"Kosova", Kuvendi i Serbisë seancë të jashtëzakonshme më 27 maj

17 Maj 2019, 16:09Rajoni TEMA

Kuvendi i Serbisë, më 27 maj, do të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën, bëri të ditur kryetarja e këtij institucioni, Maja Gojkoviç.

Në një konferencë për media, Gojkoviç tha se në seancë do të ftohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili do të sjellë një raport për Kosovën dhe do të marrë pjesë në debat.

Ftesë do t’i dërgohet edhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Gojkoviç tha se shpreson se në seancë do të marrin pjesë të gjithë deputetët.

Qysh në muajin shkurt, disa deputetë të opozitës në Serbi e bojkotojnë punën e Kuvendit, duke thënë se deputetët e pushtetit i shkelin procedurat dhe e pamundësojnë debatin demokratik.

Vuçiç, në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë, tha se është i gatshëm që të flasë për çështjen e Kosovës përpara deputetëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje