Donald Trump “thumbon” Europën: Janë edhe më pak të ndershëm se Kina ndaj nesh

18 Maj 2019, 10:57Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk ka ndërmend të ndalet në luftën tregtare ndaj ekonomive më të mëdha të botës.

Së fundmi, numri një i shtëpisë së Bardhë lëshoi një deklaratë të fortë duke thënë se bashkimi Europian është edhe më pak i ndershëm se Kina ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës a i përket tregtisë.

“Bashkimi Europian, do të thoja se na trajton më keq se Kina, vetëm se janë më të vegjël”-deklaroi Trump në një takim me agjentë të pasurive të paluajtshme në Washington.

Këto deklarata vijnë në kulmin e përplasjeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, por edhe më Bashkimin Europian. Së fundmi Shtëpia e Bardhë deklaroi se do të shtyjë disi në kohë vendosjen e tarifave shtesë për makinat europiane.

Trump ka akuzuar vazhdimisht Europën, dhe sidomos Gjermaninë për një marrëdhënie tregtare jo të drejtë, duke evidentuar sektorin e automjeteve si shembullin kryesor të një situate të tillë.

1 komente në “Donald Trump “thumbon” Europën: Janë edhe më pak të ndershëm se Kina ndaj nesh”

  1. ¬ says:

    Po filloj Rama të bëjë Italianët milionera., atëher opozita do i zëri vëndin brënda Qërshorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje