Nesër zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë, Gjuriç viziton serbët në veri

18 Maj 2019, 12:48Rajoni TEMA

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen nesër në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se nesër do të mundohet të jetë në veri të vendit, ditën kur qytetarët atje do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e katër komunave.

Në një intervistë për televizionin shtetëror serb, Gjuriq ka thënë se njerëzit e zyrës së tij në vazhdimësi janë në kontakte me serbët e Kosovës dhe i vizitojnë çdo ditë.

Gjuriq gjithashtu tha se po tentohet që të frikësohen votuesit serbë duke dërguar në komunat veriore një numër të madh policësh shqiptarë.

“Separatistët në Kosmet” presin që Lista Serbe dhe Serbët të vendosin të bojkotojnë zgjedhjet lokale në mënyrë që të dëbojnë kandidatët shqiptarë në zonat serbe. Fletët e votimit janë një stuhi e përpjekjeve nga Prishtina për t’i marrë ato me mashtrime dhe trillime”, tha Kreu i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq,

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve. Për zgjedhjet në veri garojnë PDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje