Presidenti Donald Trump ka deklaruar një emergjencë kombëtare për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga “kundërshtarët e huaj”.
Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pengon kompanitë amerikane të përdorin telekomunikacionet e huaja, të cilat besohet separaqesin rrezik për sigurinë kombëtare.
Urdhëri nuk përmend asnjë kompani, por besohet se objektivi është Huaëei.
Gjiganti kinez i teknologjisë tha se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane.
Disa vende, të udhëhequra nga SHBA, ngritën shqetësime muajt e fundit se produktet Huaëei mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.
SHBA i ka bërë presion aleatëve të shmangin Huawei në rrjetet e tyre të ardhshme 5G.
Në një masë të veçantë, departamenti i tregtisë amerikane shtoi Huawei-n në “listën e njësive” të saj, një masë që ndalon kompaninë të blejë teknologji nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë.
Lëvizjet mund të përkeqësojnë tensionet midis SHBA dhe Kinës, që janë përshkallëzuar këtë javë me rritjen e tarifave në një luftë tregtare.
Huawei ka qenë në epiqendrën e luftës së pushtetit mes SHBA dhe Kinës që ka dominuar politikën globale gjatë vitit të kaluar.