Nga Mero Baze
Në kulmin e degradimit të procesit zgjedhor të 26 majit 1996, kur opozita braktisi kutitë e votimit, pas një sërë arsyetimesh mbi dhunën shtetërore dhe fushatën e pabarabartë, Partia Demokratike ngelej përgjegjësja e vetme e procesit. Por në të vërtetë, përgjegjësi i vetëm ishte Sali Berisha. Të tjerët poshtë tij, përpara se të shqetësoheshin për procesin, kishin hallin e mandatit të të tyre.
Dhe ndërsa Sali Berisha ishte tym në zyrën e tij, në përpjekje për të kontrolluar situatën, në ekranin e TVSH u shfaq Vjollca Vokshi dhe njoftoi popullin shqiptar se Kudret Çela kishte fituar në Skrapar si deputet i PD.
Pastaj dhe Genc Pollo në Përmet, e kështu me radhë. Kjo ishte shenja se zgjedhjet po binin tashmë jo nga ikja e opozitës, por nga makutëria e demokratëve.
Sot, edhe pse është shumë herët deri më 30 qershor, është dhënë sinjali i parë. Kandidati i “Bindjes Demokratike” në Skrapar, është detyruar të japë dorëheqjen, nga presioni familjar mbi të.
Shumica e kandidatëve të “Bindjes” që u tërhoqën në momentet e fundit, u tërhoqën nga presioni i PD. Ky është i pari që tërhiqet nga presioni i socialistëve.
Me sa duket, deputeti i Skraparit, Adnor Shameti, mendon se populli shqiptar mezi pret të fitojë ai Skraparin, dhe jo që mezi pret të shikojë një proces të rregullt zgjedhor. Atij, si shumë bejlerëve lokalë të PS, nuk i hyn shumë në punë procesi, por llogaria e tij.
Ndërkohë që “Bindja Demokratike” është nën akuzë nga PD se po i shërben Partisë Socialiste me pjesmarrjen e saj, vihet tani dhe nën presionin e bejlerëve lokalë socialist, për t’u tërhequr nga gara kandidatët e saj, meqë nuk ja kanë dalë dot ta marrin Skraparin, kur ka garë.
Sipas deklaratës së “Bindjes Demokratike”, autori i presionit është kandidati i Partisë Socialiste përmes lidhjeve familjare, dhe ky nuk është ndonjë sinjal që tregon ndonjë fatkeqësi për “Bindjen”, se dhe ashtu mund të mos e fitonte Skraparin, por një shenjë e keqe që makutëria dhe meskiniteti i socialistëve lokalë, mund ta hedhë në erë procesin, duke e parë jo si rast për të qenë të përgjegjshëm, por si rast për të rrëmbyer çfarë të dalë përpara, nga ato që s’ke mundur t’i marrësh dot kur ka garë.
Dhe nëse kanë një rrezik real këto zgjedhje, kanë pikërisht këtë inferioritetin e disa krerëve lokalë socialistë për zonat që si kanë fituar dot kurrë, e që sot u duken më afër se kurrë. Aty as rivalë nuk duan. A thua se këto zgjedhje po i prishin rivalët, dhe jo mungesa e rivalëve.
Rama te marre masa ndaj ketij pleres se per nje bythe Skrapai qe nuk i duhet askujt pervec ketij deputetit debilt,mund ti prishe pune PS-se ne gjith Shqiperine.
ka nje ngjashmeri te madhe midis 1996 qe shkaktoi perplasjen civile ne 1997 dhe 2019
ne 96 saliu kerkoi te merte zgjedhjet 100%, ne 2019 edi rama po njelloj
ne 96 nje nga gazetat me te medha ne bote e quante qeverine e shqiperise, qeveri gangstere, ne 2019 perseri nje nga gazetat me te medha ne bote e quan km e shqiperise bandit.
ne 96 PS u terhoq nga zgjedhjet , ne 2019 PD dhe gjithe partite e tjera jane terhequr nga zgjedhjet.
ne 96 OSBE ishte ne krahun e Saliut dhe i njohu zgjedhjet e dhunuara, ne 2019 OSBE ne Tirane me Boshard eshte me shume me rilindjen se vete edi rama.
ne 96 Saliu rahu me shkopa gome perfaqesusit e PS ( kastriot islamin) , dhe kishte qe nga 1996 qe nuk rihej ne 1 demostrate perfaqesues i larte i 1 partie opzitare dhe ndodhi ne 2019 kur ed rama mbyt me shkopa gome sekretarin organizativ te PD.
sic e shifni ngjashmerite jane te papara por dihet si perfundoi shqiperia dhe saliu. a thua ne 2019 ed rama do kete fat tjeter??????
PS: kancelari i Austrise ka dhene dorheqjen sepse nje vartes i tij qe ishte i nje partie tjeter u kap ne ca pergjime te diskutueshme te paautorizuara nga prokuroria . Pra kancelari i Austrise shkeli “kushtetuten e Austrise” dhe ” shkeli besimin e votuesve te tij” dhe dha dorheqjen dhe e coi AUSTRINE ne zgjedhje te parakohshme . Nderkohe qe askush ne Austri nuk e ve ne dyshim se ky zoteria ka vjedhur zgjedhjet , se ky zoteria bashke me kriminele blejne vota dhe me kryesorja Austria nuk rrezikon te shkoje ne perplasje civile. krahasoeni tani me km e shqiperise i kapur ne pergjime me krimin e organizuar duke blere vota dhe nuk do qe nuk do te leshoje karigen mgjth ka 22 vjet qe eshte ne pushtet.
presioni familjar nuk eshte dhune politike. sa e sa politikane zihen me familjet e tyre qofte edhe me grate per politiken.
çpune ka partia ne kte mes. a ke informacione te tjera?
u lutemi gazetave te vihen ne pergjegjsine e profesionit dhe po qe se japin lajme le te limitohen reporteret vetem ke emetimi i lajmit. po qe se merren me analiza le te thellohen pak para se te shprehen se per llafe koti kemi Monika Kryemadhin. kryeredaktori le te zgjedhi lajme nga njerez me profesionale. pak e sakt eshte me mire.
Ne se eshte e vertete se kandidati socialist i dha berylin kandidatit ts BD ,ahere PS te ndryshoje kandidatin.
Bravo Inter amala. Skrapari gur i thate kurva burrat e trime grate. ???.
Historia e zgjedhjeve ne Skrapar , ate vitin 1996 e dates 26 maj eshte sa per te qeshur por edhe per te qare me demokratat e atij rrethi. Se sa do fitonte Partia Demokratike e pa i madh e i vogel nga pritja qe i bene Tritan Shehut. Edhe demokrat nuk ishin me shume se tre burra e dy gra .Madje edhe keta dy cifte bashkeshortesh . Mund t’i them edhe me emra ,per etike nuk po i permend. Me thene te drejten shprehja e sekretarit te Bashkise ” Shikoni, i ruani mire ato kutite… ” na la pak pershtypje,por jo se do arrinim ne ate perfundim qe u arrit. Po ajo qe qeshnim aty tek sheshi i qytetit ishte se tri here u shpall fitues Kudret Cela dhe tri here Ilir Meta . Me ne fund me sa me kujtohet e mos qofsha i gabur ishte nje i deleguar i PD. qe tha C’eshte kjo qe fiton PD-ja ne Skrapar dhe fitoi Iliri. PO te numuroje fletet e votimit 100% kishte fituar Kudreti ,sepse kutite ishin mbushur qysh ne mengjes. Sa per ate qe i eshte bere presion kandidatit te BD -se eshte e papranueshme. PO dua te them se edhe kandidati i socialisteve ,me sa kam degjuar e qofsha i gabuar, ka qene kryetari pD-se ne Skrapar.
Kjo tregon makuterine e PS-se edhe ne skraparin e presidentit qe don tere tepsine, kusine, gaveten dhe kuleten. Jane zgjedhje te etheshme per te fituar pa konkurrence dhe per te xhvatur gjithe tenderat, po afron katastrofa e PS
Kjo tregon qe kompjuteri ne duart e budallenjve si ty eshte humbje parash she kohe per ty pasi te zgjuarit dijne to vene pikat mbi i.
Makuteria shqiptare… nuk eshte e thene te jesh malok: mjaft qe te te jepet shanci – dhe turren militantet injorante, qe mezi presin zogun qe t’ju vije ne dore….!!?? Jemi akoma tribu.
Sali Berisha edhte prototipi i kesaj prerje shqiptare, anti europianr
SKRAPARI VEND KARI.
Mero, hartimi per sot shume dobet, mezi merr noten 6. Verifiko burimet te pakten, para se te shkruash hartimin. Sepse keshtu ne pamje te pare duket se e ke patur gati qe para se te ndodhte ngjarja.
….pse nuk e besoj te gjithe kete..???? sepse shameti nuk mund ta beje kete …asnjehere…dhe e eve doren ne zjarr….pyetja qendron kujt i intereson perbaltja pas gjithe kesaj…dhe me besoni…ti mero I pari..mos u be naiv….
….duhet te dini se skaraparin flloriri e kontrollon te gjithin…e ka private property….disa dite me pare ishte atje….smells shit all over
…..pasa se te beni akuzime mendoni dhe analizoni
…..
Populli eshte demokratizuar, politika jo. ?
Mos beni kot komente bazuar ne cfare interpreton media apo deklaron zotnia kandidat. Policia te beje punen dhe te jape pergjigjen.
Hera e pare qe je futur ne lojen e kazanit Mero dhe per ke per Astrit Palloshin qe siç e theksoi edhe Rama djali i dyte i Sali Krimit ku ndersa tek djali i pare kishte varur shpresat e familjes se tij qe te rronin te qete e te pa ngacmuar tek i dyti kerkonte te kishte nje djale qe pas ngordhjes te shkonte ne sharre si kafshe e nderuar e jo si nje kerme e thone qe fjalen e rastit ia kish lene Astritit !Ndaj n.q.se sot je gjendur bosh o Mero pa ndonje teme ta beje hallall,ne te kundert nuk ta fal me nivelin gazetaresk qe mbart!
Mero me kete artikull ja kefur kote.Ke shkruar nje artikull pafakte vetem me njete thene te ketij pseudo i BD qe ndoshta poben lojene PD Se po shohimtegjitha llojet e shpifjeve dhemasakrave qe ka bere PD.Po sipas teje Mero cila eshte ana tjeter e medaljes.Kush jane te afermit etij.
Me cfareke shkruar sotje pak i nxituar.
Z. Mero. E ke vertetuar ti kete, apo thjesht nisesh nga thenja e ketij BD-ashit?l
Rama duhet te terheqe kandidatin e PS nese eshte e vertete kjo.
A tshkoi un e tfitoj aty.
Mero je nxituar. Po flet pa verifikuar ngjarjen. Personalisht nuk i besoj deklaratave te BD-se.
Ky nuk eshte artikull i shkruar nga vet Mero. Artikujt e Meros kane llogjike brenda se perdorin faktet per te nxjere konkluzionet e duhura dhe jane te ndertuar mire. Cdo paragraf ne artikujt e Meros eshte ne vendin e tij dhe paragrafi pasardhes i sherben idese se pergjitheshme duke e nxjere artikullin jo vetem te plote ne permbajtje por edhe te bukur nga ana letrare. Ne kete artikull shikon nje joprofesionist ne te tera drejtimet. Mero Baze eshte vet gazetar nobel, ndersa ky artikull eshte shkruar nga ndonje nga axhamijte e gazetes se tij, sepse e verteta eshte qe te gjithe gazetaret e tjere te “Tema” jane fare te pakualifikuar dhe pa dyshimin me te vogel me te paditurit e te gjitha gazetave shqiptare. Mero: ju mund ta mos e nxirni komentin tim sic keni bere edhe here te tjera, por une po u flas me sinqeritet. Rishiko stafin e gazetes se ata jane fare te pakualifikuar per te qene gazetare, sidomos te gazetes”Tema” per te cilen shumica e qytetareve kane shume respekt.
“Kur kërkon shumë, i humbet të gjitha”! Kjo është e provuar në mijra raste gjatë historisë njerëzore. Pra, shkurt, mund të pretendosh dhe ti marrësh të gjitha, sepse nuk ke kundërshtarë, por kjo grykësi bënë që të kapërxesh edhe ndonjë kockë që të mbet në fyt. Ajo që paralajmëron Mero, me dëshirën që të mos ndodh (sepse e ka ngrënë njëherë vet atë m.. kur u vu totalisht në shërbim të Berishës në 96-tën) është rreziku më i madh për PS. Ngjan me kënaqësinë e një pijaneci, të cilit i japin një gotë plot me alkool, brënda të cilës kanë hedhur helm, dhe ky, pa u menduar, e rrëkëllen të gjithën me një frym. Dhe çfarë ndodh pas saj merret me mënd lehtë. Të mos harrojmë që në 96-tën, Tritan Shehu fitoi mbi 93% në zonën ku kandidonte në Gjirokastër. Një “dashuri” vërtetë e paimagjinueshme kjo e popullit për zotin Tritan dhe partinë që drejtonte. Por se çfarë ndodhi më pas, pa u mbushur viti, të gjithë jemi dëshmitarë….
Bëra një koment këtu, nuk di përse nuk e shfaqët!!!