Ambasada e Britanisë së Madhe: Dënojmë dhunën në protestën e opozitës dhe intimidimin e ambasadorit të OSBE, nuk janë zgjidhje për ngërçin aktual

13 Maj 2019, 17:26Politika TEMA

Ambasada britanike ka reaguar lidhur me protestat e opozitës.

Ambasadori Duncan Norman dënon veprimtarinë e dhunshme të aktivistëve të opozitës ku u bën thirrje për maturi.

“E drejta për të protestuar është përbërës themelor i një demokracie të shëndetshme.

Por protestat duhet të jenë paqësore.

 Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit nga e cila u plagosën si policë dhe protestues dhe shkaktoi dëme në pronë.

Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë të jenë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.

Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në rezidencën e tij zyrtare. Nuk ka vend për veprime të tillë në një demokraci moderne.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën ngërçi tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigje”, deklaron ambasada britanike.(TemA)

1 komente në “Ambasada e Britanisë së Madhe: Dënojmë dhunën në protestën e opozitës dhe intimidimin e ambasadorit të OSBE, nuk janë zgjidhje për ngërçin aktual”

  1. ???????????????????? says:

    Dhunën e organizon Berisha, dhe Meta për mbrojtje personale .Militantët , s’janë masa e gjerë popullore.
    Protesa ,s’e ka mbështetjen popullore.
    Mos lejoni Berishën të djeg Shqipërinë .
    BE , NDIHMONI SHQIPËRINË .!
    BERISHA, KRIMINEL !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje