Arben Skënderi nga Bindja Demokratike është rivali i vetëm i Erjon Veliajt në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për Bashkinë e Tiranës.
Skënderi ishte i ftuar në A2 CNN, nga ku u shpreh se për të është një sfidë e madhe.
Ai thotë se ky shtet e ka vrarë modelin social, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.
“Qytetarët e Tiranës, por edhe të gjithë Shqipërisë janë lodhur me këto sfida të pakapërcyeshme dhe ne po jetojmë në një realitet shumë të tensionuar këto kohë.
Tirana sot ka një punë të matshme, pasi kanë kaluar 4 vjet.
Ne jemi nisur të garojmë në disa bashki pasi e djathta ka nevojë për zë.
Ajo që ka nevojë Tirana është modeli social me të cilin në qasemi sot, ky model është vrarë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.
Ky shtet e ka vrarë modelin social.
Qasja e Bindjes Demokratike ka qenë që ti propozojmë njerëzve të ngjashëm të tyre, njerëz të rinj, që vijnë nga biznesi, nga fusha të ndryshëm të jetës, që kanë mundësinë të kontribuuojnë edhe për qytetarët”, shprehet Skënderi.
O Beni me gjith respektin po pse ky shtet e ka vrare modelin social? Po pse
sipas teje ekzistonte përpara kshu?
Ktë që thua ti mund ta hajn te huajt po jo ne.
Po ne kohën e sundimit 2 te Sales blerja me lista arriti pikun.
Je dhenderr i nje aktori te madh me një zë te spikatur. Di ti se çfarë beri Sala për ta reabilituar figuren e tij ashtu siç i takonte ne teater . Bëri nje M të madhe. Te pakten aktorin a madh Toçe e kemi fiksuar para 90 me disa role ku ai ne Arturo Ui esht ngulit ne mendjen tone. Po pas 90 çfarë roli iu dha sepse ne memorje nuk po më vjen ndonjë.
Mos u be utopik dhe cinik dy tipare qe nuk terheqin masat.
Urime partise BINDJA DEMOKRATIKE. Suksese.
Ky vetem nje fjale paska mesuar: ky vend e ka vrare modelin social! Dhe nje gje s’paska kuptuar; a e ka pare se çfare eshte bere ne Tirane keto vite apo ka qene ne enderr.? Une e kam pare qe nga Marsi, ai s’e shikon dot nga breket e Lanes!
Arben do te te bluaje mafia,do te te mbyte llumi i krijuar nga Erjon kermilli .
Ti zgjedhjet mund ti fitosh ne Tirane vetem po premtove qe do kthesh kioskat dhe baraket te lana,po hape lojrat e fatit dhe po prishe ç’ka bo lali Eri!Premto qe do e kthej Tiranen si ne kohen e Saliut e te gjithe te ardhunit kan me ta dhane voten or arben skenderi!Ka reputaion te madh drania Patosi puthadorasi i Sali Berishes!Kesaj i thone hiqja Lenes e vije Prenes or tej!