Hodhën bomba molotov, kapsolle dhe gurë, Policia: 50 të arrestuar, hetohen Strazimiri, Noka dhe Gazmend Bardhi

12 Maj 2019, 13:10Kronika TEMA

Policia e shtetit bën me dije se ka proceduar 84 persona për aktet e dhunës ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ku ndër 50 ndër ta janë  arrestuar.

Gjithashtu policia bën me dije se po procedohen në gjendje të lirë dhe disa ish deputetë dhe zyrtarë të PD,. konkretisht: Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë – 84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente.

Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas në rrugën “George Ë. Bush” si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si tek dyert dhe ambjentet e Kryeministrisë, të selisë së Kuvendit, tek selia e seancave parlamentare, tek dyert e Ministrisë së Brendshme, kane thyer e shkaterruar ambientet e disa subjekteve private e publike, si dhe tek godina e Kryeministrise kane hedhur bojë ne pjesen e murit nga ana e Bulevardit.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 50 persona, per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.

Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 31 persona për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (TemA)

 

 

 

9 komente në “Hodhën bomba molotov, kapsolle dhe gurë, Policia: 50 të arrestuar, hetohen Strazimiri, Noka dhe Gazmend Bardhi”

  1. ¬ says:

    Do ja fusim PD-së dy këmbët në një këpucë.

  2. Gri says:

    O policia! Me Noken mos u merrni! Eshte ne rregull! Detyrat e dhena udb dhe SB po i kryen ne rregull.
    Shiku duhet te merret me te!

  3. selami says:

    Te thirren Basha dhe Monika te japin llogari se perse degjeneroi ne dhune ndaj institucioneve kjo e ashtuquajtur proteste!

  4. pervoja says:

    Ne cdo shtet te botes kur sulmohet policia me molotov apo mjete te tjera, policia ka autorizim te plote te reagoj me cdo lloj menyre. Merrni ekspert policie nga Italia apo Greqia , te mesoni se si reagon ne te tilla raste policia.

  5. Popull says:

    Te ndiqen penalisht luli e kokemadhja qe me fjalimet e tyre ngriten e frymezuan uliganet te sillen ne ate fare menyre

  6. siguri e dobet says:

    Nuk ka rajon policie ne asnje vend , ku kangjellat rrethuese jane 1 meter te larta nga ku mund te hyj kushdo.

  7. Raul says:

    Po nuk u arrestua Flamur Herman Geringu i Pd leshelis dhe Strazo me patllake si dhe Gazmend Henrih Himleri naziskinet do bëjnë përsëri rrëmuja si ato me këmisha kafe që i udhëhiqte Remi shoku i ngushtë i Fyrherit

  8. bashkimi says:

    Mjaft se na hapet barkun me kto arrestimet tuaja , shtet legen pa shtyll kurrizore , sa i çoni banditet ne polici , vjen luli me shkok i lironi me vrap , kur nuk keni byth mos i ngacmoni se naj shpifet , shtet zhulc pa dinjitet , nuk bejn dot rrugaçet shtet , shteti nuk do homoseksual ta drejtojn ate , do burra me byth , qe kur ti arrestojn tja humbasin vulen tja hedhin malokve çelsat ne det dhe shikoini kta malokaret sa trima jan , kta legena , qe kur kishte shtet , vinin ne tiran me bilet dalje dhe ishin te lumtur dhe si qingja te urt . por politikan qe jan deri ne gryk vet me vjedhje shkelje ligji dhe krime nuk kan byth te denojn njeri , se e njofin rrotacionin dhe e din vet qe jan per pushkatim me zullumet e tyre jo per burg , dhe bejn filma me gjoia sikur bejn arrestime. filma me bandat e politikes ton sot.

  9. bashkimi says:

    Mjaft se na hapet barkun me kto arrestimet tuaja , shtet legen pa shtyll kurrizore , sa i çoni banditet ne polici , vjen luli me shkok i lironi me vrap , kur nuk keni byth mos i ngacmoni se naj shpifet , shtet zhulc pa dinjitet , nuk bejn dot rrugaçet shtet , shteti nuk do homoseksual ta drejtojn ate , do burra me bole , qe kur ti arrestojn tja humbasin vulen tja hedhin malokve çelsat ne det dhe shikoini kta malokaret sa trima jan , kta legena , qe kur kishte shtet , vinin ne tiran me bilet dalje dhe ishin te lumtur dhe si qingja te urt . por politikan qe jan deri ne gryk vet me vjedhje shkelje ligji dhe krime nuk kan byth te denojn njeri , se e njofin rrotacionin dhe e din vet qe jan per pushkatim me zullumet e tyre jo per burg , dhe bejn filma me gjoia sikur bejn arrestime. filma me bandat e politikes ton sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje