Drashkoviç kundër Vuciç: Duhet marrveshje me Kosovën, po shkatërron Serbinë

18 Maj 2019, 14:59Rajoni TEMA

Partia e Vuk Drashkoviç, Lëvizja e Përtëritjes Serbe (SPO), konsideron se konflikti i ngrirë në Kosovë është kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb dhe se kjo do të ishte ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, kryesia e partisë së Drashkoviç vlerëson se konflikti i ngrirë e lë Serbinë dhe popullin serb në një vullkan, e cili në çdo moment mund të shpërthejë.

“Konflikti ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Në këto çështje të interesave kombëtare dhe shtetërore arsyeja duhet të mbizotërojë mbi emocionet.

Nuk duhet të na udhëheq injoranca, urrejtja, inati, pasioni, edhe sikur ajo ta na imponohet nga shumica.

Vendimet duhet të merren mençuri, në përputhje me interesat afatgjata të Serbisë”, thuhet në deklaratë,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje