Le Pen bën deklaratën e fortë: BE një burg që po shkatërron Evropën

18 Maj 2019, 17:27Bota TEMA

Marin Le Pen thotë se BE është një burg që po shkatërron Evropën.

“Bashkimi Evropian është një sistem burgu, krejtësisht jo demokratik, më një buxhet tmerrues. Është tmerrues në pikëpamjen e sigurisë së qytetarëve, kushteve ekonomike, mbrojtjes sociale dhe humbjes së pavarësisë së vendeve tona”, tha Liderja e Partisë Nacionaliste Franceze në një konferencë për shtyp para tubimit të planifikuar në Milano.

Le Pen shoqërohej nga Jordan Bardella, 23 vjeçari nga Parisi që partia e ekstremit të djathtë ka zgjedhur ta vendosë në krye të fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Evropian javën e ardhshme.

Franca do të votojë në 26 maj, mes pritshmërive se nacionalistët rreth Evropës do të shënojnë fitore të konsiderueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje