Ligji për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve, i miratuar që më 16.04.1998 nuk është vënë asnjëherë në zbatim deri më sot.
Sipas dokumenteve, ky ligj është venë në zbatIm më datë 07.05.2019 ku drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, referuar nenit 55 te ligjit nr 8328 hartoi urdhërin për vendosjen e një ose disa të dënuarve nën një regjim të mbikqyrjes së lart.
Kjo, pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Korçës ku dy të burgosurit kanë tentuar t’i venë zjarrin institucionit dhe të rebelonin të burgosurit e tjerë.
Ky urdhër është vlersuar dhe konfirmuar nga gjykata e Rrethit Gjyqsor Korçë, duke e bërë kështu të vlefshëm urdhërin si dhe rrit sigurinë e jetës së burgosurve të tjerë por dhe e stafit policor të IEPV-ve.