Taksë për autostradën "Tiranë-Durrës"? Ministrja Balluku sqaron lajmin: Jo në shtator dhe jo pa u rregulluar rruga e vjetër nga Ndroqi

16 Maj 2019, 12:39Sociale TEMA
Taksë për autostradën "Tiranë-Durrës"?

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka sqaruar lajmin se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë.

Ajo thekson se Tiranë-Durrës nuk do të bëhet me pagesë as tani dhe as në shtator.

Sipas saj, në vjeshtë do të hapet gara për të zgjedhur koncesionarin fitues, kushti i parë i të cilit do të jetë zgjerimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa dhe sjellja e saj në parametra evropiane.

“Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim çdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë.

Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet.

Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë.

Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, tha Balluku.

Më tej, ministrja ka sqaruar dhe mënyrën si do të bëhen pagesat, duke thënë se gjithçka do të bëhet në varësi të rrugës që do të përshkruajë çdo automjet.

“Janë dy të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo cdo dalje të paguhet me një tarifë, nëse dikush do të dalë në Rinas apo…pra në varësi të rrugës që do të përshkruajë cdo automjet.

Pra tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike në Durrës apo në port.

Dhe e dyta, kush do që të jetë fituesi detyra e parë që do të ketë është përmirësimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa pa pagesë.

Më parë do të vendoset në dispozicion rruga, që Shqipëria do të përfitojë me parametra të rrugës nacionale, jo sikur është sot.

Fillimisht do të bëhet nga i njëjti investitor me kostot e tij për të filluar më pas punimet në autostradë”, sqaroi Balluku.

10 komente në “Taksë për autostradën “Tiranë-Durrës”? Ministrja Balluku sqaron lajmin: Jo në shtator dhe jo pa u rregulluar rruga e vjetër nga Ndroqi”

  1. Scorpions says:

    O ballgjone, kur t’i vesh trarin rruges Tirane-Durres duhet jo vetem ta zgjerosh (te kete tre korsi ne cdo krah), por te rehabilitosh rruget dytesore ne parametrat e kerkuar (pa nderprerje, jo sic jane tani) e te heqesh ate taksen e qarkullimit qe shkon 30 leke/l, ndryshe koncesionarit do t’i vihet flaka sic bene kuksianet.

  2. pyetje says:

    A ka ndonje projekt dhe preventiv per reabilitimin e rruges se Ndroqit dhe sa eshte vlefta per ta kthyer ate “ne standartet e nje rruge nacionale”? Apo do ti lihet investitorit qe te beje pazare me Balluket e Qeverise?

  3. Fredi says:

    Ik moj idiote! Na e kthyet cdo gje me lek, lek, lek.

    Duhet te paguajme edhe te marrim fryme!

    Maskarenj

  4. rroku says:

    Perse duhet vene taksa deri sa ata qe e bene nuk e vune…….
    Regulloni rrugen e Ndroqit se late nam si ju dhe ata plerat qe iken…..

  5. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Te vdekshin femijet, ty dhe te gjithe atyre qe jeni ne parlament. Paskeni qene kancer e kaluar kancerit.

  6. vlora.vlora says:

    na vini dhe ndonje takse per ajrin putane e qelbur

  7. Konçesioni i Rradhës says:

    Konçesioni i rradhës..
    Po si nuk ka pak gazetari investigative..
    Samiri i bleu zinxhirin e marketeve kësaj..kjo nga mbrapa por ne emër te kunatit dhe motres që e ka tek KPK se helbete ju duheshin ca cash i pastër..
    Tani si shperblim po i jep punë nga pasuria publike per nderin qe ju be..
    Se ça i duheshin Samirit Hippot??
    Saliu eshte kokrra e legenit por nuk ha mut kot ndonjehere ai..
    Shiko se keto që i trampolojne nga hiçi ne maja.
    Kot nuk janë..(perveç te tjerave).
    E rropët ate popull që ju vrafte zoti..!

  8. Taulant Palla says:

    M’shtilljani popullit te mbetur se e meritojm ?

  9. Blanco says:

    ketu dalin leket e Becchettit. qelbesira, ua moret frymen shqiptareve.

  10. Mare Nostrum says:

    E keni ndare mendej per te dale ne opozite? Si jua merr mendja te dilni e te kerkoni vota ne popull po bete me pagese ate rruge? As militantet e ps nuk kane per t’ju votuar. Po ate administratorin e DH Albania e gjetet, apo hetimet nuk po gjejne dot se kush eshte pas tij. Edhe laraskat e dine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje