Politikë e vdekur, me të vdekurit

10 Maj 2019, 21:43Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që në ditën që ka marrë drejtimin e kësaj force nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka çuar drejt shkatërrimit dhe përçarjes partinë më të madhe opozitare në vend.

Por, duke mos u mjafuar me shkatërrimin që i ka bërë PD-së, Lulzim Basha ka vendosur të tallet edhe me ata që i vunë gurët e themelit Partisë Demokratike, të cilët pasi i përdor për të prodhuar lajme, për t’u dukur se të vjetrit e PD-së i ka në krah, më pas i braktis apo më keq akoma i vërsul servilët që i rrijnë pas.

Lulzim Basha ka “vrarë” për së dyti Pjetër Arbnorin, ish deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Pjetër Arbnori ishte nga figurat e rralla politike në Shqipëri, por si duket Lulzim Basha është tepër i “vogël” për të njohur figura të tilla të PD-së.

Basha e ka treguar me fakte se nuk ka as memorie, as regjistër anëtarësie dhe as listë themeluesish, por ecën në tym pa histori i pa të ardhme.

Në korrik të vitit 2018, përpara ambienteve të Kuvendit, u zhvillua ceremonia për inaugurimin e shtatores së ish-kreut të Kuvendit, Pjetër Arbnori, ku morën pjesë një sërë figurash të politikës shqiptare, të majtë dhe të djathtë si dhe familjarë të Arbnorit.

Kuvendi në atë kohë i drejtoi një letër kreut të PD, Lulzim Basha, ku kërkonte listën e deputetëve demokratë të legjislacionit të parë, që ti ftojë në ceremoninë e sotme për Arbnorin. Por, selia blu ka habitur në përgjigjen që i ka kthyer kërkesës së Kuvendit, duke thënë se “nuk kemi asnjë kontakt”.

Por, Lulzim Basha ka filluar të “vrasë” edhe fëmijët e figurave historike të PD-së.

Një rast të tillë e ilustron më së miri, rasti i Rudina Hajdarit, vajza e tribunit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Vajza e Tribunit të Demokracisë, u vendos në listë në vitin 2017, nga Lulzim Basha me argumentin se mjaftonte kontributi i të atit të saj dhe emri i tij që Rudina të ishte pjesë e listës së PD-së. Dhe si një vajzë e studiuar në SHBA e nderonte listën e PD-së.

Por, sapo kjo e fundit nuk iu bind urdhërit për të dorëzuar mandatin, i vërsuli servilët që i rrinë nga pas, për ta sulmuar dhe për më tepër vajza e Azem Hajdarit u përjashtua nga PD, njëlloj si i ati i saj në vitin ’94-’95 nga Sali Berisha, në atë kohë president.

Rudina Hajdari u përjashtua nga PD pse nuk pranon të dorëzojë mandatin, sepse kështu thotë Lulzim Basha.  Kjo në fakt është një vrasje e dytë e Azemit.

Të njëjtën gjë sot Lulzim Basha ka bërë edhe Glauk Olldashin, djali i ish-ministrit të ndjerë të Transporteve, Sokol Olldashit.

Lulzim Basha, duke tentuar të marrë benefite politike, po tenton të përdorë figurat historike të PD-së, të cilët janë ndarë nga jeta.

Sot në një takim me të rinj të EDS (Europian Demokracy Student), ku i pranishëm ishte edhe Glauk Olldashi, Lulzim Basha u shpreh se: “Glauk Olldashi, nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi”.

Tani Sokol Olldashi i duhet si mik e bashkëpunëtor, për të treguar se ka mbështetjen e PD-së së vjetër.

Kjo është një hipokrizi dhe tallje e Lulzim Bashës ndaj Sokol Olldashit, të cilin tashmë e cilëson “mik”, por kur ishte gjallë e sulmonte.

Lulzim Basha refuzoi në Kuvend të mbante 1 minutë heshtje për Sokol Olldashin. Luftoi çdo ditë kundër tij si skuth bashkë me çetën e tij të palaçove që i shpalli si Republike e re.

Asnjë ditë asnjë sekondë Basha dhe rrethi i tij nuk e panë derën e familjes së Sokolit, por sot në mënyrë të turpshme përdorin djalin e tij.

Kush dhe pse kuptohet lehtë. Për një mandat deputeti të Flamur Nokës dhe asgjë më shumë. Ata që e “vranë” dje të gjallë Sokolin sot po e lëvizin në varr duke përdorur djalin e tij.(CNA.al)

5 komente në “Politikë e vdekur, me të vdekurit”

  1. Besforti says:

    I kujt eshte faji?
    Faji eshte i atij Guakut te Sokol Olldashit, sigurisht. Me kete gje, Guaku, ka pranuar ne heshtje vrasjen e atit te tij nga Sali Berisha dhe nga vete Lule Bashja, sepse ne fund te fundit, me i interesuari per vrasjebn e Olldashit ka qene Lulzim Basha, mbasi e shihte Sokolin si rivalin dhe zevendesuesin e tij te padiskutueshem.
    Pyetja ime eshte kjo?
    A kane ndopak gjak njeriou keta njerez apo jo? Si e shet gjakun e babait vetem qe t’i permendet nje here emri nga Lulja.
    Turp i madh! Shume turp! Keta njerez duhen peshtyre ne fytyre!

  2. Komentuesi says:

    Ja sa hipokrit eshte Lul Basha.Shkoni po te doni pas tij se nenat ka per t’jua leruar.Servilat jane budallenj,nuk kuptojne dot hilet e Bashes dhe shkojne si qeni pas te zotit,lehin kur ai u jep nje kore buke.

  3. Johani says:

    Pas gjithe atyre vrasjeve dhe zhdukjeve te orkestruara nga kreu i PD-s ndaj anetareve re saj duke filluar me Hakljat,azemin,pashkon, e deri te Olldashi paska akoma kafshe qe i zgerdhihen kasaput te tyre si i biri i Olldashit i cili ose nuk qenka fare pjelle e tij ose e paska dehur hashish basha,ndryshe nga e bija e azemit edhe pse vone po provon ta shpetoi sepaku koken e vet pasi ai kiri me dy kembet e tija eshte futur ne grazhd dhe as qe gyxin te zbythet sepse ndryshe do shkoi te baba,o zot po sa posht kemi perfunduar si popull e dijne se ja ka vrare baben vetem se deshi tia nxej vendin e kryetarit e ai shkon dhe i rri zbor, mjer Olldashi ke paska lane pas por nje gje duhet ta dije ky hajvan se ai qe i ka vrare baben sa po ti jepet rasti do tia vras edhe tbirin dhe ai i duhet vetem sa per pushtet suq ju desh para dy vitesh kreshnik spahiu qe i qendroi ne qader dy muaj kurse pas zgjedhjeve e quajti kurve dhe e kercenoi me jete por edhe ai me mire vone se kurre e kuptoi se xhelati vetem shpaten di ta luaj.

  4. e verteta says:

    Shkaterrimi i pd-s eshte bere me urdher nga lart e deshire nga poshte,njelloj si inisiativat revolucionare te kohes se komunizmit,me ndryshimin qe atje dihej inisiatori e urdherdhenesi,ndersa ketu sado fantazi te kesh nuk ka bir kurve ta dekonspiroje regjizorin

  5. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Tani, se sa “Tribunë të Demokracisë” qënë Pjetër Arbnori dhe Azem Hajdari, kjo ngrë shumë diskutim… Apo, kujtoni thënien (do të thosha gëbelsiane) e Sokolit për vrasjet e Shpellarit në bulevard, që “mirë ka bërë, bile po të isha unë ndoshta do të vrisja më shumë…” (???!!!) Por neve (shqipot), nuk i shmangemi dot zakonit (të vjetër sa lindja jonë) që cubat dhe “të fortët”, i bëjmë heronj…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje