“Di si mposhtet Trump”, kryebashkiaku i Nju Jorkut i bashkohet garës presidenciale

16 Maj 2019, 21:00Bota TEMA

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, i është bashkuar garës demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai e cilëson veten si kandidatin më të mirë mes 23 të tjerëve, për të sfiduar presidentin Donald Trump.

Në një video të publikuar në internet, de Blasio nënvizoi një numër politikash me të cilat ka drejtuar qytetin, përfshirë pagën minimale 15 dollarë në orë.

Ai gjithashtu sulmoi drejtpërdrejtë kreun e Shtëpisë së Bardhë, duke e quajtur atë një tiran, dhe shtoi se është i pajisur mirë për ta mposhtur atë në 2020.

“Unë jam Nju Jorkez, e kam njohur Trumpin për një kohë të gjatë dhe ai është një tiran. Kjo nuk është diçka e re, por unë di si ta mposht atë. Mos u dorëzoni përballë një tirani, konfrontojeni atë dhe rrëzojeni”, deklaroi de Blasio.

Kryebashkiaku shtoi se Trump duhet të ndalohet patjetër. Duke njoftuar se ka fituar ndaj tij, De Blasio pretendon se do të triumfojë sërish në përballjen me presidentin. Brenda partisë demokratike garojnë 23 kandidatë, ndërsa votimi i parë për parapraket pritet të zhvillohet brenda 9 muajve.

1 komente në ““Di si mposhtet Trump”, kryebashkiaku i Nju Jorkut i bashkohet garës presidenciale”

  1. Miri says:

    Po ike or komunist i qelbur,ku ke fuqi te mundesh Trumpin ti?
    Ty nuk te voton partia jote jo me SHBA-ja.
    Deri tani te 23 qe kane shpallur kandidaturen Trumpi i mund pa asnje problem.

    Partia Demokratike ne Amerike eshte ne krize identiteti.Vari lesht!Parti evgjitesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje