Pëllumbi: Dialog, por 30 qershori i panegociueshëm. Çfarë politikani je kur predikon se nëse s'ikën ti, e çoj vendin në luftë civile

14 Maj 2019, 21:31Politika TEMA

“Kryeministri Rama dhe mazhoranca ndodhet në pozita kushtetuese. Do zhvillojmë zgjedhje në datën e dekretuar dhe populli ftohet të votojë.

Rama nuk po bën ndonjë gjë ndryshe, po zbaton ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ndërkohë që pozicioni i opozitës është të shkelet Kushtetuta”, – theksoi deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi i ftuar në studion e “Report TV”.

Duke folur për situatën aktuale dhe mundësinë e dialogut për daljen prej saj, Pëllumbi theksoi se data e zgjedhjeve nuk mund të shkelet, ndërkohë që mund të dialogohet për gjëra të tjera.

“Ne jemi për dialog dhe nuk e mohojmë. Data e zgjedhjeve është e panegociueshme, pasi është në limitin e saj.

Data nuk mund të shkelet, mund të dialogohet për gjëra të tjera, për hapjen e afateve për kandidatët e partive opozitare jashtë sistemit, por jo data e zgjedhjeve se nuk e shtyn dot më.

Më 1 korrik kryebashkiakët aktualë nuk firmosin më, mbeten qytetarët pa shërbime”, – theksoi Pëllumbi.

Ai u ndal edhe tek dhuna e përdorur në protestat e opozitës.

“Policia është pjesë e shtetit, jo e pushtetit, pavarësisht se varet nga qeveria dhe unë nuk di asnjë vend të botës që të protestohet kundër policisë.

Policia garanton mbrojtjen e protestuesve, institucioneve dhe qytetarëve të thjeshtë.

Të godasësh policinë me mjete shpërthyese e bomba molotov, nuk di se çfarë emri mund t’i vihet”, – theksoi ai.

Pëllumbi bëri thirrje që të vijë momenti që të sillemi si një politikë e një shteti të pjekur demokratik.

“Çfarë politikani je që predikon që nëse nuk ikën ti, e çoj vendin në luftë civile. Kaq e papjekur je si opozitë”, – theksoi Pëllumbi.

Në lidhje me paralelizmat e protestave, Pëllumbi shtoi se PS nuk ka bërë asnjëherë protesta para zgjedhjeve, por pas, për shkak të atyre që kanë ndodhur në zgjedhje, dhe jo me paramendimin për ato që do ndodhin në zgjedhje.

“Aksioni i opozitës si në vitin 2017, ashtu edhe tani në 2019, bazohet mbi supozimin do i vidhen votat”, – tha Pëllumbi.

1 komente në “Pëllumbi: Dialog, por 30 qershori i panegociueshëm. Çfarë politikani je kur predikon se nëse s’ikën ti, e çoj vendin në luftë civile”

  1. allau dhe perndia says:

    Opozita nuk eshte opozite,njerzit qe merren qe protestojne me dhune duke shkaterruar dhe duke bere lufte me policine e shtetit mire bejne sepse policia e shtetit eshte policia me e dobet ne bote,eshte policia me mizerje e pa pregatitur per te qene polici e shtetit.Protestuesit dhe drejtuesit e opozite fashiste jane armiq te betuar, jane tradhetar,kryekrimineli nazist shpellari i malesise te dragobise.Kjo fytyre eshte figura me e ndyre qe ka lindur ne shqiperi ne gjithe historine e saj,dhe ky njeri vazhdon te jete i gjall.Grupi qe drejton ky nazist hitlerian nuk jane shqiptar, jane me origjine te huaj kosovar dhe Serb.Policia e shtetit duhet ti therres mendjes o te jete police o te mos marr dhe te genjeje veten e tije se eshte police me fytyre dhe rroba polici. Policija nuk preket nga asnje huligan apo rrugac, kush e qellon apo e prek me cfardo dhunimi, qelloje dhe vraje ne vend ashtu sic vepron policia e botes,hajde dhe behu trim apo ta prekesh policine e SHBA,hajde provoje po ta mbajti bytha, hajde, Klevis Balliu bashke me baban tend repacuk maskara,hajde provoje Trimerin tate, hajde zagar i ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje