Andrew Fusek Peters ka qëndruar për tri orë në një kënetë në Shropshire të Anglisë, që të shkrepë imazhin e përkryer të një procesi të përvitshëm të një insekti.
Fotografi 54-vjeçar, regjistroi momentin e përkryer kur një pilivesë zhveshi lëkurën e vjetër dhe e la të kapur në degë, ndërsa hapi krahët që të fluturonte sërish.
Këto insekte janë shumë të rralla në Britani të Madhe, pasi janë rikthyer më 2010, ndërsa 95 për qind e tyre është zhdukur. (TemA)