Brokoli, një “armë” e fuqishme kundër tumoreve

17 Maj 2019, 15:17Lifestyle TEMA

Brokoli dhe perime të tjera kanë në përbërjen e tyre një proteinë që mund të hyjë në pjesën më të madhe të “armëve” antikancer.

Pier Paolo Pandolfi, drejtor i Qendrës së Kancerit dhe Institutit të Kërkimit të Kancerit pranë Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston, tregon se një proteinë e pranishme në një kategori perimesh si brokoli, lulelakra etj. arrin të “shuajë” gjenin që favorizon tumoret.

Ky zbulim është botuar në revistën “Science”.

“Një enzimë e quajtur WWP-1 mund të shpërbëhet nga një element natyral që gjendet te brokoli dhe perime të tjera të së njëjtës familje”, thotë Pandolfi.

Ky element, i njohur si indol-3-carbinol, është ende në fazën e testimeve preliminare, por shpresat janë që ai do të kthehet në bazën e terapive të reja antikancer.

1 komente në “Brokoli, një “armë” e fuqishme kundër tumoreve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje