Policia në Vlorë dhe Sarandë ka sekuestruar në total 98 kilogram kanabis sativa në dy operacione, ndërsa në pranga janë vënë 3 persona.
Sipas Policisë, operacioni antidrogë në Sarandë, u finalizua me sukses.
“Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në Vlorë, u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Kota”
“Policia ka bërë të mundur bllokimin e një automjeti tip “Mercedes Benz” në aksin rrugorë “Lapardha-Kotë”, Vlorë, ku nga kontrolli i ushtruar në të u gjet një sasi lënde narkotike me peshë totale 15 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, sqaron policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorive respektive Sarandë e Vlorë për veprime të mëtejshme.
Po punohet. Detyra e kryeministrit është si vera, sa më shumë vite të qëndroj aq më e shijshme del., përsa i përket PD-së që më kujton Partin e Punës në monizëm ku na izolonte me botën po dhe demokratja dashje pa dashje, me trazira largon investisorët, turistët, negociatat dhe rininë.