Shakatë e motit: Për ski apo për plazh?

16 Maj 2019, 21:45Bota TEMA

Një resort për ski në Austri do të rihapet këtë fundjavë pas reshjeve të shumta të dëborës, të pazakonta për stinën.

“Ne po përgatiteshim për sezonin e verës, por shenjtët e akullit sollën temperatura të ulëta dhe dëborë…”, tha drejtori i stacionit, Rainer Rohregger.

Resorti Hochkar ndodhet në Alpet austriake, rreth 150 km larg Vienës dhe rreth 1800 m mbi nivelin e detit.

Ai ishte mbyllur që në datën 7 prill.

Pavarësisht temperaturave që shkuan edhe 25 gradë, moti mori kthesë të menjëhershme dhe nga reshjet e shumta trashësia e dëborës arriti rreth 70-130 cm.

Kjo është hera e parë që resorti i skive hapet dhe në maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje