Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-të të Kategorisë Superiore të cilat u zhvilluan të gjitha ditën e sotme në të njëjtin orar 16:30.
Një javë që dhuroi mjaft rezultate surprizë duke e bërë edhe më interesante garën deri në mbylljen përfundimtare.
Skuadra kryesuese Partizani dhe Kukësi u mposhtë në dulet kundër Teutës dhe Skënderbeut.
Të kuqtë që janë shpallur dhe zyrtarisht kampion të Superiores u mposhtën në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0, ndërsa verilindorët humbën në stadiumin e Kamzës përballë korccarëve me shifrat 0-3.
Në Vlorë, Flamurtari triumfoi me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Laccit, duke e bërë edhe më të fortë garën për një vend që të dërgon në Kupat e Europës.
Ndërkohë, e vetmja sfida ku vemendja ishte më e madhe, ishte ajo mes Tiranës dhe Kastriotit. Një duel i cilësuar si finale për të dyja ekipet të cilat luftojnë për mbijestesë, por që në takimin e zhvilluar në “Selman Stermasi” e mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0.
Takim që dhuroi një numër të lartë rastesh për të dyja skuadrat, por heronjtë ishte të dy portierët që bën pritje të mrekullueshme.
Një pikë që bën Tiranën të vuajë deri në fund ku duhet që të mos humbasë asnjë sfidë për të mbetur sërish mes më të mirëve. (TemA)
REZULTATET E PLOTA TË JAVËS SË 34-TË TË KATEGORISË SUPERIORE.
TIRANA-KASTRIOTI 0-0
TEUTA-PARTIZANI 2-0
KUKËSI-SKËNDERBEU 0-3
FLAMURTARI-LACCI 1-0
KAMZA-LUFTËTARI 0-3 (NË TAVOLINË)