Gazetarja Mira Kazhani ka qenë e ftuar e Rudina Xhungës në emisionin e së martës në News24 “Dritare me Rudinën”, ku ka folur edhe për aksidentin e disa javëve më e parë.
Ajo ka dhënë lajmin e mirë për djalin që aksidentoi me makinë, për të cilin tha se është jashtë rrezikut për jetën, por do i duhet kohë për rikuperimin e plotë.
Jo pak e emocionuar dhe gati në lot, Kazhani tha se nuk ia uron as armiku atë që i ndodhi.
“Djali e ka kapërcyer momentin e krizës me jetën, sigurisht do i duhet kohë për rikuperimin e plotë.
Nuk e kisha parashikuar që do më pyesje.
Duhet të jemi gati për tu përballur dhe me fatkeqësitë si e imja.
Është një ngjarje e rëndë që s’do ia uroj as armikut.
Jam lutur shumë për shëndetin e atij djali, është shumë i ri, është shumë i vogël, nuk është si gjithë të tjerët as si unë, as si vajza jote.
E kam përjetuar si gazetare, si vajze, është një gjë që ende më prek.
Sulmet dhe spektakli i fotoshopeve i atyre që iu ka ngecur ora shumë mbrapa nuk më ka prekur se kisha një shqetësim të rëndësishëm, që ishte jeta e atij djali.
Nuk ka rëndësi nëse ka apo jo faj. Ishte e premte kur e pashë djalin me drejtorin e spitalit, ishte tamam e premte.
Kam nisur të besoj”, tha gazetarja.
Po mire moj Mira po te te mos te pyeste Rudina Xhunga per aksidentin per ç’fare mund te pyeste tjeter!Ky eshte kazani qe thote i madhi Edi.Ndaj mos u befaso ne kete bote te kazanit meditik se per kete lajme dreqi ta haje kane mbaruar edhe studimet ,ndaj si thua ti mos ta kenaqin ndopak qytetari digjital !Kjo eshte eleganca e gazetarise shqipetare!
Urimet me te mira per ju zonja apo zonjusha Mira! Mos harroni asnjehere qe jemi shqiptar dhe si te tille hipokrizine, pabesine dhe urrejtjen e kemi ne gjak dhe aq me teper kur je nga veriu. Po ju tikujtoj nje thenie te Fishtes:” Mjer shqipnia kur te zbresi malsia”!
Sa shpejt behet fajtorji viktim ne shqiperi, kush eshte viktima ketu ? Kjo apo ai qyqari? Kjo vazhdon ta perdori pasi e shtypi me makine si trofe ate. Mos harrojme qe eshte nje video dhe tek protesta e studenteve tek 21 dhjetori dhe kjo stjuardesha e lasgushit i dha gaz makines qe te shtypte studentet qe protestonin kunder bab Rames. Shame on you goce. Largohu nga ekrani dhe mbaj pergjijsi perpara hetusve.