NYT: Trump nuk dëshiron luftë me Iranin

17 Maj 2019, 15:31Bota TEMA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i tha sekretarit të tij të Mbrojtjes se ai nuk dëshironte luftë me Iranin, njoftoi ”New York Times”, ku sipas saj, tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit po përshkallëzohen.

”Trump dukej i palëkundur kur i tha Patrick Shanahan dhe të tjerëve se donin të shmangnin një përplasje ushtarake, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë mbi situatën”, shkruante gazeta.

Mediet amerikane kanë spekuluar gjerësisht se këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton dhe sekretari i Shtetit Mike Pompey, të njohur për qëndrimin e tyre të ashpër ndaj Iranit, po e shtynin presidentin drejt një konflikti të hapur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikën u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, dhe vendosën sanksione ekonomike, si dhe akuzuan Gardën Revolucionare si një grup terrorist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje