Rudina Hajdari: Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve

11 Maj 2019, 23:39Politika TEMA

Nga Rudina Hajdari

Sonte, familjet e zakonshme me fëmijë të vegjël do të kthehen në shtëpi me frikë nga pasiguria. Burrat e zakonshëm do të trajtohen në spital për dëmtime të shkaktuara nga djegiet. Zyra e Kryeministrisë dhe Parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarri gjatë natës – për shkak të bombave me Molotov që u hodhën hodhën dhe krijuan këtë pështjellim të kohëve të largëqoftit.

Prap ne, njerëzit do ti paguajmë! Por për këtë e di që nuk u bëhet vonë…Ndërkombëtarët – që dëshirojnë të na afrojë më shumë drejt anëtarësimit në BE – po qeshin me demokracinë surreale që është në kokën tuaj dhe një zot e di se në të kujt tjetër.

Shqiptarët e zakonshëm zgjedhin demokracinë dhe jo frikën e instaluar nga rregjimi i kaluar dhe ai i sotëm. Kanë zgjedh evropën edhe pa ju. Se janë kudo në evropë e gjithë botën por mbartin turpin nga politikanë si ju qe nuk po bëni dallim nga narkotrafikantët dhe matrapazët që nuk e lanë këtë vend të shikojë një ditë të bardhë.

Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte. Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjellur demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës. Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë.

Shqiptarët e zakonshëm e panë të vërtetën e shëmtuar sonte se, dhe s’mund të gabojmë t’iu quajnë ju një “demokrat”. Ky është një mashtrim. Edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke perseritur refrenin “E duam Shqipërinë si gjithë evropa”.

Shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër Demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor. Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet. Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet – dhe e dinë që pas humbjes dy herë, ata kurrë nuk do të fitojnë herën e tretë përmes kesaj shfaqje të shëmtuar.

Im atë nuk bëri gjithë atë sakrificë që një ditë Partia Demokratike të bënte këtë që bëri sot sepse – ju po minoni parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit, me keq akoma. Im atë nuk kërkoi t’i japë fund 5 dekadave të sundimit komunist, që Shqiptarët që të jetojnë përsëri në frikë për të nesërmen. Frika nuk ka vend në demokraci dhe njerëzit e zakonshëm e dinë se kjo sjellje e pakicës nuk ka vend në një vend demokratik.

Me këtë sjellje mendoj se është e qarte se edhe e vetë e kuptoni se koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve. Ju nuk do të detyroni popullin e këtij vendi të zgjedhë ju nga frika.

Gjenerata ime edhe pse ja vratë shpresën vazhdojnë vlerësojnë demokracinë dhe skanë për të rënë pre e rikthimit në kohë. Gjenerata ime do shpresë, do alternativë, do vizion, do njerëz të mirë, e të till ka plot ky vend!

Ata që morën pjesë në protestën e PD në mënyrë të dhunshme këtë mbrëmje nuk e bënë këtë në emrin e tim atë, por të dhunshmit ishin një pakicë e vogël. Shumica e heshtur e Shqipërisë e di se udhëheqësit që shpërthejnë Molotov në vend të dialogut, nuk janë udhëheqës të cilët luftojnë për një Shqipëri si Evropa.

61 komente në “Rudina Hajdari: Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve”

    1. Levizja 1990 says:

      Zonja Hajdari! Sa per te qene korrekt shprehjen “E duam Shqiperine si gjithe Evropa” nuk e ka thene Azemi biles thone se ka ardhur nga zyrat e Ramizit. Boll me bemat e Azemit se e kemi pare si gjate grevave ashtu dhe gjate pushtetit.

      1. Cudia says:

        Mos ja ver re se keshtu i ka thene e ema. Te pakten ka shkruajtur dicka qe Patozi e ka shume te veshtire te thote. Eshte ne rruge te mbare persa i perket te berit politike si opozitare. Meriton nje BRAVO per kete!

    2. populli says:

      aman o rudina po e shkruaj me te vogel emrin tend se me dukesh shume e vogel edhe si fizik edhe si logjik , asnjehere nuk me ka pelqyer kjo femer , qe te jesh politikane ne rradh te pare duhet te jesh orator dhe nje njeri shume i zgjuar dhe keto ti e vockla e babit nuk i ke kjo dhe kur flet sikur ka ndonje guacke ne goje flet pa le qe llogjiken e ka moj kasolle ku na mblodhe , kjo nuk i njan as te jatit dhe as te jemes qe ishin bilbila ne te folur, kjo nuk e ka merituar te jete deputete por perfitoj nga i jati dhe PD e meshiroj dhe e futi ne rradhet e partise i beri dhe shkollen ne Amerike me fondet e partise por prap dru me pre mbeti e shkreta , prandaj o popull eshte kohe e humbur te merremi me rudinra pa lidhje, por me habit fakti pse i vellai rri neper mitingje e PD kjo do te kete ndonje problem me trurin e vogel , meqe ke dokumenta amerikane dhe meqe shkon shpesh ne amerike bej dhe nje vizite tek neuro/psikiatri moj rudinke e vogel sa nje gogel, mos harro se kemi dhe vitingun e mamit kete kohe dhe nuk e di si do ta kete fundin, do te rrojme dhe do shikojme o milet

    3. lola shehi says:

      Bravo moj vajze.

    4. ben says:

      Azemi ka bere maskaralleqe qe kjo cupa e tij nuk i di. Ai nuk u zemerua me Berishen per parime, por per kolltukun e Ministrit te Brendshem. Vrasja e tij u be per pazaret e felliqura qe beri me shitjen e armeve. Azemi vec hero nuk ka qene kurre. Sidoqofte, kjo cupa e tij deri tani ka bere ate qe duhet bere duke mos u bashkuar me turmat e shthurura te rrugaceve PD-iste.

  1. Vizioni says:

    Je nje engjell Rudina!Je shume me e mire se babai juaj!Vazhdo keshtu paster e dashur vajze!

  2. prind says:

    Bravo Rudina per kurajon!

    1. Bureto says:

      Jo dhe aq! Kurajo dhe sidomos zgjuarsi do të të ishte nëse Bashën do ta zëvendësonte me Berishën. Basha është një manekin, kloun i neveritshëm. Kushdo e kupton që çdo e keqe ka ndodhur në këtë vend këto vite ka emrin dhe vulln e ustajt të tij me emrin Saleh, të i është nënështruar kaq përulshëm gjithë establishmentit të djeshëm dhe i sotëm në atë parti. E gjithë kjo tragji-komedi, është një përjashtim në gjithë historinë politike të vendeve demokratike. Që një përbindësh të zërë për fyti një parti të tërë për afro 30 vjet, zor se ka politolog e psikolog që e shpjegon. Kur zëra si kjo cuca etj, nuk do të kenë kurajon ta vënë gishtin në plagë PD do shkojë keq e më keq dhe rruga e Shqipërisë në drejtimin e duhur do të vonojë shumë. E habitshme, por dhe për të ardhur keq, që demokratët të përfaqësohen nga specie si Noka e Paloka, Vokshi e Duma, Bardhi dhe Salianji, Dollapi, Balliu dhe firifiu, dhe do të jenë alternativë qeverisëse nesër për shqiptarët. Mos o Zot. Ndaj çdo ditë duhet të pyesni veten, ‘quo vadis’ PD?….Rama duhet larguar, një ditë do të largohet, por jo nga ju dhe jo në këtë mënyrë. Mbushni mendjen shqiptarëve se ai është më i keq, më i paaftë, më hajdut dhe më kriminel se Basha dhe suksesi është i garantuar. Dhe mos harroni ta nxirrni në pension politik atë, Ustain që shkatërroi shtëpinë tuaj të përbashkët, për të rregulluar e siguruar shtëpinë e vet. Tjetër gjë pastaj se ç’do të bëjë drejtësia me të.

  3. bekimi says:

    Eshte zeri i se ardhmes … ! Duhet edhe mbeshtetje nga populli ,…jo me perleshje por paqesore po politikane

  4. Beni USA says:

    Bravo,qendrim i drejte, Lul Basha eshte mash e Sali kriminelit, i duhet treguar vendi.

  5. Alumi says:

    Bravo Hajdari. Shpresoj te kete mendje te arsyshme si ti ne te djathten se po e shkaterrojne ate vend keta bandit dhe hajduter.

  6. Latif Qyramidhja says:

    Bravo bravo, bravo te ngrihemi te gjithe ne kembe dhe te denojme me çdo mjet e propagande kete maskarae qe na turperon ne syte e Evropes dhe te gjithe botes.!!!!!!!!!

  7. Gregori.Uk says:

    Bravo sakte.

  8. saliu says:

    Hyj ne zgjedhje Rudina se voten time familjarisht e ke per kandidatet tuaj.
    Grua fisnike…

  9. Niko Shpiragu says:

    Bravo moj vajze. Ky eshte qendrimi qe duhet te mbajne te gjithe njerezit normal. Ata qe bejne akte dhune jane vandale dhe kriminele ordinere e duhet te denohen me ashpersine me te madhe. Por ata gjejne shesh e bejne pershesh, mbasi ligji eshte ne duart e frikacakeve Rama, Lleshi e te tjere qe i lene keta huligane te bejne cfare tu doje qejfi e nuk u tregojne birucen. Ne se nuk goditen shkaktaret organizatore te dhunes e shkaterrimit, keshtu do te vazhdoje kjo pune. Sala shpreson se shqiptaret do te lodhen e do te bejne si ne 90-ten kur thane aman tia japim pushtetin njehere ketyre vagabondeve se nuk i durojme dot me e t’i provojme nje here me qe po lehin shume. Por shqiptaret i pane ata dhe s’duan tua shikojne me syte e tu degjojne emrin. Po te ishte ndonje kryeminister korekt me ligjin ata te gjithe do te rrinin urte se ne te vertete jane lepura dhe jo trima sic po mundohen te tregohen.

  10. Sweden says:

    Bravo per fjalet e mencura qe ke shkruar! Uroj sa me shume te rinj e te reja si ty te marrin Pd ne dore e ta heqin nga rruga .

  11. Gimi says:

    E vedtishme ne cfare kohe jeton,respekt.

  12. Robert says:

    Bukur! Dy zjarvënesit e Shqiperise si ndrikullat qe bertasin …”E Duam Shqiperine si Gjithë Europa” Nesër ne mengjes edhe se ështe e Djelë te vene vete para drejtesise …sigurisht duke marë me vehte edhe “kryetarët” e marëveshjes!!!!!!????????????

  13. Alban London says:

    Znj Hajdari respekt.Kryministria e adhshme e Shqiprise.Azemin e ke bere krenar per maturin dhe zgjuarsin qe ke.?

  14. operacioni zjarri says:

    Kush ta ka shkruar Rudina? Se ne e dime qe nuk ke aq tru sa per te bere nje artikull. Ta kete shkruar Edi?

    1. Tani says:

      Kur thua “ne” e ke fjalen per palla si puna jote qe ju shkerdheu populli dy here radhazi dhe ju ka lene rrugeve si lapera.Apo Jo.

      1. operacioni zjarri says:

        Jo, jo e kam fjalen edhe per ca letyra si puna jote qe deri dje shisje banane ne rruge ndersa sot me suguri punon ne ndonje institucion shteteror dhe po i ben qoken atij qe te mori nga rruga

    2. Xhemo says:

      Jo ja ka shkrujt sllobodanka

  15. xy says:

    Qendrim i drejt por vetem Azemin mos e zur ne goje se e qelb fare

  16. Toni says:

    Bravo Rudina…merre PD ne nga rruga e beje parti vlerash

  17. Alban2019 says:

    BRAVO. Me ne fund nje Demokrate e vertete

  18. Peço says:

    Kushdo që e do sinqerisht këtë vend, gëzohet me gjithë zemer, qe kjo vajze po tregon se ka marre vetëm të mirat nga i jati. Duket, këta veriorët të mirat i transmetokan tek vajzat, kurse të ligat në linjën e meshkujve. Dhe kam të drejtë në këtë që them.Ndokush mund t’më kujtoj Argitën, por të jemi të qartë, unë po flas për femra.

  19. olimpia says:

    Rudina….bej nje veprim te guximshem,hy ne zgjedhje bashke me Bindjen Demokratike.Ka nje mase te madhe njerezish te moderuar te djathte qe do tju bashkohen .Edhe ju do te habiteni nga ajo qe do te arrini,nderkohe qe banda e Berishes Bashes dhe Metes do te katandisen nen 10 perqind .Por vepro,vepro,vepro,sot jo neser,sepse neser eshte vone .Degjoje kete keshille nga nje person qe nuk voton kurre te djathten ,por per atedhetarizem deshiron nje shtet normal ku kultura dhe moderniteti te mposhte perfdundimisht fdeudofashizmin primitiv..Kultura amerikane te ka dhene ate force qe nuk mund te mposhtet .Por duhet guxim ,dhe kjo nuk duhet te mungoje .Dhe PS mos e shiko si armike ,PS eshte nje parti moderne,Rama nje liberal ,pavaresisht gabimeve sepse gjeti nje toke te djegur,kurre nuk mund te shnderrohet ne nje diktator.Nderkohe PS ka nje popull qe nxjerr dhjetra talente politike ,te cilet jane kundershtaret e tu te ardheshem …

  20. Pietro says:

    Komentet ne kete gazete jane qesharake ma shume se gjysma fillojne me ‘Bravo’duket se jane sajuar me zyrat e budallait nga Surreli,ndersa per kalamanin e shpifur Hajdari nuk ja vlen me u marrun me te se ka tru me koke sa zogu i pules

  21. Demokrat pe verteti says:

    Te lumte Ruaina !Ja o shqiptare cdo te thote te shkollohesh ne perendim jo si Luli qe nuk I dihet a ka bere shkolle ,apoMonika plagjiatura qe nuk dine alternative tjeter vetem Rama ik Mendesi si te Rudines e bejne qe te jemi opozitare e vellezer e jo me kete gjuhe kaq te hidhur duke share mallkuar parashikuar sa do jetoje Rama a thua se eshte e keqja e Keti vendi Keto Jane tmerr Vetem duke hyre ne politike te shkolluuar ne perendim do arrihet te votoj et per personin jo per partine gje qe do pastroje politiken nga llumi Me pare kishim vetem nje Berishe zaher nga goja tani kemi Monike Luli .. nuk eshte demokraci kjo C parti demokratike zeza eshte kjo qe nuk do dialog po lujte Si nuk e kuptoni qe nuk Ju kemi asnje borxh qe na turbulloni keshtu

  22. ADAM says:

    Olimpia Rudin eshte Shtriga Sali te Borbardha mos e degjo por ndiq zerin tend qe ke brenda teje dhe ne te Bashkohemi ty , Ti s’ke pse i bashkohesh askujt qe ka lind prej Buçes

  23. sam says:

    ky eshte fundi i Bashes dhe PD se tije por jo PD se vertet.

  24. Ariana Lula says:

    Fjalet e tua te bejne te besueshme.
    Bravo Rudina!

  25. John says:

    Per ato qe thua le te drejte, por per shembujt e te kaluares duke permendur dhe babin tuaj si person paqesor dhe lider te qarte ne pikepamjet e tij, je shume e gabuar. Nuk mund te te vleresojme dot me kritiken kundrejt akteve para historike we kryejne kafshet ne dy kembe, sepse as zgjuarsi dhe as kuroje kerkon qe ti krtikosh keto veprime.

  26. Jkoreshi says:

    Drejt Rudina me pelqen, por te tregohem i sinqerte Azemin nuk e kam pelqyer asnjehere ne veprimet e tij. I sherbim si i verber Saliun.

  27. vlor says:

    E NDERUAR VAJZA AZEMIT .MENDOJA SE AI VDIQE ,POR JO AI ESHTE BRENDA TEJE ,AI RON ,JAM I LUMTUR QE TI BERE ZGJEDHJEN E DUHUR EKSELENTE .ME babin tende jam takuare disaher ,takimi i fundit ishte aij i Fierit ku ju lutem ta shoqeronim pore nuk pranoj .Dikure 1992 shoqeronim Bacen sic e thrisnim Saliun por nuk mendonim kure qe te protestoshe dhe te kerkoshe lirin eshte burreri dhe jeten ta japeshe per Atdheun eshte dashuri per te .Si munde te ngreshe dore dhe djek gjerat me me vlere te DEMOKRACIS KRY MINISTRIN PARLAMENTIN PRISHJEN E PRONES PRIVATE ,.KETI VANDALIZMI QEVERIA SHQIPTARE DUHET TE TREGOJE VENDIN ,QE SOT JO NESER ,MBLIDHUNI MBRONI ME GJAK SHQIPERIN .

  28. A says:

    Poziconimi publik i z.R.Hajdari eshte tregues i trashegmnise harizmatike te babait saj i cili ishte nga te paret qe ndezi flaken e demokracise dhe ndoshta la tek e bija nje shkendije per nje fillim te ri ri!Nga mungesa e eksperiences ,presionit nga mbyllja hermetike etj ,te gjithe Ishim komfuz kundrejt demokracise dhe aq me shume A.H. qe njohu nga after bemat e monstrave pseudodemokrate .Prej perceptimit te gabuar te demokracise ai humbi instiktin e vetmbrojtjes.Ne se njerez te rinj do mund te ndertojne uren per te terhequr demokratet progresiv ,shume shpejt shoqeria do kuptoje se REBELET qe dhunojne demokracine ( BBMM e tjere qe i pasojne ) ,nuk kane asgje te perbashket me Demokracise . Duhen trajtuar njelloj si te gjithe personat qe thyejne ligjet…

  29. Lili says:

    Jo,dhuna eshte mjeti me te cilen ish komunistet mbulojne gjurmet e krimeve te tyre…Qofte krimet mbi njerezet qofte krimet ekonomike.. keshtu veproj komunisti berisha keshtu veprojne tash rama and gramozi qe shqiptaret mos te pyesin pse arka e shtetit eshte bosh..

  30. Dn says:

    Halla nuk kemi pare gje nga Rudina?

  31. Finoku says:

    E pra kjo eshte zgjidhja dhe rruga e veteme qe te shpetojne shqiptaret
    Ju kane marre peng Berishat Bashat Ramat e Metat
    Cohuni dhe ndiqini te tere nga politika te vijne njerez te rinj me vizione moderene europiane ne pushtet nga te tere krahet

  32. Hazeri says:

    Vazhdo rrugen qe ke nisur.Mbeshtetja do te te shtohet.

  33. Botoje merooooooo says:

    Per ty zonjushe nuk kemi ca te themi se nuk te kemi pare ne pushtet,por per babain tend te jesh e sigurte qe po mbrapa Saliut do ishte.Edhe Rama Luli Meta Monika etjj me bekimin e dyshes Berisha-Nano kane ecur perpara.Kto horra jane e njejta kupole hajdutesh,kto protesta jane per te ndare popullin ne tifoz partish,se po u bashkua populli kunder te gjithve bashke kto horra ja mbathin

  34. Show your face says:

    Bravo ,Rudina

  35. Thanas Tane says:

    Ligjerimi me i mire qe Rudina ka bere qe kur ka hyre ne politike.

  36. Miri says:

    Rudina Hajdari, vazhdo kwshtu se po fiton respektin dhw mbeshtetjen e te gjitheve, BRAVO !!!

  37. dikushi says:

    Dod Rudina iku.- Ku shkoj dom Pal? – Nuk e di.. iku iku! -Pse s’thu qe norem fun. S’na metet veç nji rruge t’arratisemi ti po deshe hajde me mu. – Ah c’na boni bushtra! -Nue hape Nue ..Nuee…hape Nueeee ahhh..
    Ketij fragmenti nga filmi “Komisari i drites” mund ti nderojme emrat dhe i rri fiks situates.

  38. MACOKU says:

    mene fund po del nje filiz e re bravo ske nevoj votat vin vet vazhdo kshu mos ke besim tek asnji ne votimet parlamentare e gjith kasta e vjeter ta bejne mir esapin te lumt moj vajze votat e emigranteve ne greqi do i kesh mas vetes bravo bravo bravo FM

  39. Amadeus says:

    Bravo Rudina .Demokracia ka harruar deren tek PD .Ne vend te saje kahyre barbariana dhe kafsheria me flake dhe barut TURP Te ahporret sae pare lulzim basha qe mos I mbifte fara ketij krimineli

  40. demokrati says:

    Paska akoma gra te zonja ky vend … Une kujtoja ndryshe ….

  41. Kasem gahinji says:

    Cfare do te thuash per problemin ,jam dakord.por me azemin,te lutem mos u mburr.e njohim mire kush eshte.per nje vend pune,ne bashkepunim me mjekun e brigates tropoje u lirua nga ushtria para kohe me kartele si skizofren.kush nuk beson te pyese dhe kerkoje se e gjen.mjekun e keni ne durres,ushtarak ne pension.krimet e azemit ,azemin si trafikant armesh e njohin te gjithe..prandaj mos u hap asaj ane.eshte si te lash mutin azem me shurren tende dhe atij qe ta ka shkruar.

  42. Ari says:

    Nuk eshte fjalim, as deklarate. Eshte PAMFLET !

  43. Mukdezi says:

    Me pelqen thirrja qe bene kjo cuce e sinqeriteti qe kerkon te tregoje ne kete kohe!Nje pyetje do te doja te beja:A eshte e rastesishme qe Ti e “derguara” e perendise si Saliu ne vitet 90 je kundra e yt vella Kirri eshte me Lulin i reshtuar?Sa per t’ Yt ate e bemat e tij ,ti nuk e ke jetuar ndaj na i lere neve t’ia numerojme , ku ku erresohej nuk gdhihej!Kam pershtypjen qe ti krahas perpunimit i ngjan me shume Fatmires se sa te nderit Azem qe ishte krahu i armaosur e i perdorur i kryekrimit Berishe !Ndaj leksionet qe ke marre kur ishe e shtruar pertej Atlantikut mos na i servir ne pjatat tona por haji per vehte se mire te bejne!Sa per djegjet e aktet e dhuneshme kjo parti ku ti aderon i ka ne programin e saj e figura qe Ju permendni se nuk do ti lejonte keto djegie e shkaterime edhe vreshtat ka djegur e jo me pastaj te flasesh per “trimerite ” e tij te skutave!Uroj me gjithe zemer qe te vihet ne jete fjala e urte popullore qe nga gjembi del trendafili por me pelqen shume kur ky filize rritet ne toke natyrale e jo e pleherisur me kimikate si Saliu ne vitet 90!Historia e dhimbshme e ketyre viteve e krijimin e bandave qe edhe sot djegin e shkaterojne ,na ka lene nje shije te hidhur per mese 28 vite,sepse ju jo se nuk doni por vetem ate dini e ndaj mos u mundo te piqesh jo ne stinen tende pasi vertet Ju mund te keni nje edukate perendimore por ju mungon kapaiteti e shkelqimi per te qene nje politikane me vizion te laget e te qarte!Dikur nje tiroans i vjeter e i ndigjuar ne boten e sportit Lym Alla , pat thene nje batute se :Nuk behet buke gruni me mjell misri!Kur su be bisha Sali por mbeti shpellar,hiqeni nga mendja se ju keni me ja dal!N.q.se Lulin e ka thirre ne politike Salija ,ty te sjelle Nena dhija!

  44. EJ says:

    Pordhë me rigon.
    Është shumë shpejtë për ty Rudina të përfitosh ndonjë gjë , por zhvillo njëherë personalitetin tënd dhe planin tënd e mos u mer me të tjerët qofshin zagarët e vjetër qofshin këta të djathtë apo të majtë. Dhe mos e krahaso tët atë me të tjerë nëpër media, sepse ti ke vetë personalitetin tënd.

  45. Lennard says:

    E ke Timonin ne Drejtimin e Duhur.JEPI RUDINA!!!

  46. selami says:

    Bravo! Megjithese me pak esperience ne politike po tregon pjekurine qe nuk e ka askush ne PD! E ardhmja e politikes!

  47. RUDINA TREGO SA TE KUSHTOJ SHKOLLIMI NE USA says:

    RUDINA- per te qene e vertete, trego si u shkollove ne usa,trego sa kushtoj shkollimi juaj,akomodimi,beje vetingun e gjyqtares FATMIRA HAJDARI
    deklaroni si familje ndertimin e viles etj etj. per te ecur me kemebet e tua pa u penguar gjate rruges ne politike mos lejo veten te perdoresh.
    Deklaratat e tua jane shume fallco sepse gjaku nga rrjedh ti tregon dhune, hajduteri.meso shqip njehere mesohu ne realitetin shqiptar .
    MOS NA HAP BARKUN me parimet demokratike se kemi pare demostrata neper bote.
    Boll mereni me kete bib

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje