Një i ri shqiptar është vënë në pranga pasi ishte arratisur nga banesa e tij sepse ishte dënuar me arrest shtëpie.
Bëhet fjalë për një hajdut vilash luksoze. 27-vjeçari ishte i palestruar dhe mburrej se ishte diplomuar në një universitet në Milano, ç’ka kishte bërë që mediat ta thërrisnin me nofkën “Doktor K”.
Në fakt, mediat e huaja kanë publikuar emrin e plotë të tij. Ai quhet Klodian Nikolli.
Fillimisht shqiptari ra në pranga në Shtator të vitit 2018.
Ndërsa në shkurt të këtij viti ndaj tij ishte dhënë dënimi “arrest shtëpie”. Mirëpo që prej ditës kur u zhvendos në banesë, ai u zhduk.
Klodian Nikolli u kap sërish më 8 Maj. Ishte një polic, ai që njohu targat e makinës me të cilën Nikolli po udhëtonte, një Mercedes i klasit A në ngjyrë të bardhë.
Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, autoritetet u vunë menjëherë në ndjekje të 27-vjeçarit.
Ky i fundit tentoi të largohej me makinë fillimisht duke shkuar në një zonë të braktisur. Më pas la veturën dhe u nis të vraponte, por u arrestua.
Në shtëpinë e tij, i riu shqiptar mbante orë të shtrenjta, piktura të shekullit të 20 dhe unaza diamanti.
Të gjitha këto ishin vjedhur në disa nga shtëpitë më luksoze të Milanos, ku shqiptari kishte hyrë duke shfrytëzuar pamjen e tij që nuk ngjante aspak prej një hajduti.
Klodian Nikolli ishte deportuar njëherë drejt Shqipërisë në vitin 2016, por ishte rikthyer sërish.
Ajo që habiti mediat italiane ishte fakti se pavarësisht se kishte hyrë i paligjshëm në Itali, ai frekuentonte palestrën, universitetin dhe klubet sociale.
Madje, Nikolli mburrej me Masterin dhe specializimin që kishte bërë në universitetin Bocconi të Milanos për ekonomi.
Ata që ka vjedhur 27 vjeçari kapin shumën e 8 000 eurove ndërsa ata që vijnë nga Italia për biznes, kapin shumën e 141 milion eurove. Është bërë Italia si Hekuran Xhambazi.
undefined
Hahahaha. I madh fare
E ka vendis emrin Doktor K doktor Kari ???
I papare esht treguar
Edhe keshtu duket si djal i mire gahahaha
Ka lezet shqiptari si ky , mashtrues i kategorise se rende , qe i bente italiankat fertele ???
Si shqiptar me kompleksin masiv të inferioritetit kulturor që kishte, dhe sipas zakonit të përhapur në shqipëri ku të blesh një dipllomë të ngre në opinionin e të tjerëve si ju, ky zotëria kishte fallsifikuat dipllomën e Bocconi të Milanos. Merita e vetme e këtij hajduti shqiptar ishte shërbimi shoqëror dhe tablloja reale e shoqërisë shqiptare. Për aparencën intelektual fallco, për esencën, hajdut i ndyrë dhe mashtrues pa moral. Nuk është kjo figurë përfaqësuese për cilindo politikant shqiptar ? Për mua PO.
Yxhym partite per ta kollofit djaloshin me diplome per deputet.