Dhuna fizike e protestuesve ndaj reporterëve dhe kameramanëve, reagon Unioni i Gazetarëve: Dënoncojmë me forcë, drejtuesit e opozitës të distancohen

12 Maj 2019, 15:54Politika TEMA

Uninoni i Gazetarëve ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj disa reporterëve dhe gazetarëve nga militantët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Ndër të tjera, UGSH nënvizon:

Denoncojme dhunen e ushtruar mbi disa reportere dhe punonjes se medias

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare Tirane me 12.05.2019

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon me force dhunen e ushtruar gjate dites se djeshme, date 11.05.2019 ne menyre te pashembellt mbi disa perfaqesues te mediave te ndryshme, gjate raportimeve per protesten e opozites se vendit.

Dhuna fizike mbi reportere dhe operatore te disa mediave si Top Channel, ABC News, Report TV etj, perben nje akt te pandodhur prej kohesh ne praktiken e raportimit te veprimtarive apo aktiviteteve politike ne vend.

Dhuna fizike, agresiviteti verbal dhe sidomos aktet e dhunimit dhe shkaterrimit te mjeteve profesionale te punes nga persona te ndryshem ne mjedise te ndryshme, shpesh edhe te maskuar, gjate kesaj veprimtarie perbejne nje goditje mbi gazetaret dhe mediat e vendit.

Fatkeqesisht ne kesi aktesh nuk mungojne edhe individe te veshur me uniformen e policise, çka e ben edhe me shqetesuese situaten.

 UGSH kerkon nga autoritetet e Policise se Shtetit te identifikojne dhe vene para pergjegjesise ligjore te gjithe personat qe dhunuan gazetaret dhe punonjesit e mediave.

Kerkojme nga autoritetet e drejtesise te hapin procese per seicilin rast dhe te hetojne dhe ndeshkojne ligjerisht personat qe moren persiper dhunimin e perfaqesuesve te medias.

Ne te njejten kohe apelojme prane autoriteteve me te larta institucionale dhe shteterore te reagojne energjikisht per ndaljen e klimes agresive dhe te rrezikshme ndaj gazetareve dhe mediave.

U kerkojme drejtuesve te opozites politike te vendit te ushtrojne ndikimin e tyre per garantimin e normalitetit dhe sigurise ndaj çdo gazetari, fotoreporteri dhe operatori ndersa, jane ne krye te detyres per pasqyrimin e veprimtarive dhe aktiviteteve politike ne liri dhe mevetesi te plote.

Rikthimi apo riperseritja e dhunes mbi gazetaret eshte akt kriminal mbi gazetaret ne pergjithesi. Sekuenca dhe akte te tilla e kthejne Shqiperine pas dhe e renditin ate nder vendet me demokraci plotesisht te kercenuar.

Unioni i Gazetareve Shqiptare gjate diteve ne vijim do te kerkoje me kembengulje dhe forma te shumta, ndeshkimin e dhunuesve te gazetareve dhe punonjesve te mediave gjate episodeve dhe zhvillimeve te dates 11.05.2019.

Per organizaten tone liria dhe siguria e gazetareve pas ngjarjeve te tilla, jane te rrezikuara dhe provokuara si asnje here tjeter.

 Zyra e Shtypit Unioni i Gazetareve Shqiptare

4 komente në “Dhuna fizike e protestuesve ndaj reporterëve dhe kameramanëve, reagon Unioni i Gazetarëve: Dënoncojmë me forcë, drejtuesit e opozitës të distancohen”

  1. ¬ says:

    I themi këtij minoriteti të opozitës të mos e vazhdojn më tutje këtë avaz. Me ne bashkohet në condamné BE, ambasadat në Tiranë, OSBE dhe agjensit turistike. Ngulin këmbë si mushka tru peshqit.

  2. Gri says:

    Po Endi Capo top…. ca thote! Kaz nonje koment ai analiste b…… Eshte dakort?
    Jo per ndonje gje po kishte bere nje analize qe fliste per bandite te Rames dhee ke pare ti asnje komente per ” engjejt ” zjarr- molotov venes te S.Berishes! O Andi po Berisha ka bandite?

  3. agush says:

    Si ka mundesi qe jane goditur vetem media prane pushtetit? Aty ishte edhe ORANEWS, NEWS24, reportere te huaj e shume media te tjera vendase. Cfare shenjestre keta te opozites, i kane gjetur fiks gjobevenesit e Top Channel, pashtyllesat kurrizore te ABC NEWS, dhe bythelepiresit e Bollinos, qe nuk dallon dot arome tjeter vec asaj te pordheve te Rames, madje keto i perdor per parfum. Vazhdoni temenane ndaj “pusht-edit” se kjo Shqiperi vemjesh qe po ndertohet perdite, nuk do ju ktheje dot ne flutura, do negeleni vec krimba te perbuzur, por edhe rrini te qete, valet e mendimit qytetar nuk hyjne brenda zyrave tuaja ne katet e larta te pallateve te reja, keshtu qe pyesni njeri – tjetrin dhe lumturohuni nga pershtypjet brenda zyres, gjeni forcen aty, mprihni gjuhen dhe vazhdoni punet llapiste per nder te Liderit Suprem, qe kanate te hapur ne bote sot ka vetem Arabine Saudite dhe Turqine.

  4. deshira says:

    I turperuat qelbesirat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje