Kryetari i partisë së pensionistëve: I thashë Bashës, më ndërto selinë, që të djeg mandatin, se ma shkatërroi Voltana

17 Maj 2019, 09:28Politika TEMA

Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri, ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ai tha se ka biseduar me Lulzim Bashën dhe i ka kërkuar që Volata Ademi t’i ndërtojë selinë e partisë, në mënyrë që ai të digjte mandatin.

Duke qenë se, Basha ka dhënë përgjigje negative, Jenishehri e pranoi mandatin dhe sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në moshën 77 vjeçare.

“Luli na thirri të gjithëve. Ai më propozoi të digjia mandatin. Na solli një deklaratë.

Unë i thashë do ta djeg mandatin, por kam një rregull, duhet të pyes kryesinë.

I kam thënë gjithashtu, nuk e coj këtë letër, nëse Voltana Ademi, nuk më ndërton selinë e partisë time, që e ka shkatërruar me buldozer.

Luli më kishte thënë do bisedoj me Ademin dhe nuk e mbajti fjalën.

Kur vjen puna, Basha më merr në telefon dhe më thotë nuk e rregullojmë dot me kryetaren e bashkisë. I thashe kur ta bësh ti, unë djeg mandatin.

I thashë po shkoj në parlament, kur të bindësh kryetaren e Bashkisë, edhe unë e djeg mandatin”.

1 komente në “Kryetari i partisë së pensionistëve: I thashë Bashës, më ndërto selinë, që të djeg mandatin, se ma shkatërroi Voltana”

  1. Taku says:

    Palacollek, ja i behen muhabetet. Popull injorant…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje