Pothuaj të gjithë shqiptarët në diasporë vazhdojnë të ballafaqohen me ksenofobinë dhe imazhin negativ të krijuar në kurrizin e tyre ndër vite, por ata mundohen ta luftojnë stereotipin duke dhënë shembuj pozitiv të integrimit. Këtu po ndodh një ri-identifikim, një ri-grupim në diasporë që hap hapësira të reja të vetëdijes. Por si çdo zhvillim shoqëror, edhe ky kërkon kohë derisa mund të observohet në përgjithësi dhe në një shkallë që nuk mund te mohohet më.
Nga Kaltrina Ademi
«Formimi i një diaspore mund të artikulohet si udhëtimi kryesor për t’u bërë; një proces i shënuar nga rregullimet e pandërprera, rikrijimet dhe përsëritja. Së bashku këto veprime të theksuara përpiqen të hapin hapësira të reja të vetëdijes postkoloniale, diskurse dhe performuese», thotë autori nigerian, Okwui Enwezor, i cili vdiq në mars të këtij viti.
Në vitet e fundit të jetës së tij Enwezor ka qenë drejtor i «shtëpisë se Artit në München», por gjatë jetës së tij ai ishte shkolluar dhe kishte punuar në vende të ndryshme si SHBA (San Francisco, New York), Suedi dhe shumë vende tjera. Ky këndvështrim i tij mbi diasporën e përfytyron atë si një lëvizje dinamike, një proces konstant të ri-grupimit, evaluimit dhe kërkimit të identitetit në cilindo vend që ajo gjendet.
Është diçka që nënkuptohet nga vetë natyra e saj; grupime të njerëzve të cilët rrëmbehen apo largohen nga një grup me te cilin identifikohen për të jetuar në mesin e një grupi të huaj, i cili shpeshherë i mirëpret me stereotipa negativ, flet një gjuhë tjetër dhe nuk ia ofron gjithmonë mundësitë më të mira për avancim profesional. Për këtë, reagimi kryesor i gjeneratës se parë të migrantëve thuajse gjithmonë është që ta gjejnë njëri tjetrin – dikë që u përngjan, që i jep një sens «shtëpie», idenë se nuk janë te humbur përderisa janë afër me njëri-tjetrin. Kjo gjë ka ndodhur me shqiptarët e Kosovës, sidomos gjatë viteve ‘90, duke mos pasur mundësi t’i shohin familjet në vendlindje.
Kjo gjeneratë shpeshherë me çdo kusht tenton t’i ruajë traditat e botës të cilën e lanë pas, shpeshherë një ruajtje e tillë vjen me çmimin e mosintegrimit të plotë në shoqërinë e re me idenë se «një ditë do të kthehemi në vendlindje». Ky mos-integrim në vendin e diasporës krijon stereotipa negative, ushqen imazhe jo-pozitive për shqiptarët të cilët me sjellje, mospajtime dhe mungesë respekti ndaj vendit të ri dhe kulturës së tij ndoshta diku edhe e meritojnë. Kjo dinamikë krijon një «cikël vicioz» ku vendasit në diasporë ekzagjerojnë imazhin negative të migrantëve shqiptarë dhe për çudi krijohen dy fronte me plot keqkuptime në mesin e tyre. Në anën tjetër, kjo tendencë e mirëmbajtjes tani e përfshinë edhe gjeneratën e dytë, duke e futur atë në «mesin e dy botëve», ku njëra me tjetrën mund të jenë në kundërshtim të madh, dhe ku asnjëra me të vërtet nuk dëshiron t’i pranojë.
Shpeshherë kjo ruajtje e vlerave të vendit të origjinës ngec tek ato vlera që kanë qenë të pranishme në kulturë që në kohën kur migrantët u larguan nga vendi, dhe nuk përfshijnë fare ndryshimet që ndodhin në shoqërinë e vendasve aktualë në vendlindje. Si paradoks, kjo diskrepancë tani krijon stereotipa mbi diasporën edhe në vendlindje, siç e kemi parë të gjithë në Kosovën e pasluftës, ku terminologjia e «shacit» i shndërroj shqiptarët e diasporës gjermanofolëse në të «huaj» edhe në vendin për të cilin e mohuan një kulturë te re.
Por koha krijon dinamika tjera, dhe vizitat e shumta në vendlindje si dhe gjendja politike dhe ngecja ekonomike e cila «mirëmbahet» nga vetë vendasit, e kanë zgjuar edhe diasporën shqiptare nga gjumi (më në fund). Ideja e rikthimit pothuajse nuk dëgjohet më apo shumë rrallë. Gjenerata e dytë tani po shkollohet bashkë me të tretën, po integrohet dhe po përgatiten apo janë në proces të bëhen personalitete edhe në vendin të cilin e mohuan ata, apo prindërit e tyre deri dje.
Pothuaj të gjithë ata vazhdojnë të ballafaqohen me ksenofobinë dhe imazhin negativ të krijuar në kurrizin e tyre ndër vite, por ata mundohen ta luftojnë stereotipin duke dhënë shembuj pozitiv të integrimit. Këtu po ndodh një ri-identifikim, një ri-grupim në diasporë që hap hapësira të reja të vetëdijes. Por si çdo zhvillim shoqëror, edhe ky kërkon kohë derisa mund të observohet në përgjithësi dhe në një shkallë që nuk mund te mohohet më.
Ne këtu i shohim ndryshimet, kurse vendasit në vendlindje akoma merren kryesisht me stereotipat negativë të diasporës – ndoshta edhe nga ideja që ata po bëjnë diçka më shumë apo më mirë? Sidoqoftë, diaspora shqiptare tanimë qe disa vite e ka një qëllim të përbashkët; zhdukja apo reduktimi i imazhit negativ të shqiptarëve në vendet ku ata jetojnë. Kjo luftë nuk behët duke krijuar antagonizëm në mesin e atyre që na mirëpritën, por krijohet me një integrim të shëndoshë ku mbizotëron respekti dhe vlerësimi i aspekteve të ndryshme që na i sjellë një kulturë e re. Prandaj, ne si diasporë tani duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur i dalim në mbrojtje shqiptarëve që akuzohen për krime jashtë vendit tonë. Duhet të jemi shumë më të kujdesshëm që të mos i shndërrojmë krimet e individëve në beteja mbi identitetin tonë si të huaj në vend.
Në fakt, duhet të bëjmë çmos të distancohemi nga ata shqiptarë kriminelë e dallaveraxhi që të shihet që ne nuk i mbrojmë individët e tillë. Çështja e tyre nuk është çështja kombëtare. Kur ata nuk e menduan çështjen kombëtare kur e kryen krimin, ne nuk kemi pse ta mendojmë si çështje kombëtare mbrojtjen e tyre. Ky duhet të jetë udhëtimi ynë tani, dhe pikërisht këtu duhet te fillojë vetëdija jonë e re kolektive.
Zonja Kaltrina,
Marcel Mauss ka bere nje pune shume te zgjatur me identifikimin e kultures dhe mardhenieve sociale te personave. sidomos me investigimin e brezave te pare , dyte dhe te trete te imigranteve italjane dhe hebre ne sh.b.a.
ne menyra te ndryshme, njerzit e kane te veshtire te shkeputen prej traditave dhe kultures se tyre por krimi nuk eshte kulture. ne fakt eshte krejt e kunderta pasi eshte kultura qe ben ligjet dhe krimi i kundervihet.
Nuk e kuptoj mire artikullin tend. ai nuk e ben kte dallim. dhe pastaj integriteti nuk eshte te lesh nje kulture per nje tjeter por ti kesh te dyja te ben me te pasur.
eshte e padiskutueshme qe integrimi nuk eshte i lehte dhe ksenofobia eshte tipar tipik i shteteve qe ndihen inferiore si psh. Greqi, portugali, spanje, etj, por edhe ne vendet me te hapura ndaj kulturave dhe te huajve se amerike, kanada e australi, integrimi eshte i veshtire edhe per vete nativet per shkak te ftohtesise se personave.
çfare do te thuash ne fakt me kte shrim?? qe njerzit e mire nuk duhet te rrine me kriminelet????
Kete shkrim do e kisha tituluar ´ose kur stereotipete vazhdoj t’i propagandoj edhe uné….
ku keni gjet se ruatja e traditave nuk i paska lejuar njerezet me u integruar?
Ne bote vlerezohennjerezet qe dine cka jane edhe pra qe jane krenar per cka jane pa mbivleresuar as nenvleresuar vlerat e te tjeteve….
Keni degjuar fjale te keqija per diasporen para 90 shit? Jo , perkundrazi siç treguan gjithe njerezit jo shqiptare qe ishin per shembull ne Namur per 60 vjetorin e shqiptareve atje!
Ne Svicer , u desht nje greve blokim te aeroportit te zurikut qe presidenti i atershme qe ishte to u kthye nga india te zbuloje se sa shume shqiptare te kosoves kishte ne svicer, aq shume shqipet nuk ishin teme e shtypit…
U deshte largimi i njerezeve nga shqiperia qe cuditen edhe shqiptaret e lere me te huajte. E mira eshte se edhe vete ata sot e pranojne se sa te ´pranueshme’ ishin me sjelljet e tyre n’ate kohe e sa te papergaditur per nje bote te lire ishin…( bota e lire nuk eshte bej cka dua) .
Tash gjerat jane kthye ne normalitet se ne cdo shoqeri, pra nuk kemi as ma shume as ma pak arsye se komunitet tjera me qene vetedenigrues.
Diaspora jeton edhe ma mire kur interesat e mbllefi i mbrendshme mos te deportoje ne diaspore siç po ndodh me politizimin per interesa te rastit!