdhi… Do ta harrojë premtimin se me siguri nuk ka për ta gjetur gjë. Se mos e gjeti gjë Nanon!…
Vazhdon katrahura byrazer. Të paça!…
I yti, Zikja
Nje perle e vertete.
Faleminderit Pellumb qe me mundin tend na ben te qeshim dhe …te mendohemi.
E sakte z. Pellumb. Dy milione kamera, qarkullonin ne qershorin e 2017, por si ka mundesi qe asnjera, po te pakten njera te kish filmuar nje bleres dhe nje shites votash.
Ah me fal, kishte filmuar njera. Ishte ai rasti kur funksionari i larte i LSI-se, i dha zarfin me leke te zotit te shtepise, kur po zbriste shkallet. Kishte harruar i ngrati, ta linte ne tavoline. Dhe kur PD e ngriti ceshtjen ne media ( sepse PD e LSI, ishin armiq ne ate kohe), LSI u pergjigj. -Eshte tradite shqiptare.
E pra te blesh vota, eshte tradite.
Sa kam qeshur rrofsh Pellumb Kulla ,mjeshter I madh I satires…..
Eshte kapitalizem cdo gje eshte ne shitje…
Po shitet edhe mishi bardhe neper hotele,munika me lulin kane dale te semafori…
Kap. Eshte ndertuar ne baze te kirrupsionit …
Ce do se une nuk po gjej ndonje te ma blej voten,po me iken vota kot per ndonje dallkauk qe vetem na mashtron…
Saliu i shiti nafte kushuririt te sllobodankes,milloshevicit
Pershendetje Pellum Kulla !
Shkrimi me me vlera dhe i vertete qe kam lexuar te Tema. Je i madh Pellumb, faleminderit
Faleminderit Pellumb. Kulla.
Je gjeni i artit satirik e dramatik. Vlere e pazevendesueshme e kombit shqiptar.
Loja e stoicizmi i mender – opozites qe po vetasgjesohet eshte per te ven duart ne koke.me ulerime…po e ndajne e ndersejne popullin drejt luftes civile.
Stili analitik e satirik i P.Kulles na ben te qeshim e njekohesisht ti vem gishtin kokes.
Te lute P.Kulla shkruani sa me shpesh.
Pena juaj i sherben kombit…
Faleminderit !!
Stili yt i analizes
Bravo ,mor lal !???
….edhe Nard Ndokës, që sa herë i del në ekran klith “amani, hajdeni ma hiqni!”
Hahahaha, gjeniale:) eh te rençin krahet o Pellumb:)
Ai qe futi rrembimin me dhune e vjedhjen e votive ishte I pari Sali Berisha, qe ne 28 maj 1996. Ai qe ka bere e bene lista, per votuesit e qe u premton parajsen e vende pune eshte Ilir Meta… Turp per ata qe po ia rrisin pafund dhimbjen ketij populli te mjere!
E DÌ EDHE NJË DERR:
PO NUK DHÈ,EDHE NUK MERR”
Ku je katandisur o i mjere!!!
Blihen shqiptare, blihen votat e tyre. Ndoshta ka ende vende te botes se trete ku blihen vota , por ne jemi I vetmi popull qe blihemi me leket tona. Do te ishte ndrushe nese agallaret e cakenjte e politikes te perdornin fitimet e certifikuara si te ndershme per te blere vota
Ketu eshte faqe e zeze. Vjedhin taksat tona e me keto leke blejne fakirat qe Jane taborre elektorale te pazevendesueshem. Popull dhe I vjedhur dhe I fyer.Sot kushdo e di o pellumb qe jetegjatesia e ketyre ne pushtet ne kete vend te varfer eshte per shkak te abuzimit me voten e pushtetin. Populli me I vjedhur, fyer, perzene, semure, tradhtuar ne kete palo planet! Te them o Pellumb rrofte gjysma e keqe e politikes qe ti mbron? Do kenaqeshe? Uroj qe jo dhe pse dyshoj shume…
Nje vit u lodhen duke thene nuk ka blerje votash.Tani thoni he mo se kudo vidhen e blihen vota!!! Tani qendro o pellumb o sorre!
NE KOHEN E ENVERIT Z. KULLA ENVERI TE VURI NE SHENJESTER POR TE PA KTEN TE LA NE PUNEN TENDE QE DASHUROJE .DHE JU VERTET ATEHER DHAT SHUM PER POPULLIN ME PENEN TUAJ JU SHKELQYET U NGRITET NE PIDESTAL…POR TANI NA DUHET PENA JOTE NDIHMA JUAJ PER KETE POPULL QE PO VUAN KAQ SHUM PSE KESHTU JETON BOTA SI KETU ESHTE BERE JETA E PADURUESHME JEMI DREJT SHUARJES SI KOMB..KRIMI PO LULEZON VARFERIA NE KULM SALIU JA SHITI FABRIKAT UZINAT HINDROCENTRALET NAFTEN TURIZMET TEATRET KINEMAT OBORRET E SHKOLLAVE KOPSHEVE CERDHEVE AJRIN PO E PAGUAJM UJIN E PAGUAJM ME SHTRENJTE NE BOT DHE SKEMI UJE E KUPTON DHE TE TERA KETO I KAN MARE TE GJITH KRIMINELAT ,QE ASNJE NGA KETA NUK ESHTE SHQIPTAR POR JANE GJOJA SHQIPTAR TE ARDHUR ..JA PRA FILLOE TI I PARI ME PENEN TENDE TA NDIMOSH KETE POPULL POLITIKANET VIN E IKIN POR NJE SHKRIMTAR NJE AKTORNJE SPORTIST I MIRE NGELEN NE HISTORI
Pellumb,ti je mesuar,
Ne kohen e Enverit i fusje nje “ hapi syte e zese moj” , ne kohen e Sales i fusje nje tregim me sigurimsa,tani nje fejton me Ziken,
Faji ,nuk eshte joti,kishte Shqiperia intelektuale,akademike , diplomate te rinj per te n’a perfaqesuar ne OKB, POR Saliu zgjodhi nje si ty qe bemte skece provinciale per ne ata salle ku fliten shume gjuhe…
Brvoo Pellumb Kulla
Shkrimet e tua jane te thjeshta, te qarta dhe plot argumenta
Kur filluan proceset demokratike, ne nje seminar per pushtetin vendor, po referonte nje francez
Ai po jepte leksion per zgjedjet dhe midis te tjerave tha: Ne demokraci eshte e lehte te zgjidhesh per her te pare, se bene premtime qe popullit i peqen. Per here te dyte eshte veshtir te zgjidhes ne se nuk ke mbajtur premtimet kur u zgjodhe per here te pare
Urime per kontributin qe po jepe me shkrimet tuaje,