Zgjedhjet europiane, populistët e Le Pen lënë mbrapa në sondazhe partinë e Macron-it

16 Maj 2019, 21:30Bota TEMA

Bashkimi Kombëtar (Rassemblement National) është në krye të sondazheve në prag të zgjedhjeve europiane që mbahen më 26 maj.

Sipas studimit më të fundit të kryer nga instituti Ifop-Fiducial për “Paris Match”, CNews dhe Sud Radio, partia e Marine Le Pen kryeson me 23.5% të preferencave përballë 22.5% të La Republique En Marche, partia e presidentit Emmanuel Macron.

Në vend të tretë renditen republikanët e drejtuar nga Francois-Xavier Bellamy, me 14%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje