Donald Trump thotë se shpreson që SHBA të mos hyjë në luftë me Iranin

17 Maj 2019, 09:17Bota TEMA

Presidenti Donald Trump tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të mos hyjnë në luftë me Iranin, mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme ndërsa një diplomat iranian nuk i kushtoi shumë rëndësi një mundësie të tillë.

“Shpresoj që jo”, tha presidenti Trump i pyetur lidhur me mundësinë e një konflikti me Teheranin, ndërsa ai filloi bisedimet me presidentin zvicerian Ueli Maurer të enjten.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë lidhje diplomatike, por Zvicra përfaqëson Shtetet e Bashkuara në atë vend të Lindjes së Mesme.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders përsëriti para gazetarëve më herët sot se zoti Trump do një “ndryshim qëndrimi” nga ana e Iranit dhe do të kundërshtonte çdo veprim agresiv nga Republika Islamike.

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Majid Takht-e-Ravanchi, e minimizoi këtë mundësi, duke thënë në një intervistë të enjten se vendi I tij nuk ka interes të shkallëzojë tensionet rajonale.

1 komente në “Donald Trump thotë se shpreson që SHBA të mos hyjë në luftë me Iranin”

  1. american16al says:

    Iran “trimi “ po i ul breket gradualisht. Duke ulur tonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje