Do pengohen zgjedhjet? Rama: Për fytyrat e Lulit dhe fallxhores do shkoni në burg?

12 Maj 2019, 15:14Politika TEMA

Kërcënimeve të opozitës jokuvendore se do të bllokojë procesin zgjedhor, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur i vendosur duke i kujtuar Kodin Zgjedhor dhe ndëshkimet nëse preken zgjedhjet.

Rama ju drejtua me një thirrje edhe personave që ndjekin ende opozitën në këtë rrugë të nisur, duke thënë se nuk ja vlen që të heqin dorë nga liria e tyre duke u futur në burg, për pushtetin e Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit.

“Ata që dje ishin mbledhur këtu dhe që ushtruan dhunë dhe që u sollën vërdallë 7 orë nëpër Tiranë si huliganë futbolli të dehur tapë dhe të dëshpëruar nga humbja, nuk janë as Shqipëria as demokratët shqiptarë. Të tillë mund të gjesh, mund dhe të paguash, mund edhe t’i mbledhësh aq sa ishin dje. Në Shqipëri 5500 qendra votimi, dhe mbi të gjitha edhe shumë nga ata në ditën e zgjedhjeve do të jenë informuar plotësisht se çfarë të ndodh nëse prek procesin zgjedhor, e ka kodi Penal, është shumë i qartë, është shkruar bashkë me PD kur ishte në qeveri dhe është një nga produktet më solide të konsensusit politike se çfarë do ndodh kush prek zgjedhjet.

Rama tha përmendi një shprehje të popullit, për të treguar se nuk mund të tregohet i ulur përballë një situate që sipas tij dëshmon frikën më të madhe të opozitës: humbjen në zgjedhje.

“Shprehja hapi rrugë budallait bën sens në jetën e përditshme, por kur flasim për mandat e vini dot veten në pozitën e atyre që më kanë besuar mua, që ishin dhe janë shumica? Kjo është qorrsokak, nuk ka nxjedrrë asgjëkundi asnjë parti politike. Problemi është se nuk më mundin dot me zgjedhje dhe kërkojnë t’i bëjnë njerëzit sa më të dëshpëruar”, tha kryeministri Edi Rama.

4 komente në “Do pengohen zgjedhjet? Rama: Për fytyrat e Lulit dhe fallxhores do shkoni në burg?”

  1. ¬ says:

    Në 1990 – ën, Amerika na propozonte një Parti demokratike me zgjedhje të rregullta dhe shkëmbime idesh, ndërsa sot kemi një grup që pengon zgjedhjet dhe shkatëron vëndin.

  2. Zigur Qarri says:

    Te lumt Kryeminister!Po,zgjedhjet nuk duhet te pengohen,ata qe i pengojn,te futen te gjith ne burg.
    Le te shpresojm se je esell dhe do ta mbash fjalen,e nuk ke deklaruar nen efektin e droges,si gjithmone.

  3. ?????????? says:

    Jo o Ram , jo !
    Në burg do të shkojnë për kriminel Berishën dhe hajdut Mrtën .S’i di mirë ti këto punë . Më dëgjo mua , që mi ka thënë ca llafe në gazetë Kreshnik Spahiu .
    Ai është i brendshëm dhe i di mirë horlliqet e tyre.
    Sa për Lulushen , ai tani s’del dot .I janë ngjitur këmbët .
    E futi Berisha dhe po e zhyt Meta . Luli po luli mo.

  4. Labi says:

    Jo, do zhdukim ty, pastaj me vone, bucen Mona dhe hajdutin e trete per nga vjedhja-Lulin,
    Por ti ,je i pari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje