Misteri i madh i opozitës: Çfarë do të bëjnë këta të tre?!

11 Maj 2019, 10:52Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Voltana Ademi, Xhelal Mziu dhe Fiqiri Ismaili. Tre emra, tre mistere për t’u zgjidhur.

Janë tre kryebashkiakët më të fuqishëm të opozitës që duhet të ndajnë mendjen për të ardhmen e tyre brenda kësaj fundjave: të braktisin zyrat, për t’ia lënë një pasardhësi socialist në 30 qershor, duke iu bindur urdhërit të partisë, apo të kandidojnë të vetëm, duke krijuar kushtet që të kenë dhe një shans për katër vitet e ardhshme?!

Këtë fundjavë përfundojnë nga ana procedurale, shanset për t’u kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Një datë që, ashtu si në vitin 2017, e gjen opozitën në rrugë e jo në përgatitjet për zgjedhje. Por votimet lokale kanë provuar se nuk i binden gjithmonë formateve politike të Tiranës.

Deri tani PD dhe LSI ja kanë dalë të mbajnë nën trysni bashkitë më të forta, duke penguar që krerët e tyre lokalë të dalin hapur kundër linjës së bojkotit të zgjedhjeve. Informacione nga Shkodra, Kamza dhe Vora, ku qeverisin tre zyrtarët e mësipërm, tregojnë për dilema të thella të Ademit, Mziut dhe Ismailit, në lidhje me atë që duhet të bëjnë në këto kushte.

Nëse opozita humbet Shkodrën, Vorën dhe Kamzën, pa llogaritur bashkitë e tjera më pak të rëndësishme që sot i ka, ky do të ishte fundi i pushtetit vendor të opozitës në shumë zona të Shqipërisë.

Dhe rënia e këtij pushteti do ta bënte më të vështirë edhe fitoren në zgjedhjet e përgjithshme, pasi dihet se pushteti lokal ndihmon pak në marrjen e mandateve parlamentare në momente zgjedhjesh të përgjithshme.

Çfarë do të bëjnë sot Voltana Ademi, Xhelal Mziu dhe Fiqiri Ismaili? Duhen dhe pak orë që ky mister të zgjidhet, por e sigurt është se nuk ka për të qenë një zgjedhje e lehtë.

Jo më kot Lulzim Basha vërtitet prej ditësh në bashkitë në fjalë, me qëllim që të mbajë sa të mundet nën kontroll një situatë, e cila, nëse do t’i dilte nga kontrolli, do të sillte një goditje fatale politike për të dhe gjithë opozitën.(Javanews)

5 komente në “Misteri i madh i opozitës: Çfarë do të bëjnë këta të tre?!”

  1. Konti i Monte Krrabes says:

    Luli eshte bure me (me nje r) dhe nuk ndron rruge, po kandiduan keta keptohet qe ka mbaru fuqia e lulit, pushteti eshte gjithmone i embel dhe veshtire qe keta bashkiake te pranojne kaq lehte te dorezohen, do luftojne deri ne fund per te rifituar pushtetin qe po u humbet dalngadale

  2. Lorenc Luka. Ish Kryetari i Bashkise Shkoder says:

    Ba mos me u rregjistru Voltana , po futem vete. Po rri e pres te KQZ deri nmomentet e fundit.
    Taksirat e ka Shkodra , ta vjedhi edhe nji here tjeter.
    Ma mire une se Valdrini, jam edhe i bukur.

  3. Horrat, pisat,demelat militante says:

    Keta tre pisat do hane paret që kan vjedh. Mos ua qani hallin se kan mendu per kete dit. Per ta tani fillon edhe jeta. Te tre me goje te madhe, xhep te thell dhe pa asnje integritet.

  4. Kasem gahinji says:

    Ska vale drini ta laje shkodren nga pislleqet e shkodreqeve.

  5. Life is game says:

    O njerez Luli po pregatit kontigjentin per SPAK! Thone se edhe K.Baahkiaiket Demokrate bashke me ato socialiste Quhen peshq te mesem. KROACIA arrestoi osh- km dhe mbrapa edhe nje 200 zyrtar ne nivel kbashkiak qe ishin marre me tendra! Kush ka pas tendra ka pune!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje