Doktori francez akuzohet për vrasjen e 9 pacientëve

17 Maj 2019, 22:30Bota TEMA

Një doktor francez helmonte pacientët e tij që të mund të tregonte se sa i aftë ishte për t’u shpëtuar atyre jetën.

Anestezisti Frederic Pechier, 47 vjeç, dyshohet për injektimin e dozave vdekjeprurëse të klorurit të kaliumit për të shkaktuar arrest kardiak në tryezën e operacionit.

Ai akuzohet për 24 raste të tilla, ku përfshihen edhe vdekjet e nëntë pacientëve në një klinikë private të Besancon-it. Viktimat e tij varionin nga mosha 4 vjeç gjer në 80 vjeç.

Kolegët filluan të dyshonin se sa shpejt arrinte të diagnostikonte mbidozat e anestezisë. Pechier filloi të hetohej që në vitin 2017 dhe gjatë kësaj jave dyshimet ndaj tij janë rritur për 66 raste.

Ai i mohon akuzat, por sido që të jetë karriera e tij quhet tashmë e përfunduar.

Nëse akuzat provohen ai do të dënohet me burg të përjetshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje