Tensionet në rritje me Iranin, mbreti i A.Saudite thërret samit urgjent të shteteve arabe

19 Maj 2019, 12:03Bota TEMA

Arabia Saudite ka bërë thirrje për dy mbledhje urgjente me aleatët arabë, në fund të këtij muaji, për të diskutuar sanksionet e fundit ndaj transportit dhe prodhimit të naftës dhe rritjes së tensioneve me rivalin e kahmotshëm Iranin.

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, më 18 maj u bëri thirrje liderëve të Këshillit Bashkëpunues të Gjirit Persik dhe Ligës Arabe, për takim emergjent në samitin e Mekës më 30 maj.

Zyrtarët deklaruan se diskutimet do të fokusohen në sulmet ndaj katër anijeve komerciale në detin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sulmet e armatosura me dron ndaj prodhimit të naftës afër Riadit.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj anijeve. Rebelët Huthi të vendosur në Jemen, që janë të mbështeetur nga Teherani, kanë marrë përgjegjësinë e sulmit me dron.

Emiratet e Bashkuara Arabe, aleatë i ngushtë i Arabisë Saudite, kanë mirëpritur thirrjen për samitin e Mekës, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit ndaj këtyre “rrethanave kritike” në Gjirin Persik dhe vendet e tjera.

Myslimanët sunit të Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë alëatë të fuqishëm të SHBA-së në betejën gjeopolitike kundër shi’itëve në Iran.

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, kishte akuzuar Iranin për destabilizim të rajonit dhe ka bërë thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar për të marrë përgjegjësi në ndalimin e këtyre veprimtarive nga Teherani.

Këto ngjarje vijnë pas rritjes së tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit. Uashingtoni ka shtuar prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme, pas raportimeve të intelegjencës së Irani është duke planifikuar një sulm.

Përkundër këtyre, presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk është i interesuar të hyjë në luftë me Teheranin dhe ka bërë thirrje që të ulen në bisedime.

Liderët iranianë po ashtu kanë mohuar mundësinë e luftës mes dy vendeve.

3 komente në “Tensionet në rritje me Iranin, mbreti i A.Saudite thërret samit urgjent të shteteve arabe”

  1. Yaris Jari Tojota Audi Divjaka Karavasta Kone says:

    Therriti SAMIT apo Samiun?

    Mos ja trullosni koken shqiptareve, o anafabetet engleze te Temes.

  2. Deep State says:

    Kur do kemi ndonje lajm per marreveshjen Cadra 2 te Ram-Luli?

    LENI Arabine e Turqine se e kane ne terezi.

    Albanistani a ma i rendesishem, bre?

  3. emigranti says:

    Arabia Saudite pasi masakroi Jemenin, kerkon te hyje ne lufte me Iranin nderkohe qe vete Amerika thote se nuk do te hyje ne lufte.
    Ne vend qe Arabia Saudite ti shfrytezoi per zhvillimin e perparimin e vendit te ardhurat e bollshme nga nafta , i perdor per shkaterrim e vdekje.
    Kjo klike barbare i trajton shtetasit e saj si ne mesjete, sidomos gratr, pa folur per emigrantet.
    Shtet sponsorizues i Vehabizmit dhe Isis-it.
    Jo se Irani eshte i mire, por keta jane kriminele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje