Video-skandali në Austri, jep dorëheqjen zv/kancelari

18 Maj 2019, 13:06Bota TEMA

Pas skandalit me publikimin e videos, ku zëvendës-kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, tregohet i gatshëm që t’i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare, ka ardhur edhe dorëheqja e tij

Video daton pak para zgjedhjeve të përgjithshme të Tetorit 2017, ku Partia e Lirisë u rendit e treta në zgjedhje, çka i mundësoi Straches postin e zv/kancelarit.

Në bisedën e xhiruar në një vilë në ishullin turistik të Ibizës, Strache i kërkon ruses të blejë gjysmën e aksioneve të një të përditshmeje të madhe vendase për të ndryshuar linjën editoriale në favor të partisë së tij. Më herët kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi se ndërpret të gjithë marrëdhëniet me Strachen. (TemA)

3 komente në “Video-skandali në Austri, jep dorëheqjen zv/kancelari”

  1. ¬ says:

    Shkrim skandali i Petrit Vasilit do bëjë të jep dorëheqje dhe Rama.

  2. Kaonia says:

    E pse e dha çe gjeti Meten qe e bene dhe president.

  3. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

    Fashistet e Austrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje